Kush ishin anglo-saksonët? Fise paqësore apo barbare?

4 Korrik 2021, 12:44Kulturë TEMA

Format e kafkës së anglo-saksonëve antikë, kanë zbuluar se ata ishin të lidhur jo aq midis tyre nga trashëgimia gjenetike, sesa gjuha dhe kultura e tyre e përbashkët. Se si punuan dhe luftuan, kjo është kuptuar mjaft mirë. Por kishte mbetur një mister derisa mbërriti studimi më i ri:Kush ishin anglo-saksonët?

Duke studiuar mbetjet skeletore të anglo-saksonëve, dhe sidomos format e kafkës, studiuesit kanë zbuluar se këta luftëtarë legjendare ishin “fyrt i një përzierje njerëzish nga të dy grupime kulturore emigrante dhe lokale, dhe jo nga një grup homogjen nga Evropa Perëndimore”.

Ekipi i arkeologëve iu përgjigj kësaj pyetjeje përmes një studimi të botuar së fundmi në revistën “PLOS ONE”, në përbërje të së cilit ishin profesori Keit Dobni nga Universiteti i Sidneit, Australi dhe dr.Kimberli Plomp dhe profesor Mark Kolard në Universitetin Sajmën Frejzër në Vankuver, Kanada.

Ata analizuan interpretimet 3-dimensionale të kafkave të vjetra anglo-saksone. Studimi shqyrtoi mbetjet nga periudha e Mesjetës së hershme në Angli, midis shekujve V-XI, duke zbuluar se “emigrimi ndodhi gjatë 100 viteve, pra në vitet 410-560”.

Dobni thotë se rezultatet e studimit tregojnë se mbretëritë anglo-saksone të Britanisë së Mesjetës së hershme, ishin “dukshëm të ngjashme me Britaninë bashkëkohore, plot me njerëz me prejardhje të ndryshme, që ndajnë një gjuhë dhe kulturë të përbashkët”.

Nxjerrja e informacionit nga forma e kafkës, ishte një “art” i quajtur frenologji, por që u diskreditua përfundimisht nga shkencëtarët në vitet 1840. Frenologjia cilësohet si një pseudoshkencë, në të cilën studiuesit matin shenjat në kafka, për të diagnostikuar problemet themelore shëndetësore në organet e trupit.

Por kjo praktikë dështoi në mënyrë të përsëritur të gjente një konsensus mbi numrat më themelorë të organeve mendore, të cilat varionin nga 27 në disa vende, në mbi 40 në të tjera. Sot, analiza shkencore e kafkave kruhet nga paleoantropologët, të cilët mund të nxjerrin shumë të dhëna nga matja e kafkave.

Për studimin e ri ekipi mblodhi të dhëna 3D mbi kafkën, të gjetura nga gërmimet në Britani dhe Danimarkë. Bazuar tek ato të dhëna, ata vlerësuan prejardhjen e individëve anglo-saksonë, dhe zbuluan se midis 2/3 dhe 3/4 të katërtave të individëve të hershëm anglo-saksonë, ishin me origjinë evropiane kontinentale.

Ndërkohë midis 1/4 dhe 1/3, ishin me origjinë lokale. Për më tepër, ekipi identifikoi një ndryshim në shkallën e emigrimit dhe adoptimin lokal të kulturës me kalimin e kohës. Ky ndryshim në shkallën e migrimit u zbulua kur studiuesit analizuan skeletet që datonin në periudhën e mesme Anglo-Saksone, e cila ishte disa shekuj pasi mbërritën emigrantët origjinalë.

Sipas Plomp është zbuluar se “50-70 për qind e individëve ishin me origjinë lokale, ndërsa 30-50 për qind ishin me origjinë nga Evropa kontinentale”. Në përfundim, profesor Kolard tha se këto zbulime tregojnë se të qenit anglo-saksonë kishte më shumë gjasa të ishte “një çështje e gjuhës dhe e kulturës, dhe jo e gjenetikës”.

Pyetja kryesore ishte: A zhdukën ata me shpejtësi nga pushtuesit evropianë, duke u zëvendësuar me banorët romano-britanikë të Anglisë? Apo valët më të vogla të emigrantëve ngadalë u integruan, shumuan dhe u vendosën të banonin përkrah fiseve lokale, që mësuan shpejt gjuhën dhe aspektet kulturore të pushtuesve të ardhshëm anglo-saksonë?

Profesori Dobni thotë se problemi qëndron tek “kontradikta e dukshme midis teksteve të hershme historike (të shkruara diku pas ngjarjeve që nënkuptojnë se të sapoardhurit ishin të shumtë dhe që e zëvendësuan popullsinë  romano-britanike), dhe disa shënjuesve biomolekularë të kohëve të fundit të marra drejtpërdrejt nga skeletet e anglo-saksonëve të lashtë, që duket se sugjerojnë se numri i emigrantëve ishte i paktë”.

Në thelb, zbulimet e reja sugjerojnë se vendbanimet e hershme anglo-saksone, ishin “një përzierje si e të ardhurve, ashtu edhe e emigrantëve, dhe në vend të zëvendësimit me shumicë të popullsisë lokale, pati një proces të kulturimit, ku gjuha dhe kultura anglo-saksone, u adoptua në shumicë nga popullata lokale”. / Ancient Origins – Bota.al

9 komente në “Kush ishin anglo-saksonët? Fise paqësore apo barbare?”

  1. Jansen says:

    Anglo saxonet ishin fise gjermanike te vendosur ne Angline e sotme. Ne Angli ishin fillimisht ne Jug uellshet dhe ne veri skocezet. Anglo Saksonet i shtyne skocezet ne Veri dhe uellshet ne Uejlls, ne lindje.Se sa paqesore ishin flet pushtimi i tokave dhe vendosja ne to. Ne pjese te Anglise kishte edhe vikinge nga Danimarka te cilet duhet te jene vendosur ne Veri te Anglise.

    1. Per korrektese says:

      I nderuar Jansen,
      A e kupton cili eshte perfundimi që duhet të nxjerrin nga kjo njohuri?
      Eshte që ne Ballkanasit jemi te fantaksur se kush është më i vjetër nga ne popujt e Ballkanit. Rumunet Jane një popull i mbledhur me dorë nga romakët, mbasi u asimiluan Dakët, dhe nuk duan t’ja dine fare.
      Serbët Jane te ardhur te shekujve VIII dhe IX, dhe pretendojne sikur kane këtu nja 3 mijë vjet.
      Grekët e sotëm janë nje popull surrogato dhe nuk kane lidhje fare me grekërit e vjetër, por pretendojne sikur vijne nga Akili dhe Agamemnoni.
      Ndersa ne shqipetarët rrekemi me çdo mënyre te vertetojme prejardhjen ilire.
      Nuk e sheh se sa u plas Amerikanëve dhe Anglezëve per te vërtetuar se nga vijne? As e rruajne fare, por thone Ne jemi.ketu, dhe nuk na plasi kush ka qene ketu para nesh.
      Edhe ne keshtu duhet te bëjmë. Jo ilirë jo stër-ilire. Ne jemi shqipetare dhe pikë. Nga kemi ardhur ne, e dimë ne. Ke ndonje problem ti “vëlai greku” apo “druzhe serbi”?
      Si thoshte Sulejman Krasniqi? “Luftojmë skypas, flasim skypas”.
      Në këtë tokë jemi të gjithë të ardhur dhe të ikur.
      Vetëm kur të vijë ndonjë fis alien dhe te pretendojë te na marre planetin, atëhere do.kuptojmë se sa debila jemi qe vrasim njeri tjetrin per dy metra gardh.

      1. Baton says:

        E ke qare kete pergjigjje, bravo!

  2. Tajari says:

    Po,kane qene fise gjermane,por keta ishin me origjine nga Viçidoli…keshtu shpjegohet pse ishin aq te pa bindur .??

  3. Hasoni nga Buckinghami says:

    Anglo Saksonet ishin fise Gjermanike te shkeputura, barbar deri ne palce! Ata u dynden ndrejt tokave te sotme te anglise.Edhe sote ne venat e anglezeve te felliqur rjedh gjak me ADN barbari. Mos i ze bez anglezit se te there mbas shpine. Popull i felleiqur!

    1. ILIRI says:

      I FLLIQUR; SEPSE NUK KENI LERE VENDE PA MBJELLE KANABIS + SKENI LERE DYQAN E BANESE PA VJEDHUR, ANGLEZET KANE GABUAR QE JUKANE PRANDUAR NE TOKEN E TYRE.PRANDAJ TE FLLIQUR JENI FISU I JUAJ I A…..

      1. I.Hoti says:

        Po ti zotni Ilir! Pse hetues’ polic’prokurore’gjyqtare e gardian jeni? flas per shkrimin kuptohet. Komenti me siper eshte banal sa nuk dua te perdore fjale…..por pergjigja juaj duke paragjykuar e fajsuar bashkombesit, nuk me pelqeu…Mdoashta nga nervozizmi???

  4. Pargali says:

    Anglo saksonet nuk kane qene ndonjehere ” luftetare legjendare” sa per te qene te sakte.

    Dihet qe fistet gjermanike u perzien me romako keltet vendas ne Britani.

    Asgje e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje