Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se do të vijojë betejën kundër qeverisë së Edi Ramës.
I pyetur nëse do të ketë protesta ne shtator, Basha u shpreh se do të bëjë betejë me të gjitha format dhe mënyrat për rrëzimin e qeverisë.
“Kasandrave që parashikojnë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardhshme ju them se dhe katër ditë janë një kohë e gjatë. Ne do të intensifikojmë përballjen, do të bëjmë aleancë me shumicën e shqiptarëve. 25 prilli nuk është çështje mandatesh, por çështje ndalimi të paligjshëm të ndryshimit, që shumica e shqiptarëve e dëshironin atëherë, dhe e duan edhe më shumë sot. Detyra jonë nuk është thjesht të ofrojmë programin për të nesërmen, por edhe t’i japim zë, forcë e fuqi kësaj shumice shqiptarësh që duan edhe më shumë ndryshimin e ndaluar përdhunshëm më 25 prill, me të gjitha format dhe mënyrat.
Sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë e të fshehtë. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Ne presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti, por edhe transparencë për këto hetime, jo vetëm para PD, por edhe para qytetarëve, që janë dëmtuesit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore. Ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe demokracisë dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për demokraci është më e madhe se kurrë”, u shpreh Basha.
Se me cilet shqipetare do beje,vetem Lylzimi e di se ata qe jetojne ne Shqiperi e dhane verdiktin e tyre me 25 prill. Ndoshta i shkon ne mendje se mund te rrezoje qeverine e zgjedhur ligjerisht me force…..le ta provoje se ne te semes do vesh me gjithe larot qe te vijne pas. Provoje se kështu shpetojne shqipetaret dhe Shqiperia nga kjo bande….?????
LULI
KA 25 VJET QE PO HA QYL QE NGA KOSOVA NE SHQIPERI
PO ESHTE GJYNAH SE SHQIPERIA PO BEHET MESIMORE PER LULIN
PRANDAJ THEM
O LULI MJAFT ME HA PARET QE KE JETO NE VILAT QE KE
QOFTE NE NETHERLAND QOFTE NE SHQIPNI
Një gomar me katër këmbë e kshte ngrenë ujku
dhe i kishte mbetur koka e cila thoshte bëre zot ëndër,po ky me dy këmbë çka kërkon?