Papa Klementi XI në Akademinë e shkencave

16 Korrik 2021, 14:28Kulturë TEMA

Ilir Yzeiri

300 vjet më parë, pikërisht më 19 mars 1721, u nda nga jeta Gjon Françesk Albani ose Papa Klementi XI me origjinë shqiptare, një ndër katër Papët që kanë drejtuar më gjatë Selinë e shenjtë. Ai e drejtoi atë për 21 vjet dhe renditet pas Shën Pjetrit që e drejtoi për 35 vjet, Papa Piut IX me 31 vjet dhe Papa Gjon Pali II me 26 vjet.

Për të përkujtuar këtë figurë që mund të vendoset në radhën e epërme të panteonit shqiptar, atje ku zakonisht rrinë profetët dhe etërit e një kombi, Akademia e Shkencave dhe Nunciatura Apostolike e Vatikanit në Tiranë organizuan një konferencë shkencore jubilare me titull “Papa Klementi XI dhe Shqipëria”. I pari përshëndeti zoti Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave, cili përmendi sidomos se ndër shumë e shumë merita, Papa Klementit të 11-të duhet t’i njohim përfundimisht përgjithësimin e etnonimit të ri të vendit dhe të popullit, Shqipëri e shqiptar, që u përdorën për herë të parë si zëvendësues të Arbëri e arbër në procesverbalet e Kuvendit të Mërqisë, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit. Misionarët e dërguar prej tij për të marrë pjesë në këtë kuvend, hartues fjalorësh e gramatikash të hershme, e stabilizuan emrin e ri të popullit në një kohë që emërtimet e vjetra ishin bërë të ngushta për t’i përfshirë të gjithë, pavarësisht dallimeve fetare, rajonale e kulturore. Ky ishte një akt epokal rihomogjenizimi, pas dallimeve që kishte shkaktuar sundimi disashekullor otoman.

Ndërsa Arqipeshkvi Luixhi Bonaci (Luigi Bonazzi), Nunci apostolik në Shqipëri, përmendi lidhjet e Vatikanit me Shqipërinë dhe, duke vlerësuar figurën e Papa Klementit XI, theksoi se ai bën krenar jo vetëm Shqipërinë dhe rrënjët arbërore me të cilat mburrej dhe i përmendte vazhdimisht, por Papa Klementi XI mbahet edhe si një reformator i madh i Kishës Katolike dhe vlerësohet sidomos për integritetin e vlerave që u mundua të përfshijë në drejtimin e saj. Për këtë ai përmendi edhe një episod nga paraqitja e letrave kredencialePapa Gjon Palit II nga ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan pas viteve ’90, prof. Wili Kamsi. Në atë ceremoni, Papa Gjon Pali, duke kujtuar Papën e madh me origjinë shqiptare, kishte thënë se tani që ju u futët në rrugën e demokracisë duhet të promovini vlerat që kishte në shpirtin e tij edhe Papa Klementi XI dhe, pas kësaj, Papa Gjon Pali II shtoi një thënie lapidare : « Një demokraci pa vlerëështë një totalitarizëm demokratik », kujtoi në fjalën e tij arqipeshkvi Luixhi Bonaci.

Në këtë konferencë referuesit u ndalën në anët themelore të jetës dhe veprës së tij duke theksuar origjinën e tij shqiptare. Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit, (Ëikipedia shqip). Mikel Laçi pati dy djem Giorgio (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe Filippo di Michele de’ Lazi, (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm.

Pastaj një pjesë e tyre trajtuan rolin historik të Papës Klementi XI në përgatitjen dhe mbajtjen e Kuvendit të Arbrit (14-15 janar 1703) që u mbajt në kishën e Mërqisë në Lezhë. Për këtë ngjarje është folur disa herë dhe nga një pjesë e madhe e historisë së mendimit kulturor shqiptar ajo është quajtur si ngjarja që shënon Rilindjen e Parë për shqiptarët. Megjithëse qëllimi i atij Kuvendi ishte të merrte në shqyrtim gjendjen e të krishterëve në Shqipërinë e Veriut, kryesisht, dhe atë të kishës nëpërgjithësi, dokumentet që u botuan me këtë rast përbëjnë një tekst më të gjerë dhe shenjojnë dukuri e realitete që meritojnë të ndiqen me vëmendje edhe sot. Pikërisht një anë të tillë të veçantë tregoi në referatin e tij Prof. Ardian Ndreca, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, kur, duke analizuar dokumentet e këtij Kuvendi të rëndësishëm, tha se aty mund të shohim edhe fillesat për rrënjosjen e kulturës qytetare ndër shqiptarë. Ai analizoi kuptimin dhe rëndësinë që kishin në atë kohë disa kapituj që përfshihen në dokumentet e këtij Kuvendi të cilat u botuan latinisht në vitin 1706 dhe u hartuan nga imzot Vinçenc Zmajeviq. Po cilat janë disa nga ato dokumente që shenjojnë fillesat e qytetërimit urban sipas Ndrecës ? Ai përmendi dhe analizoi aty nga pikëpamja filozofike e sociale kuptimin dhe urdhërimin për të kremtuar festat, pagëzimin, martesën, dhe udhëzimet mbi varret dhe varrezat. Prof Ndreca zbuloi aty se festat apo ditët e pushimit që duhen respektuar janë një element qytetar sepse në momente të tilla njeriu krijon edhe kuptimin simbolik për jetën. Sa i takon martesës, në atë kapitull përsëritej që të mos bekohet nga meshtarët asnjë martesë që bëhet pa dëshirën e femrës. Martesat që ndërtohem mbi aktin e vjedhjes së trupit të femrës të mos njihen e të mos bekohen nga Kisha. Ndërsa kujdesi për varret e varrezat është një tjetër tekst që shenjon historinë. Ruajtja, mirëmbajtja dhe kujdesi për varret e varrezat është në fakt kujdesi për memorien historike të banorëve të atij vendi.

Dhe një anë tjetër e këtij personaliteti të jashtëzakonshëm është nxitja që ai dha për të hartuar veprën monumentale « Ylliricum Sacrum ». Papa Klementi XI frymëziu dhe drejtoi në fillim punën për hartimin e një vepre voluminoze në shumë vëllime që do të ndërtonte historinë e kishës katolike dhe ortodokse në Iliri që nga fillimet e saj profane. Historia e sagës së kësaj vepre ka qenë gjithmonë një mister, sepse asnjëherë nuk është organizuar një punë e tillë që do ta sillte këtë vepër monumentale për publikun shqiptar dhe ta kishte bërë atë si një fakt të jetës sonë kulturore. At Mikel Pllumbaj foli aty për këtë vepër dhe për punën që po bëhet për botimin e një vëllimi të saj. Nëse kërkon në internet do të mësosh se, sidomos, nën kujdesin e Musa Ahmetit, në Prishtinë është bërë një punë më e mirë për ta sjellë këtë vepër te publiku shqiptar. Diku tjetër mëson se imzot Fran Ilia ishte marrë me përkthimin e vëllimit VII të saj që ka informacion për përhapjen e Kishës në Durrës e Tivar, por gjithsesi, lexuesi i interesuar e ka të vështirë që të krijojë një përfytyrim të plotë mbi këtë vepër që shpjegon rrënjët tona në mënyrën perëndimore. Ndoshta ky aktivitet mund të shërbejë që në të ardhmen të nisë një punë më e kualifikuar për ta sjellë në shqip në mënyrë më të shpejtë e të thjeshtë këtë vepër.

18 komente në “Papa Klementi XI në Akademinë e shkencave”

  1. Pjetri says:

    Mire beni qe ia nxirrnimeritat , por mos harroni se nena e ij ishte italiane the babai i tij ishte vendosur nw Itali qysh ne shekullin XV dhe kuptohet
    se parardhesit e tij per rreth dy shekujsh (5-6 breza) ishin martuar me italiane.

    1. Liku says:

      Shtoi edhe kohen e inkuzicionit katolik qe per nga krimet eshte i pa arritshem.

    2. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Po c’lidhje kane muslimon brother’s Skener,Yzeir apo Musai i Kosovistan me Papa Klementin!?
      Ptuuuuu te pafytyre,shikoni more qitapet e Istanbuli-it per gjetjen e paraardhesve tuaj turq e lerini kristianet……

      1. qe te kuptosh says:

        Ne qitapet e Istambuli-t shkruhet se Karamanli “greku”, u be kryeminister i Graqise!!! Kuptove COBANI im i vogel dhe inferior?

  2. Erdokari says:

    Oqi more, papa Albani ishte nga Grekia, me ka thene papui im Erdogan,shikoni qe nga emri qe ne grekisht perkthehet..??? nuk me vjen, ika te marr evrote….

  3. Erdogan says:

    Une di qe Kombi eshte i Shenjte zoti Ilos (Illy) me mbiemer turk dhe cdo gje pervec kesaj eshte e huaj.
    Perse luftoi Pirrua i Epirit dhe kunder (contra) kujt?
    A nuk jane Italia fashiste qe nga Roma qe ka pushtuar kete vend me Histori dhe Kulture Helen
    Kaq servile (servis) spiune (spy) tradherare (traitor) kini qene o te Mallkuar (male)?
    Ku i late 1100 vjet Bizant Greke o turq?
    Ne fund te fundit katoliket ashti si myslimanet kane tradhetuar Besen Greke Orthodhokse te Ilisus (sot Lezhe).
    Sipas “historianeve” te famshem Xhufi,Kocaqus Mema etj Kastrioti ndryshoi Emrin dhe Besen per aresye “Strategike”!
    Deri kur do vazhdoni me mashtrime dhe poshtersi.
    Me ke jini o Ilos qe u bere Yll me Galileon api me fete e mallkuara Abrahamike?
    Keto te dyja nuk perkojne.

    1. Marko Bocari says:

      I ashtuquajturi “Bizant”
      (Lygos – Bizantion – Bizantium – Augusta Antonina – Nova Roma urbem Costantinus – Nea Romi Costantino polis – Kostandinopoli – Istambul)
      Termi “kulture bizantine” eshte nje mashtrim historik dhe terminologji fallco. Termi “bizantin” nuk eshte real dhe as i perdorur ne histori. Faktikisht ka kulture ROMANE (ne kete rast lindore). Kultura romano-lindore eshte nje perzierje e juridiksionit latin, e kristianizmit hebre dhe e gjuhes greko-kishtare (greqishtja skolastike aleksandrine). Kultura romano-lindore nuk ka asnje lidhje me kulturen e lashte helene, madje i konsideronte kulturen helene dhe kulturen latine si armike dhe ndaj ketyre kulturave u soll ne menyre barbare. Kultura e lashte helene u konsiderua si blasfemi, u perndoq dhe u shua me dhune, me urdher shteteror pas vendosjes se kristianizmit si fe zyrtare e Perandorise. Pra nga casti qe u vendos kristianizmi (shek IV-V e.s) kultura helene pushoi perfundimisht se ekzistuari dhe u zhduk! Bashke me te u zhduken dhe ata qe quheshin helene dhe qe nga shek IV e.s deri ne shek XIX e.s (pra per 15 shekuj me rradhe) nuk eksistonte asnje person ne bote qe ta quante veten “helen”. Kjo eshte e verteta, te gjitha te tjerat jane propagande dhe interesa. Termi “bizantin” ka filluar te perdoret nga historiografia gjermane ne shek XVIII-te, pra rreth 3 – 4 shekuj pasi Perandoria Romane e Lindjes kishte pushuar se ekzistuari. Ky term eshte perdorur per arsye praktike, arsye teknike shkurtimi, qe te mos perdorej termi “Perandoria Romane e Lindjes” dhe “kultura romano-lindore”, historianet gjermane teknikisht futen termin “Perandoria Bizantine”. Ne kohen historike kur kjo perandori ishte shtet funksional, ajo eshte quajtur gjithmone Perandoria Romane dhe perandori quhej Perandor Roman. Termi “bizantine” nuk eshte perdorur kurre dhe as qe ka ekzistuar ne te gjalle te perandorise.
      Bizanti ka qene nje fshat peshkataresh thrako-ilire, qe me tej u be nje koloni helene, pastaj nje qytet roman, por qe mori rendesi vetem kur Kostandini i Madh ndertoi aty kryeqytetin e tij. Njerëzit kanë jetuar në zonën e njohur tani si Stamboll, që prej të paktën periudhës së Neolitit. Vendbanimi më i hershëm i njohur daton nga 6.700 pes, dhe u zbulua në vitin 2008, gjatë punimeve të ndërtimit të stacionit të metrosë Yenikapı dhe tunelit Marmaray, në gadishullin historik, në anën evropiane. Vendbanimi i parë njerëzor në anën e aziatike, ajo qe quhet tuma ne Fikirtepe, është nga periudha e epokës së bakrit, me objekte që datojnë nga 5.500 deri në 3.500 pes. Në Kadıkoy (Kalcedoni) aty pranë është zbuluar një vendbanim port që daton që nga Fenikasit (fenikasit jane popull i lashte semitik). Emri i parë i qytetit ne anen evropiane, ishte Ligo (Lygos), ashtu sic shkruan historiani Plini Plaku, në rrëfimet e tij historike. Ajo u themelua nga fiset Thrako-Ilire, së bashku me fshatin fqinjë të peshkimit Semistra. Vetëm disa mure dhe nënshtresa që i përkasin Lygos, kanë mbijetuar deri më sot dhe ndodhen afër Seraglio (turqisht: Sarayburnu), aty ku tani qëndron Pallati i famshëm Topkapı. Lygos dhe Semistra ishin vendbanimet e vetme në anën evropiane të Stambollit. Në anën aziatike kishte një koloni fenikase. Në vendin e Lygos, u vendos Bizanti i mëvonshëm, kështu që Lygos pranohet si qyteti që lindi Stambollin. Bizanti (Bizantion), i latinizuar si Bizantium, ishte emri tjetër i qytetit. Emri besohet të jetë me origjinë thrake ose ilire dhe i paraprin vendbanimit helen. Ajo mund të rrjedh nga një emër personal Thrakas ose Ilir, Byza. Legjenda e lashtë helene i referohet një mbreti legjendar Byza si themeluesi i qytetit. Ky bashkepunoi me kolonet helene te vendosur ne anen aziatike ne Kalcedoni (Kadikoy), nga ana tjeter e Ngushtices se Bosforit, perballe Lygos. Byza u be udhëheqësi i kolonëve helene dhe ata pushtuan Lygos dhe u vendosen edhe aty kolone helene. Kjo ndodhi disa dhjetevjecare me vone, pasi ata ishin vendosur ne Kalcedoni ku Kepi Moda në Kalcedoni (Kadikoy) ishte vendi i parë që kolonët helene nga Megara zgjodhën të kolonizonin në 685 pes, Pastaj kolonizuan Lygos (Bizantin) në anën Evropiane të Bosforit nën komandën e Mbretit Byza në 667 pes. Keshtu Byzantion u krijua në vendin e një vendbanimi të lashtë portual me emrin Lygos. Ne vitin 196 p.e.s qyteti u rreshtua në anën e Perandorit Roman Pescennius Niger kundër Perandorit Roman Septimius Severus. Ky i fundit doli fitimtar dhe qyteti u rrethua nga Roma dhe pësoi dëme të mëdha. Bizanti u rindërtua nga Perandori Roman Septimius Severus, duke u riemëruar përkohësisht si Augusta Antonina nga perandori, në nder të djalit të tij. Vendndodhja e Bizantit terhoqi Kostandinin e Madh në vitin 324 e.s (thuhet që pa një ëndërr profetike). Por mesa duket arsyeja e vërtetë, ishte ndoshta fitorja përfundimtare e Kostandinit mbi Perandorin Licinius në Betejën e Krisopolis (Scutari-Uskudar), qe ndodhet po ashtu në Bosfor, ne anen perballe Bizantit, më 18 shtator 324. Kjo beteje i dha fund luftës civile midis bashkë-Perandoreve Romane dhe i dha fund sistemit Tetrarki (te 4-perandoreve). Keshtu Kostandini i Madh vendosi ndertimin e nje qyteti madheshtor pikerisht ne Lygo- Bizant (tani i emëruar si Nova Roma urbem Costantinus, i cili ne shek VII-VIII e.s u perdor si Nea Romi Kostandino polis, d.m.th. Roma e Re Qyteti i Konstandinit) dhe e shpall zyrtarisht si kryeqytet i ri i Perandorisë Romane në vitin 330 e.s. Në fund të mbretërimit të tij në 337, Kostandini shpalli tre djemtë e tij si trashëgimtarë të përbashkët të Perandorise Romake në një sistem bashkëperandorie. Bijtë nuk mund të qeverisnin së bashku paqësisht dhe rivaliteti i tyre ushtarak e ndau perandorinë në vijën veri-jug përgjatë Gadishullit Ballkanik. Territori u nda zyrtarisht në vitin 395 kur vdiq Theodosius I, duke lënë djalin e tij Honorius perandor të gjysmës perëndimore dhe djalin e tij tjetër Arcadius perandor të gjysmës lindore të perandorisë.
      Kete emertim (Bizantium) e nxorren nga pluhuri i harreses historianet ne shek XVIII-te dhe e perdoren per te emertuar nje perandori te tere, qe tashme nuk ekzistonte. Sikur te kishin vendosur psh emrin Lygos do na quhej Perandoria Lygonite, ose sikur te kishin vendosur emrin e fshatit tjeter aty afer Semistria do na quhej Perandoria Semistrine!!! Karagjozlleqe historianesh! Aty u ndertua qyteti i madh Roma e Re (sot Kostandinopoja – Istambul). Qyteti u ndertua nga Perandori Roman me origjine shqiptare Kostandini i Madh (dardan nga qyteti i Nishit) ne shek IV-t e.s. Qyteti u quajt Roma e Re (Nova Roma). Per shekuj me rradhe per qytetin perdorej emertimi Nova Roma urbem Costantinus (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Deri ne shek VIII-te e.s gjuha zyrtare ne gjithe Perandorine Romane ishte latinishtja. Pas shek VIII-te e.s ne pjesen lindore te Perandorise Romane gjuha latine filloi te zevendesohej si gjuhe zyrtare nga greqishtja aleksandrine. Kjo gjuhe, se bashku me latinishten, ishte gjuhe e perdorimit te kishes kristiane. Ne kushtet kur kristianizmi ishte konsoliduar si fe zyrtare ne Perandori, greqishtja aleksandrine qe perdorej ne librat e shenjte te kristianizmit, filloi te perdorej si gjuhe zyrtare shteterore ne zonat lindore te Perandorise, qe ishin nen administrimin e Romes se Re (Nova Roma). Ishin perseri dy Perandore Romane me origjine shqiptare (dardanet Justini dhe Justiniani) qe futen perdorimin zyrtar shteteror te greqishtes kishtare. Keshtu ne vazhdimesi qyteti quhej Nea Romi Costandino poli (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Dalengadale me kalimin e shekujve per arsye praktike shkurtimi, qyteti vazhdoi te quhej me shkurt Costandino poli (Kostandinopoli, pra qyteti i Kostandinit) qe ne shqip mori formen Kostandinopoja. Madje emri u shkurtua edhe me teper dhe popujt e Perandorise Romane te Lindjes e quajnin edhe thjesht Poli (qyteti). Deri diten kur qyteti u PUSHTUA nga turqit osmane, ai quhej kryeqytet i Perandorise Romane, Perandori quhej Perandor Roman dhe banoret e perandorise quheshin Romej! Nderkohe qe ne shek XV-te e.s princi epiriot i Arberise Gjergj Kastriot Skenderbeu, luftonte dhe dilte fitimtar ndaj osmaneve, Perandoria Romane e Lindjes do te binte. Ne pushtimin e Kostandinopojes ne 1453, trupave ushtarake osmane ju vajten ne ndihme te organizuar edhe forca ushtarake romane te kundershareve te Perandorit te atehershem roman Kostandin, edhe forca ushtarake te princit te Serbise. Pas pushtimit te qytetit, kryepeshkopi i Kishes i ofroi sulltan Mehmet Fatihut qe te pagezohej ne kristian dhe te merrte titullin Perandor Roman (por ai nuk pranoi). Per njefare kohe per qytetin u perdor edhe forma arabe e emrit, si Kostandiniya. Dalngadale nepermjet gjuhes turke qyteti mori formen e shtremberuar te emrit te tij Ko-stan-dino-pol (…Stan…pol) – Istanbul (Stamboll).
      Shihet se qyteti ka nje lidhje shume te ngushte historike me shqiptaret, duke filluar qe nga themelet prehistorike thrako-ilire, te themeluesi dhe ndertuesi i tij, nje dardan, Kostandini i Madh (perandori i pare roman ne histori, qe u pagezua ne te krishter), duke vazhduar me shume perandore te tjere ilire te Romes se Re – Kostandinopojes, deri edhe te banore te shumte qe jane vendosur atje gjate shekujve (psh tokat ngjitur me muret perreth gjithe keshtjelles se qytetit, jane dhene ne perdorim nga perandoret romane disa familjeve shqiptare nga Permeti qe perpara pushtimit osman, te cilet vazhdojne edhe sot te jene pronare). Pas pushtimit, qyteti u shkaterrua dhe u braktis, por dalengadale u ri-zhvillua dhe u ri-popullua nga popullsite e ndryshme te Perandorise Osmane, qe e ktheu ate ne kryeqytet te perandorise. Edhe shqiptaret ishin te shumte qe u vendosen aty me kalimin e shekujve. Edhe sot, nje nga zonat me te medha te Kostandinopojes (Stambollit) quhet Arnavutkoy (arnavut-arvanit = shqiptar, pra lagjia e shqiptareve). Mendohet se ne popullsine e sotme te qytetit prej 15 milion banoresh, ka rreth 5 milion me origjine shqiptare (mbahet si vendi ku ka me shume shqiptare se kudo ne bote).
      Qyteti i Kostandinit ka nje histori dhe nje perberje te forte shqiptare, shpresojme qe nje dite pasardhesit e Gjergjit te Madh Kastriotit ta CLIROJNE qytetin nga pushtimi 600 vjecar ?

      1. IB says:

        Greqishtja alexandrine ????

        1. informacion says:

          Greqishtia aleksandrine eshte gjuhe skolastike, dmth gjuhe e krijuar nga studiues per qellime edukimi dhe shkollimi. Ajo u krijua nga studiuesit hebrenj te Aleksandrise (se Egjiptit), e perdorur si gjuhe nderkombetare (lingua franga) per te shkruar dhe perhapur librat e shenjte!
          Kerko informacion dhe do gjesh!

    2. shqipo says:

      Erdogan kokpatatja, historia eshte e qarte se Pirro i Epirit luftoi kunder heleneve dhe i mundi ata. Kur po parakalonte fitimtar ne rruget e nje qyteti helen te pushtuar (Argos), ishin helenet qe e vrane, duke e goditur me nje tulle ne koke!
      Te fala sat’eme.

  4. asnjeansi says:

    Mos shkruaj marrezira shqipo , Pirro i Epirit , nuk ka luftuar kurre kunder grekeve dhe nuk eshte vrare nga helenet , por nga nje grua epirote , te ciles i ishte vrare djali ne rradhet e ushtrise se Pirros ne Rome , ku mbreti ilir i Epirit , qe kishte shkuar ne lufte si aleat i Perandorise Romake , vertet fitoi, por u kthye ne Epir vetem me garden personale . Qysh atehere mbeti shprehja e shume njohur “fitore si e Pirros” .

    1. shqipo says:

      IDIOT analfabet, e gjithe bota e di se Pirro i Epirit u vra ne qytetin e pushtuar helen te Argosit! Jo nga epiriotet e vet, por nga helenet (e jema e nje ushtari helen te vrare ne qytet nga ushtaret e Pirros). Madje Pirro kishte pushtuar edhe qytetin e Spartes.
      COBAN …

    2. ca po thua says:

      O “asnjanes” o katunar i trashe, po si ore Pirro luftoi kunder romakeve por ishte “aleat i Perandorise Romane”. O injorant klasik, Pirro nuk shkoi ne Rome o pallavesh, por shkoi ne Italine e jugut ne Tarant e luftoi edhe kunder kartagjenasve (qe ishin fenikas dmth hebrenj te lashte) edhe KUNDER Perandorise Romane dhe i mundi ata, pavaresisht se me humbje te medha! Kuptove o torrollak “asnjanes”?

  5. Nik says:

    Janè dy volume tè Claudio Rendina pèr “Familjet Antike tè Romès”Midis tyre flitet pèr Papa Klementin XI i cili ishte mjaft i ndershèm dhe i rrept,kur u zgjodh Papa nuk veproj si disa paraardhès tè cilèt ndihmonin familjarèt e tyre me poste etj Klemente XI ndaloj rreptèsisht pjesmarrjen e farefisit tè tij nè Vatikan gjithashtu ishte edhe njè nip i tij Kardinal.Nè familjet e Romès me origjin arbèrore kemi familjen Alicorni shumè e njohur nè romè si dhe disa familje tè tjera qè kryenin krushqi me aristokracin romake,aty nè libèr ka emra mbiemra,foto vilash,etj etj

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Ne ato qitapet sic thua zotrote ka ndonje emer hason,hysen,kemol,demir,hashim,hashom ,faik e tj kesisoi njethundrakesh araboshqipfoles!?
      Nooooooo!!!!!!
      Athere pse qelbeni duke njollosur fisniket kristiane ne Vatican e me gjere si “bashkkombas”!!?

      1. qe te kuptosh says:

        Jo ne qitape ka emra si Karamanli dhe Karatzaferi qe u bene kryeministra te Graqise hahahahahaaaaaaaaaa

  6. Islamizimi eshte kanceri i kombit shqiptar says:

    Kombi shqiptar duhet te pastrohet shpirterisht.( Kadare )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje