Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me raportin final të OSBE/ OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit.
Në shkrimin e tyre në “Twitter” ata theksojnë se raporti konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirë organizuara.
Ata kanë vlerësuar rolin e KQZ në të gjithë procesin, duke thënë se kishte transparencë të plotë.
BE kërkon nga institucionet e vendit që të hetojë të gjithë rastet e pretenduara për shitblerje të votash si dhe publikimit të të dhënave personale.
Reagimi i plotë:
“Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara.
Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.
Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.
Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.
Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it
SI ,ISHIN TE MIREORGANIZUARA ,PORE U MUNGONTE NJE PROGRAM PER TE ARDHEMEN.PORE KESHTU SI E KENI NISUR JENI KATANDISUR ME KEQE SE NE VITET 90.PER TE ARRITUR KETE REZULTAT,KU JEMI SOTE KEMI PJESE EDHE NE TE OLLDIRIT ,DHE OSBE.
ME RESPEKTE ESBE OLLDIRI….. LAJMIN TJETER DO TA DEGJONI NE 2025.