Von der Leyen: BE e mbajti fjalën, 70% e të rriturve kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19

27 Korrik 2021, 11:47Politika TEMA

“Bashkimi Europian e ka mbajtur fjalën”, kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Sipas saj qëllimi ishte mbrojtja e 70% të të rriturve deri në muajin korrik, me të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, duke shtuar se tashmë ky objektiv është arritur.

“BE e ka mbajtur fjalën e saj. Qëllimi ynë ishte të mbrojmë 70% të të rriturve me të paktën një dozë në korrik. Sot ne e kemi arritur atë qëllim”, ka thënë presidentja e Komisionit Europian.

Ndërkohë 57% e të rriturve kanë siguruar mbrojtje të plotë. Këto shifra, shprehet Von der Leyen tregojnë se procesi i vaksinimi ka ecur mirë deri tani, por ne do të vijojmë përpjekjet tona, ka thënë më tej ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje