Lirimi i autorëve të dosjes “339”, Basha: SPAK të mos bëjë ping-pong, të ndëshkohen ortakët e krimit politik

27 Korrik 2021, 12:28Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndër të tjera  ka reaguar dhe lidhur me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339 të vjedhjes së votave në Durrës.

Basha i bëri thirrje SPAK të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore, si dhe të mos lirojë autorët e dosjes “339”.

“Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë.

Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, qytetarët, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Pikërisht në ditën që del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339. Është mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e saj”, tha Basha.

 

3 komente në “Lirimi i autorëve të dosjes “339”, Basha: SPAK të mos bëjë ping-pong, të ndëshkohen ortakët e krimit politik”

  1. qytetar says:

    Te ndeshkohet Gerdeci me pare.

  2. Drejtesi says:

    Prit o pusht se do meret dhe me ty spak

  3. Zoni ijes says:

    Ik mor veases, mbas nje muaj shkrihet PD
    E sigurt
    Kushe deshiron te jetoj ne nje grup me bastard su luli,gazi, ndoka, paloka e plot mutera te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje