Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në emisionin “Vera me Athinanë” në Dritare TV shprehet kundër mënyrës si janë hartuar tekstet shkollore për gjuhën shqipe, në Shqipëri. fëmijë të vegjël në Shqipëri.
Sipas gazetares mënyra si janë ndërtuar këta libra shkollorë, e ka bërë shqipen të mërzitshme për fëmijët. Rudina Xhunga sugjeron që hartuesit e teksteve të përfshijnë në grupet e punës njerëz kreativë, nëna fëmijësh të vegjël, madje edhe fëmijët t’i pyesin se çfarë duan të lexojnë. Librat duhet t’i mësojnë fëmijët përmes argëtimit, thotë gazetarja.
“Nuk ka rëndësi se si e lexon librin. Mund ta lexosh online, në Kindle, mund ta lexosh në print, apo në celular. E rëndësishme është të lexosh. Nuk ka rëndësi ku dhe si. Ndonjëherë kur flasim për fëmijët që nuk lexojnë them; e para që ata të lexojnë duhet të kenë një libër që t’i tërheqë. Bisedoj shpesh me vajën time dhe i them: “Sot nuk ke lexuar asnjë kapitull!”, “Nuk më bëri për të qeshur ky kapitull”, thotë ajo. Fëmijët janë anglishtfolës të shkëlqyer për shkak të Youtube. Youtube është argëtues për ta, anglishtja është argëtuese për ta, mësimdhënia e anglishtes është argëtuese. Ndërsa shqipja është bërë e mërzitshme për shkak të librave të cilët nuk shkruhen duke pasur në mendje fëmijët e kësaj kohe, të këtij realiteti. Është realiteti digjital, duhet të kemi parasysh këta fëmijë kur shkruajmë libra, te mendojmë kërkesat e tyre, mënyrën se si e shohin ata botën. Prandaj është e rëndësishme që mësimin dhe leximin t’ua bëjmë argëtues. Ky brez nuk e do me detyrim. Kush e do në fund të fundit? As unë nuk mësoja me detyrim abetaren. Abetarja ime qe e bukur. Ndërsa tani shikoj librat e gjuhës sime dhe e kuptoj pse ajo bën aq gabime kur shkruan. Unë jam kundër mënyrës sesi janë hartuar tekstet shkollore për fëmijë të vegjël. Do të doja që aty të kishte njerëz kreativë përveç atyre burokratë dhe tenderdashes. Nëse duam qe shqipja te mbijetoje duhet të ndryshojmë tekstet dhe mënyrën e mësimdhënies te fëmijët. Aty nis e gjitha. Tani Shqipërinë dhe Kosovën, gegërishten dhe gjuhen letrare nuk i bën dot bashkë në mënyrë mekanike siç lexoj ne librat e sime bije. Më besoni, kam tre vjet që bëj gjuhën shqipe bashkë me time bije çdo ditë, nuk flas pa e ditur mirë çfarë them.
Nuk kam parë asnjëherë entuziazëm kur mëson përmendesh historitë e shqipes. Lëre pastaj kur duhet të mësojë gegërisht, gjë që nuk e kam të qartë pse ndodh, kur ne kemi pranuar si variant zyrtar, gjuhën letrare dhe kjo i habit dhe i huton më shumë fëmijët. Tani duhet një mënyrë kreative, e mençur, e bukur, argëtuese për t’u thënë që Kosova dhe Shqipëria janë bashkë, për t’u thënë që kemi poetë e shkrimtarë që kanë shkruar bukur gegërisht, që shqipja është e bukura e dheut dhe ne do e kemi përherë zgjedhje të parë, bashkë me shumë gjuhë të huaja që do mësojmë rrugës. Shikoj që kjo nuk ndodh dhe mendoj që nuk e kanë fajin fëmijët që kanë shqipen me probleme me shqipen, madje as mësuesit, e kanë fajin hartuesit e teksteve shkollore. Ata kanë probleme dhe duhet të fusin në grupet e tyre njerëz kreativë, madje edhe fëmijë dhe t’i pyesin se çfarë duan të lexojnë.”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga në Dritare TV.
Sulmet per ta ndare gjuhen shqipe ne dialekte paten qene veqanerisht te ashpera dhe te hapura ne fillim te viteve 2000. Mbasi megjithate nuk e moren miratimin zyrtar, ato sulme tash bo vazhdojne “heshtas”, permes televizioneve dhe shtypshkronjave private, thuaja te panumerta. Nje shembull konkret qe e dokumenton ket veprimtari shkaterruese eshte vepra “Bageti e bujqesi” e Naim Frasherit. Ne libra te ndryshem une i kam hasur variantet:
Ti Shqiperi me jep emerin Shqipetar, …
Ti Shqiperi me jep nderr, …
Ti Shqiperi me jep ndere, me jep emerin shqipetar, …
Pra kur maqoku “nuk eshte” ne shtepi, minjte bejne darsem.
kreativ = krijues
Nuk ka gjuhe standarete, ka dialekt jugor qe per shkak te poshtersise, inateve me lokalizma dhe mendjengushtesise e kane legjitimuar si gjuhe standarte.
Dialekti verior dhe trevat e veriut nuk jane askund te perfaqesume ne ket gjuhe standarte, perkundrazi i thuhet edhe “fol shqip” ose ndrysho dialekt kur hyn ne pune ne Tirane (duke tregu ne fakt injorancen e tyne dhe jo ndonje problem te personit qe flet dialektin e tij). Fakti qe shume as nuk I kuptojne testet letrare kur i bejne ne gjimanz flas zonat me dialekt “standart” dhe jugor do te thote cfare masakre dhe perjashtimi eshte bere duke e ba gegnishten e Gjergj Fishtes, Mjedes e shume te tjerve UFO.
Per aq vite sa ekziston kombi Shqiptar, baza, thelbi, qendresa, kultura ka qene e perqendrume ne veri. Cdo liber, shkrim, dokument para regjimit te famshem jugor-komunist ka qene ne dialektin geg.
Ajo masaker qe u ba ne popull per 50 vite rresht, si nga ana e zhvillimit ekonomik, social etj po ajo masaker iu ba edhe gjuhes shqipe dhe veriut.
Aq e veshtire sa eshte per nje jugor me fol gegnisht totalisht (po supozojme sikur te ishte gjuha standarte), po aq e veshtire eshte edhe per nje verior me ndryshu dialektin. Dialekti mesem ka qene ai i Elbasanit por qe sic e shpreha ma lart inatet dhe lokalizmat nuk e kane lan Shqiperine me ba hajr.
E mor halabak, i more leket nga Athina dhe nga Beogradi? yyyyyyt zvarranik
Znj. Xhunga hap nje teme interesante per tekstet shkollore per femije duke u nisur nga pervoja me vajzen e vet. Sigurisht problemet me tekstet shkollore dalin pas anketimeve statistikore te shume nxenesve, mesuesve dhe autore tekstesh. Fjalen e fundit duhet ta kene autoret e teksteve sepse ne fund te fundit librat per femije nuk mund te shkruhen thjeshte ashtu si “i kerkojne femijet”, ka shume parime qe duhen patur parasysh per hir te edukimit te nxenesve.