Udhëtimi i fundit i Petritit

6 Korrik 2021, 18:14Kulturë TEMA
Udhëtimi i fundit i Petritit

Nga Mero Baze

Majin e vitit të kaluar, kur sapo ra vala e parë e pandemisë, më dërgoi një mesazh në telefon.

-Mos posto më foto nga fshati me lule të kuqe lofatash se do të çmendem. Po rri si i burgosur brenda katër mureve.

I thashë të bënte gati valixhen se po shkoja ta merrja. Të nesërmen udhëtuam bashkë në Jug.

Kur kaluam në Qesarat më tha ti bija fort borisë së makinës.

Nuk e kuptova çfarë donte tamam. Por ai nuk donte te humbiste kohë. Vuri vet dorën tek boria dhe e mbajti gati një minutë shtypur. Tërbuam dynjanë.

-Ca të gjeti, i thashë?

-Dëgjon Qazimi,- më tha. Sa herë kaloj këtu i bie borisë dhe ai dëgjon.

Qazim Shemja dhe Ilirjan Zhupa ishin jo vetëm dy miq të tij, por të tre bashkë ata kishin formuar një treshe kombëtare që kish ngritur flamurin e poezisë më cilësore në vend, në një prej trevave të Shqipërisë në Jug.

Ndenjëm rreth 4 ditë tek shtëpia buzë Vjosës në Peshtan. Shëtitmë me radhë, Lunxhërinë, Zagorinë dhe deri Dhrovjanin në Sarandë. Donte vetëm fshatra. Nuk lamë njeri pa marrë nëpër gojë që nga Selam Musai e këtej.

Kur u kthyem në Tiranë kishte ndryshuar tërësisht.

Por disa javë më pas, ishte rrëzuar papritur në tokë dhe kishte përfunduar në spital. Mjekët kishin konstatuar tumorin.

Dita ditës po e humbiste durimin dhe po kuptonte se jeta kishte hyrë në një rrugicë pa kthim.

U përpoqa t’i jap shpresë, duke e bindur se pas dimrit, do të udhëtonim sërish dhe do t’i binim borisë, kur të kalonim aty ku prehej Qazimi.

Por nuk ia dolëm dot. Ai mbeti udhëtimi i fundit i tij. Tani sa herë do të kaloj përballë Turanit duhet t’i bie borisë fort që ai ta dëgjojë. Se shpirti i tij prej sonte ikën fsheurazi i lehtësuar nga trupi, nga Tufina për atje buzë Vjosës.

 

10 komente në “Udhëtimi i fundit i Petritit”

  1. Lan XHABIJA says:

    Të lumtë dora Mero Baze.
    Ke thënë fjalë shpirti siç ta ka ndjerë zëmra.
    I lehtë dheu për Petrit Rukën.
    I ndrihtë shpirti, atje ku ka shkuar ??
    Ishte burrë nderi, burrë fjale, pa folur për begraundin e pasur artistik që ka lënë…..duke e vendosur në piedestalin e vyer të artit kombëtar.
    Me shumë konsideratë.

  2. shpresa says:

    Sa keq,ngushellime per kete njeri te mire

  3. ppa says:

    Shume bukur ! RIP! Por, Agim Shehun, pse nuk e perfshini ne vlerat e Kurveleshit ?

    1. Tut-ku-ni says:

      doja te dija shkruhet RIP apo RRIP?
      tjetra Agim Shehu ish zv. minister dhe ish shok i meros apo ndonje tjater?
      dhe e fundit ne kete foto vetem meron njohme. cilli eshte i ndejeri Ruka? se mero nuk sqaron, vec atyre qe do vet!

  4. Tnt says:

    Shume prekese je shume i madh. Edhe une po kalova atje do i bie borise??????

  5. dhembeli says:

    Nga Petrit Ruka .
    Baba ,ne ikem … (kur nga fshati iku i fundit ).

    Baba ne ikem,…shtepine e braktisem,
    Nje kohe arizhijsh jeton gjithe bota !
    Dhe foton tende nga muri e zbritem,
    Si kyc, nje pale lot vendosem tek porta…

    Ikem ,or ikem, vendlindjen e vrame,
    Ne metropole u mblodhem si pune e iriqeve,

    U ngjeshem ketej ne halle te reja,
    E humbem dhe barin, dhe gjumin dhe kengen,
    Gjithecka eshte gati ne dyqane luksoze,
    Dyqan psikologu, te te kallais dhe zemren…

    Ne ikem dhe varrin t’a futem ne nje vidio,
    Te diel te takojme ne xhamin virtual,
    Me ment i veme lulet, dy lote, nje cigare,
    Jetojme me simbole ,…bote me manual !

    Ne xhamin e tij gjen nuse, ben dasme,
    Puth djemte e vellait ne tjeter kontinent,
    Dhe nenen e qan nga mijra kilometra
    tek e fusin ne varr, me vidio-konferenca !

    Iku dhe Petriti !…Por ka lene edhe per ne qe nuk e njohem nga afer, vjershat e shkruara me fjalet qe i dilnin nga shpirti.
    I mbeti merak per varrimin e fundit te Naim Frrasherit;
    ….
    Pese here ra ne zi per Ty Shqiperia,
    Nga qe per Naimin nuk ngopej se qari,
    Te gjashtin dhe te fundit, sa shume do te desha,
    Ne Frasher,… si Meka e c’do udhetari…

    Zbathur ,me kembe une rrugen do ta beja,
    Mbi sup si violine t’i mbaja ato eshtra,
    I dehur nga besimi se aty neper shekuj,
    Shqiperia do te derdhet neper mijra rreshta.

    Ngushellime familjes !

  6. Bena says:

    Petrit Ruka, nuk te shkruante pena te shkruante shpirti, zemra. Te qofte dheu i lehte!

  7. S.Ç. says:

    Në të gjitha shkrimet e tua dallohet një mendje e hollë dhe fjala e guximshme. Në këtë shkrim për Petritin duket qartë se ke dhe një zemër të madhe ! Zemra bën njeriun.

  8. lato says:

    Sa mire ka bere qe ka ndalur te Koto Hoxhi ne Qestorat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje