All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

FOTOT: Kina “luan luftash”, praktikon pushtimin e Tajvanit

29 Korrik 2021, 18:45Bota TEMA
FOTOT: Kina “luan luftash”, praktikon pushtimin e Tajvanit
All - Paragraf - 1

Ushtria kineze ka vënë në alarm Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, pasi ka kryer një stërvitje ushtarake në të cilën simulohej pushtimi i Tajvanit.

Stërvitja simuluese u krye në një ishull ku ushtria kineze shpalosi strategjinë e pushtimit të mundshëm të Tajvanit. Pekini nuk e ka fshehur kurrë se mund të përdorë forcën për të bashkuar ishullin separatist.

Sipas “South China Morning Post”, vetëm në gjysmën e parë të vitit Kina ka kryer 20 stërvitje detare, ndërsa 13 operacione të tjera janë realizuar në vitin 2020.

All - Paragraf - 4

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror kinez, CCTV, tregojnë mjetet amfibe që pushtojnë bregun e ishullit, të shoqëruar me dronë dhe sisteme raketore. Në video tregohet edhe një grup i vogël ushtarësh që përgatiten për zbarkim.

Muajin e kaluar Ministria kineze e Mbrojtjes tha se shpallja e pavarësisë nga ishulli i Tajvanit ishte njëlloj si të shpallej “luftë”.

All - Paragraf - 6

Situata është tensionuar edhe më tepër pasi Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një anije luftarake në Ngushticën e Tajvanit dhe zhvilluan edhe një stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore, ndërsa një javë më prë aty mbërriti edhe anija britanike HMS Queen Elizabeth.

All - ArticleEnd - 1

1 komente në “FOTOT: Kina “luan luftash”, praktikon pushtimin e Tajvanit”

  1. fukaraji says:

    Ama me katjusha do sulmoj Kina …!!!????? Per te marre ka …
    kina bene keto lojra per tu mburrur perpara popullit vet , si Enveri dikur qe nxirrte rraqet sovjetike te luftes dyte boterore dhe bente parada dhe lojra ushtarake…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14