“Gati për Shqipërinë”, Rama: Eksplorojmë së bashku mundësitë e formave të bashkëpunimit me të interesuarit

28 Korrik 2021, 11:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sesionin e 20-të të nismës ‘’Gati për Shqipërinë’’ ku është njohur me të tjerë aplikantë të interesuar për të kontribuar.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Rama bën me dije se kjo nismë mundëson njohjen e qeverisë me të interesuarit dhe eksplorimin me ta të mundësive e formave të bashkëpunimit.

“#GATIPËRSHQIPËRINË?? – Sesioni i Njëzetë

Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën #GatiPërShqipërinë??

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta?

Aplikimet bëhen në platformën e posaçme ëëë.gatipershqiperine.al

#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️

#SkaKohëPërPushim??‍♂️”, shkruan Rama.

 

1 komente në ““Gati për Shqipërinë”, Rama: Eksplorojmë së bashku mundësitë e formave të bashkëpunimit me të interesuarit”

  1. lejlek says:

    Edi, po te permend nje thenie te nje plaku te mocem dhe te mencur; kur pa se biri i tij punonte shume por edhe gabonte shume , duke u munduar se tpermi e pyeti : bir pse vret mendjen kaq shume ?Shume te shoh qe mundohesh.-po munohem te mesoj nga gabimet e mia baba-bir i tha i ati-
    “mundou te mesosh nga pervoja e te tjereve, sepse po prite te mesosh nga gabimet e tua nuk do te te mjaftoje e tere jeta jote”.
    Ne Shqiperi nuk funksionojne ne baze te ligjit hallka te shtetit…..sepse ne tere zyrate saj jane dibronet…hahaha kudo.
    Pra lidhje fisnore ,jo specialiste te mirfillte….keta s’kane frike ligjin se kane para “Maliqin” Injoranca del i gjithditur(idioti) ben ligjin….ne biznes …vjedh shtetin e puntoret i shfrytezon skllever , vete ve pasuri si ne minjera ari. Jam deshmitar i gjalle se kam pak shkolle…
    Mbulohemi nga plerat …bile po i fole me njembedhjete te dites pastrueses ta fut me fshese turinjve…..cudi ?! Ku e gjen gjith kete force ….?Kane nga tridhjete vjet te zgjeburit anetare ke mininbashkive qe marrin vetem rroga …..
    Edi, dergo ca vajza e djem te studjojne e marrin me vehte te gjithe ligjilacionin e nje shteti perendimor dhe ndryshoja fytyren Shqiperise , mos degjo servila politike e karrjerista hajdute qe e kane mendjen vetem te rrjepin.
    Per mendimin tim nje njeri i ndershem as prind nuk duhet te pranoje te behet nese nuk eshte i zoti te menaxhoje familjen jo me te drejtoje nje shtet …qytet apo lagje.Sinqerisht te pershendes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje