Edi Rama uron Rexhep Qosjen: Përulësisht edhe 100, heroit të mendimit shqiptar

25 Qershor 2021, 22:31Kulturë TEMA

Profesor Rexhep Qosja festoi 85-vjetorin e lindjes. Kryeministri Edi Rama ka uruar profesor Qosjen në Facebook ndërsa shkruan: “Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses.”

Rama ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen profesorit me dokumentarin “Rexhep Qosja, Rilindasi i Fundit” të realizuar nga gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga kur Rexhep Qosja festoi 80-vjetorin e lindjes.

Në dokumentar kryeministri Rama është shprehur për Rexhep Qosjen:

“Njohja ime me Rexhep Qosjen është shumë e hershme, i përket kohës së librave të ndaluar. Në atë kohë unë isha në Liceun Artistik edhe përpiqeshim që të hapnim sa të mundeshim dritaren e mbyllur të passhtëpisë, sepse dritarja e hapur në të katra kanatet e shtëpisë ishte dritarja e propagandës së përditshme. Në atë kohë më ra në dorë libri “Anatomia e Kulturës” shkruar nga Rexhep Qosja. Libër i ardhur në Bibliotekën Kombëtare, por që kishte një qarkullim të kufizuar dhe nuk ishte një libër i konsumit të përgjithshëm. E kam lexuar disa herë atë libër, sepse në atë kohë tingëllonte si diçka tjetër nga daullet e estetikës marksiste-leniniste të kohës. Prej atij momenti e kam admiruar Rexhep Qosjen për faktin se solli një gjë të re në jetën time.

E kam admiruar gjithmonë Rexhep Qosjen për qartësinë mes atyre që thotë dhe atyre që mendon. Atë që mendon e thotë në një mënyrë shumë të respektueshme për nga forca dhe mënyra sesi e gdhend fjalën shqipe. Pa llogaritur faktin se përveçse një kontributor i shqipes si lëvrues, sqimatar i saj, është dhe një nga mbajtësit në këmbë dhe mbështetësit me gjithë zemër të gjuhës që kemi, gjuhë e cila kërcënohet sot nga gjysmë injorantë dhe gjysmë të ditur që nuk arrijnë dot të gjejnë paqe me gjysmën e tyre dhe kërkojnë të përgjysmojnë përsëri gjuhën tonë, që është një bashkim dygjysmash të pandashme dhe që parathotë atë që për Rexhep Qosjen ka qenë gjithmonë një opsesion, bashkimin kombëtar.”

12 komente në “Edi Rama uron Rexhep Qosjen: Përulësisht edhe 100, heroit të mendimit shqiptar”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Rrot cari,nese citon rexhen si “birazer” i bie qe nje i tille te jesh edhe me Erdogan …..!!!

    1. Shiko kush flet!!! says:

      Ti shko meso shqip nje herë, pastaj meso te shkruash, dhe vetëm atehere mendohu nje 100 here, “te shkruaj diçka, apo mos ta shkruaj fare.”
      Na mbyten kokrrat e injorantëve me telefon, qe jashtëqisin nga koka, ne vend qe te perdorin zorren e trashë per ate punë.
      Rexhep Qosja eshte vertet nje titan i mendimit shqipetar, dhe figure bashkuese.
      Ky eshte nje urim shume i bukur per profesorin e nderuar.

      1. Hoxh Armandi says:

        Urime recepit i vijne dhe nga kalifati islamik dhe nga fronti al nusres ku ka zemren, gjakun, identitetin.

  2. FAKTI says:

    Rrace e keqe e prodhuar ne pordhet e Sali kurves karaxhiçi. Do bini era e keqe ju kudo per te mos lene kenaqesine mbareshqiptare te ndiejne. Por aty ku jeni prodhuar , do perfundoni. I uroj shqiptarit te madh Rexhep Qose jete te gjate sepse madheshtia e tij prej shqiptari nga veriu ne jug, zbukuron shqiptarizmen.

  3. Alban Dega says:

    Ne vend te nje urimi

    REXHEP QOSJA – AKADEMIKU I SHQIPTARIZMIT

    – Ikone e tyrbe e shqiptarise kudo ne Bote

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot Akademiku Rexhep Qosja mbushi 85 vjec…
    Cdo krijimtari, analize, deklarate e qendrim publik deshmon si bora e bjeshkeve te Namuna madheshtine e pendes dhe mendjes se ndritur te ikones se shqiptarizmit, Rexhep Qosja.
    Rexhep Qosja eshte mali me i larte i atdhetarise shqiptare ne tere krijimtarine e tij,
    Rexhep Qosja eshte pagezuesi i demokracise shqiptare
    Rexhep Qosja eshte mendimtari i shqiptarise dhe pararendesi i lirise i pavaresise se Kosoves.
    Mendja e tij e ndritur eshte nje burim i pashtershem drite ne rrugen e shqiptareve drejt lirise, demokracise dhe bashkimit kombetar.
    Po te ishte degjuar keshilla largepamese e ketij mendjendrituri shqiptar “ Opozitare por vellezer… Nga lufta midis vellezerve te gjithe jemi te humbur…” sot Shqiperia do te ishte te pakten 25 vjet perpara e jo 30 vjet mbrapa dhe jo e zhbere e rrenuar mbi 15 here në keto 30 vjet demokusari… nga “ Kuota Zero” e “ Perca e sundo” qe ne fakt u kthye ne kuoten 10 mije lega nen zero nga politika e “ Bandes se Gangstereve”.
    I lindur ne zemren e trekendeshit Shqiperi, Kosove, Malesi, sic e quan ai me te drejte Malin e Zi edhe gjeografikisht, por mbi te gjitha meritorisht dhe shqiptarisht Rexhep Qosja i ka kushtuar gjithe jeten e vepren e pavdekshme te tij shqiptarizmit!
    Rexhep Qosen nuk e duan vetem titistet, rankovicistet dhe “ dora e zeze” e Sllobodan Milloshevicit dhe UDB-es gjakatare serbe…
    Gjithsesi, Rexhep Qosja eshte e do te mbetet perjete Akademiku i Shqiptarizmit ne historine e Shqiperise e te kombit shqiptar,
    Rexhep Qosja me veprat e tij i ka siguruar vetvetes qe në gjallje jo vetem pavdekesine, por edhe ballin e Panteonit te mendimtareve me te shquar te Kombit Shqiptar !
    Gezuar 85 vjetorin e Baca Rexhep e mos harro te na dergosh ftese per 110 vjetorin tuaj!
    Nuk do ta falim!

    1. AXI ARBNOR says:

      FJALA, ose nocioni akademik, përdorur sipas teje, mbulon kuptimin e provincializmit se akademikët, anëtar të këtij klubi, na paskëshin qenë
      “kapacitetë” mendorë e intelektual të niveleve ruajna zot!
      Ky, e shumë “akademikë” tanë, pos shkinishtes nuk zotërojnë asnjë gjuhë tjetër të huaj.
      “Akademiku në fjalë, në vitin akademik 1968/69, iku nga studimet pasuniversitare ngase ishte skajshmërisht i dobët në gj. italiane, në katedrën e prof. Brunetti.
      Unë ndiqja po të njëjtin kurs, si student fillestar i letërsisë botërore në Universitetin e Beogradit atëbotë.
      Provincializëm, kulti i personalitetit është produkt injorantësh.

      1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

        Turk hesapi…..koqe rrexhepi me koqe ki turkoamerikoni qe i thur lavde……pune turqish, vari ķkkkkkkkkk.

  4. fteri says:

    Urim për profesor Rexhep Qosen,heroin e përparimit shqiptar.nderi kombit në histori.i uroi edhe 100 vite të tjera .Ky është rregulli i parë u drejtohet të gjithë individve duke u treguar se si duhet të sillen në rrethana të caktuar si me profesorin e nderuar R.Qose ,dmth u imponojnë detyrime të caktuara individve till me kontributa madhore për kombin ,ndërsa rregullat e dyta rrjedhin nga përgjegjësia dhe qytetaria e çdo individi në vlersimin e figurave të mëdha që i shërbyen kombit ,jo Millosheviçve ,apo kuislingve Berishian me thirrjet “komunistët në litar !” “veteranët në hanxhar !” ,përfshi dhe thirrjet kundër Akademikut nderuar Rexhep Qose.

    Me këtë ,moto ju vu zjarri shqipërisë. Shqipria u fut në kthetrat fashiste edhe me luftën që ju bë udhëheqësve luftës dhe Legjendarit Enver Hoxha dhe figurave të larta të LANÇL .

    Kalimi nga rregullat e para te rregullat e dyta në shqipëri ,duhet ti jepet fund konflikteve pa fund tash 30 vjet ,kjo përbën kalimin nga shoqëria paraligjore pellazge në shoqërinë ligjore bashkëkohore europiane e botreore të përparuar.

  5. Gjenerali says:

    C’fare ndodh me artikujt e Kadarese? Pse s’lejohet te besh komente? A eshte Kadareja nje me Enverin? A eshte Kadare pseudo cifut ?

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Hahahaha,cifut e kaluar cifutit……
      Nje kufome qe nuk ka bere asgje per kombin shqiptar…….dhe cuditerisht citohet nje mega patriot!!!!
      As per gerdecin e as per 21 janarin nuk e hapi halene kunder politikaneve ashtu si beri edhe me sumqirin enver, gjithe jeten bithlepires…..
      Ne vende te botes shkrimtaret e medhenj mbajne peshen e vendeve te tyre persa i perket ngjarjeve pilitike,ndersa ki mostra nuk bzan asgje…..!

      1. Gjenerali says:

        Keshtu mendoj edhe une.

  6. Dukati says:

    Cdo urim eshte i manget per JU” ATi I DHEUT TIM”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje