Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

22 Korrik 2021, 20:08Kulturë TEMA

Ndahet nga jeta pas një semundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjecare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letersi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numur të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj.

Ajo eshte autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në permbushje të deshirës së saj ceremonia e percjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

10 komente në “Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku”

  1. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) says:

    U prifte e qete ne perjetshmeri, si te perjetshme mbeten,Kujtimet e bemave si kijuese e mira,Vera Isaku. .Si dashamires nje jete mesues,me respekt dhe per Agim Isakun, Bashkeshortit saj,nje jete njoh,si 85 vjecar baskepuntor shtypi, i perciell ngushellime; families se nderuar sa shoqerise dhe miqesise, krah Basjkeatdhetare emigrante,aktualisht ne Toronto. Mesuesi Veteran Dhimiter Xhoga.(Guri Naimit D.)

  2. Pargali says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te .

    Ngushellime dhe force familjareve dhe miqeve.

  3. artu says:

    Me fal more zoteri..mesues ti dhe shkruan keshtu?? Ngushellime per zonjen..por na tregini cfare ka shkruar..dhe sa ka shitur..pa me rroga shteti dime dhe ne te behemi shkrimtare..

    1. E verteta says:

      Po nese di behu, pse nuk e ben, apo mendja tek leku dhe reklama?Nuk e kuptoj se perse duhet te hedhesh helm edhe kur behet fjale per nje vdekje. Ti po ishe i/e interesuar shko dhe njihu me librat e botimet e saj, ose hidhu edhe ti me rroge shteti qe te shkruash e te besh shkrimtarin/en por eshte turp te hidhesh e vrerosur kunder nje zonje qe sapo ka mbyllur syte nga kjo jete.
      Ngushellime per zonjen e u prehte ne paqe shpirti i saj!

  4. B.Trenova says:

    Më trishtoi lajmi per largimin e parakohshëm dhe të dhimbshëm të Vera Isakut. Jemi njohur në fillimet e botimit të gazetës së parë opozitare, Rilindja Demokratike. Ishin vite plot vrullë, besim, optimizëm për një jetë të re. Ishin vite ku Vera, gjithnjë e qetë, e qeshur, dha ndihmesën e saj të rrallë si gazetare, si e para gazetare e shtypit opozitar, me shumë kurajo dhe po aq talent. Pushofsh në paqe e dashura Vera. Ngushëllime nga zemra bashkëshortit, Agimit dhe të gjithë familjes.

    Miqësisht
    Bashkim Trenova

    Bruksel, më 23.07.2021

  5. Jevi says:

    Ngushellime per bashkeshortin Agim Isaku dhe per familjaret e tij.Nga nje ish koleg nga Vlora ,neRile te Lezhes.

  6. Liu Cakut says:

    U largua njē grua, njeri dhe intelektuale e veçantē.
    Pastē dritēn e Zotit
    L

  7. Pokeristi says:

    Ju prefte shpirti ne paqe! Ngushellime Agimit dhe gjithe familjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje