Poeti i njohur Petrit Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje një vjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një nga skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.
Petrit Ruka u bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.
Petrit Ruka ka zënë vendin e vet në letërsinë shqiptare si një nga poetët më të mirë të saj.
Me ikjen e tij letërsia shqiptare humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.
Trashëgimia e tij artistike është një antologji e pavdekshme që nderon historinë e letërsisë sonë dhe e bën atë të pavdekshëm.
Ka botuar:
1. “ Rinia ime” vëllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vëllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vëllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vëllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi…” vëllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
8. “Iso dashurie“ Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015
9. “Nëntë vjet e nëntë ditë“ Poemë baladeske, 2015
Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
Si skenarist: filma artistik. Vepra të ekranizuara:
1. “Eja” 1986, skenari për film artistik, regjisor Piro Milkani.
2. “Një i tretë “ 1987, skenar për film artistik, met. i shkurtër, regjisor F.Koçi.
3. “Lumi që nuk shteron” 1988, skenar për film artistik, regjisor Fatmir Koçi.
4. “Një djalë dhe një vajzë” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.
5. “Vazhdojmë me Bethovenin” 1995 skenar për film artistik, regjia S. Pecani
Filma dokumentarë.
1. “Shembja e idhujve” 1994 skenar për film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
2. “Të burgosurit e galerisë” 1994, sken për film dok, regjisor S.Kumbaro
3. “Nënë Tereza” 1999, skenar për film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
4. “ Butrinti i gjallë” 1996 skenar për film dokumentar, regjisor P. Ruka
5. “Në fillim ishte Ademi” skenar për film dokumentar, regjisor P. Ruka.
6. “Braktisja e Madhe” skenar për film dokumentar, regjisor P. Ruka.
7. “Qyteti mbi gur” 2002 skenar për film dokumentar, regjisor Eli Bici.
8. “Qyteti mbi naftë” 2003 skenar për film dokument, regjisor P. Dervishi.
9. “Nënë Tereza” 2004 skenar për film dokumentar, regjisor K. Gjoni.
10. “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar për film dokument, regjisor N.Ajazi.
11. ’’Atdheu lind nga të rënët’’ 2006 skenar për film dokum, regjia Esat Ibro.
12. “Kur vriteshin poetët” 2007 skenar për film dokumentar. Regjia N.Ajazi.
13. “Poet i ekranit” skenar për film dokumentar. regjia P. Ruka.
14 “Aleksandër Moisiu“ skenar për film dokumentar. regjia N. Ajazi.
15. “Unë jam Ismail Qemali“ skenar për film dokum. regjia Viktor Gjika.
Filma vizatimorë.
1. “I vdekuri i gjallë” 1993, skenar për film vizatimor, regjia Albert Malltezi.
(shpallur skenari më i mirë i filmit në Fest e 10 kombëtar të Filmit shqiptar.)
2. “Ekuilibër” 1994 skenar për film vizatimor, regjia Albert Malltezi.
3. “Nëntë vjet e nëntë ditë” 2001, skenar për film vizatim, regjia Artur Dauti.
Si regjisor ka realizuar: (skenari dhe regjia)
1 “Njëqind për qind” 1994 film artistik, skenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.
2. “Plumbi prej plasteline” 1995 film art, s kenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.
3. “Butrinti i gjallë” 1998. dok. për Kadri Roshin, skenari e regjia Petrit Ruka.
4. “Në fillim ishte Ademi” 1999 dok. për A, Jasharin, skenar e regji P. Ruka.
5 “Braktisja e Madhe” 2001 dok për emigrimin. skenari e regjia Petrit Ruka.
6. “Kapedani i këngëve”, 2005 dok. poetit Maliq Lila. S kenar e regji P. Ruka.
7. “Amanet Labërinë” 2006. Dok. për Enver Guga. skenari e regjia P. Ruka.
8. “Me varrin hapur” 2006 dok për L. Mërkurin. skenar e regji P. Ruka.
9. “Bolenë, trimja Bolenë” 2007 dok. skenari e regjia Petrit Ruka.
10. “Aulona Folk Inernacinal Festival“ I 2009 dok. skenar e regji P. Ruka.
11. “Folk Inernacinal Festival“ II film dok. S kenari e regjia Petrit Ruka.
12. “Folk Inernacinal Festival“ III film dokument. skenari e regjia Petrit Ruka.
13. “Poeti i ekranit, Viktor Gjika” 2009 film dok. skenari e regjia Petrit Ruka.
14. “Homerët e filmit ballkanik“ – vëllezërit Manaqi. dok. sken e regji P/ Ruka.
15. “100 vjet me Himnin e Flamurit“ film dokum. skenari e regjia P. Ruka.
16. “Flamurmbajtësi i Vatrës“ film dokumentar. skenari e regjia P. Ruka.
17. “Syri i Shqiponjës“ film dokumentar. skenari e regjia. Petrit Ruka.
18. “Buzët tek kënga…“ dok për poetin Agim Shehu. skenar regji. P. Ruka.
Të tjera:
1. Anëtarë i disa bordeve artistikë në RTSH. QKK dhe institucione të tjera.
2. Pjesëmarrës në disa Koferenca Kombëtare e Ndërkombët, për Kinematog,
3. Autor i një sërë shkrimesh në shtypin letrar, reportazhe, ese, artikuj për kulturën e kinematografinë.
ÇMIME LETRARE DHE FILMIKE
Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”
Disa cmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990
Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993
Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995
Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012
Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013
Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.
Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015
Skenarist, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1988
Regjisor i filmit, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1995
MJESHTËR I MADH, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr, 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015.
me motivimin e mëposhtëm:“për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrim-tar e publicist i shquar”
Doktor Honoris Causa nga Universiteti Evropian i Tiranes.
Me erdhi keq kur mora vesh. Petrit Ruka, njeri i mire dhe poet simpatik. Me ka pelqyer shume qetsia, krijimtaria dhe tradicionaliteti tij. Nje Tepelenas model. U preft ne paqe!
U prehte ne paqe.
Zoti qofte me te
Ngushellime familjareve dhe miqeve por edhe gjithe Shqiptareve sepse po humbin njerez qe nuk i zevendesojne dot me.
Nje nga te medhenjte e letrave shqip ndahet nga jeta reale, per te mbetur i perjeteshem ne jeten e shqiptareve. Do te jete perhere ne mes te shqiptareve, tipiku i shqiptareve, tipiku i krijuesve, tipiku i nje labi te jashtzakoneshem, i embel si mjalti i maleve te Laberise, akerrimit te maleve sipas Arapit.