Gërdeci, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për Fatmir Mediun

27 Korrik 2021, 11:52Politika TEMA

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.

“Çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012 e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit. Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar në nenin 66 gërma “b” të Kodit Penal dhe në nenin 328 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale”, thuhet në vendimin e GJKKO mes të tjera.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit.

 

10 komente në “Gërdeci, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për Fatmir Mediun”

  1. xenisllobos says:

    KÇK-ja vazhdon! Keta jane pa perjashtim per litar!

  2. qytetar says:

    D.m.th.
    Vrit e vidh.
    Nu ka gjykim se mbaroj afati i paguar Prokurorit.
    Jeta e Luksit vazhdon …..

  3. Kris 1 says:

    Reforma ne dreqesi eshte nje suksese I papare ne ndonje vend te planetit.Peshkatare qe nuk kapin peshk por qe populli duhet ti paguaje mire dhe kur Jane peshq

  4. 1 says:

    Shqiperia kure ma kure nuk ka per tu bere.U gjet klecka dhe gjithnje do gjendet klecka Pis gjyqtar kush prisje ti ta gjykonte Medihoxhen Llalla?Llalla eshte per ne burg per vehte .Shqyrtimi i kerkeses per vete ndjeshmerine nuk duhej ti lihej ne dore vetem nje legeni por duhej te ishin grup 3 gjyqtaresh

  5. PESIMISTI says:

    PESIMISTI
    Kjo eshte drejtesia e re dhe REZULTATET E SAJ .
    PESHQIT E MEDHENJ DO TE LUNDROJNE TE QETE ne mocalin me emrin SHQIPERI .
    KU ESHE USA dhe ambasada e saj???? Mos valle parate e Gerdecit , te tankeve dhe te topave i ka investuar ne SHBA sic po flasin gojet e liga .
    Larg qofte po nuk nderhyri SHBA sepse ky ishte rasti qe ndante SHPRESEN nga MOSBESIMI Mesaduket fitoi kjo e dyta .
    KJO ESHTE FATKEQESIA ME E MADHE por edhe ne qenkemi
    POPULLI ME FATKEQ
    KJO eshte ARSYEJA pse shqiptaret kerkojne azile ne te gjithe Boten NA KENI VRARE DHE PO NA VRISNI PERDITE SHPRESEN

  6. Tutu says:

    Shtet kurve …!!… e kane vene perpara maskarenjte e “ drejtesise “… vdekshi te gjithe … qe te shpetoje njehere e mire ky vend nga ky pisllek qe e ka mbuluar..

  7. Lanabregesi says:

    Ping pong gjykatash dhe prokurorish,pavaresisht fajit qe ja ben muuuuuuuu! Kjo tregon se ata qe kan kaluar vetingun nuk kan ndryshim nga ata qe iken nga vetingu.

  8. tarras says:

    Hahahaha, pse nuk u gjykua deri tani, nuk duhet gjykuar me kurre!
    Keta duhen rrjepur!!!!!

  9. Tomas Willson says:

    Sa i turpshem argumentimi i GJKKO-se….. Sa poshte ka rene ky vend….te vjen keq si eshte katandisur Drejtesia e re me berthame te vjeter….

  10. shqip says:

    Imagjinojeni vetë. Kur nuk dënojnë Mediun, pale kur bëhet fjalë për Saliun, Mutin, ops se me shkau gau, Meta me shume të meta. Prandaj ngul këmbë por nuk më kupton njeri. Më mirë të na qeverisin të huajt. Shqiptari është qenia më e pa ndreqshme e rruzullit. Unë nuk them ta marrë ky, ai. Idea është një protektorat si puna e Hong Kong. Të paktën 1 shekull sa të shuhet fara e keqe që ka 600 vjete që e mban të pushtuar këtë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje