Shkrimtari i njohur shqiptar Besnik Mustafaj fton të gjithë miqtë e tij ta lexojnë “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit

12 Korrik 2021, 16:24Kulturë TEMA

Shkrimtari i njohur shqiptar Besnik Mustafaj, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, e cilëson romanin “Eskadronet e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit si ngjarje e shënuar për letërsinë shqipe bashkëkohore dhe fton të gjithë miqtë e tij ta lexojnë këtë vepër, të cilën e cilësohet si “një ndërmarrje shume e guximshme dhe pohon se është i lumtur që Bardhyl Mahmuti ia ka arritur të na japë një shembull të lavdërueshëm se gjuha shqipe është e aftë ta shprehë një mizori te skajshme pa rënë në patetizëm.

Në këtë kontekst vlen të përmendet se në postimin e Besnik Mustafajt ka komentuar edhe Virion Graçi, shkrimtar i mirënjohur shqiptar i përkthyer në disa gjuhë botërore. Ai shkruan:

“Tani po e rilexoj. Jam te faqja 356. Një rrëfim që sintetizon fotografinë historike me elementet e trillit romanor. Fatmirësisht, mbizotëron faktografia, historia e letrarizuar”.

Të gjithë të interesuarit për romanin “Eskadronët e vdekjes” mund t’i drejtohen Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, që ka marrë përsipër botimin e kësaj vepre letrare.

Teksti i plotë i postimit të Besnik Mustafajt:

Romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmuti është një ngjarje e shënuar për letërsinë shqipe bashkëkohore. Janë shkruar shume analiza historike si dhe libra me kujtime nga protagonistet lidhur me terrorin genocidal që ushtroi regjimi i Milosheviqit mbi popullin shqiptar të Kosovës gjatë dekadës së fundit të shekullit XX. Këto botime kanë dhe do të kenë rëndësinë e tyre te pazëvendësueshme për të rindërtuar dhe sistemuar Historinë dhe të vërtetën e saj si kujtesë kolektive. Por, në dijeninë time, asnjë shkrimtar nuk i është qasur në këto përmasa kësaj të vërtete për ta rindërtuar atë si lëndë romaneske. Ka qenë një ndërmarrje shumë e guximshme dhe jam i lumtur të pohoj sot se Bardhyl Mahmuti ia ka arritur, duke na dhënë një shembull të lavdërueshëm se gjuha shqipe është e aftë ta shprehë një mizori të skajshme pa rënë në patetizëm. Nuk di ndonjë rast tjetër letrar, ku gjuha shqipe të ishte vënë në një provë të tillë të madhe. Meritat i takojnë romancierit Bardhyl Mahmuti. Dua të nënvizoj edhe një aspekt tjetër në këtë shënim të shkurtër. Dihet se Bardhyl Mahmuti ka qenë pjesëmarrës aktiv në këto ngjarje. Si romancier, ai duhej të përballej gjithë kohën e shkrimit me tundimin e “dëshmitarit” të ngjarjeve. Ka qenë një kurth i madh ky. Po të kishte rënë në të, autori do e kishte rënduar romanin pashmangshëm me emocionet e veta, duke e ngushtuar dashje pa dashje dritën që hedh mbi të vërtetën njerëzore, kombëtare dhe politike të protagonistëve të romanit. Shmangia e këtij kurthi është një fitore themeltare për romanin. Meriton vetëm përgëzime. I ftoj të gjithë miqtë e mi ta lexojnë dhe shpresoj se Bardhyl Mahmuti do të na vijë serish me një roman të ri.

6 komente në “Shkrimtari i njohur shqiptar Besnik Mustafaj fton të gjithë miqtë e tij ta lexojnë “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    “Shkrimtari i njohur shqiptar”? E bukur kjo! Une nuk di qofte edhe nje titull te ndonje vepre te ketij “Shkrimtari te njohur”. Ah, po, si spiun dhe vegel qorre e regjimit komunist, i cili u muarr me politike me urdher te Ramiz Alise, ky vertete eshte i njohur, bile i dalluar. Sa per vepren qe rekomandon per tu lexuar, nese ajo eshte ne nivelin e nevojshem, nuk ka nevoje te rekomandohet nga nje bajge si Mustafaj, behet vete nje liber “bestseller’.
    Ndaj them, mos na hapni barkun Tema, me keto percaktime te tipit “Shkrimtar i njohur”. Apo e beni me te vetmin qellim, qe mos ta zeme me dore vepren qe ky rekomandon?

  2. I fejuari says:

    Ky eshte njeriu me buth q.==qe kam njohur kur ishte minister I jashtem, Mreti I injorances diplomatike dhe spiun I dores se fundit per arsye te nivelit qe ka.

  3. Aleksander Thana says:

    “shpellari I njohur” I sali serbit.

  4. qytetar says:

    O zot !
    Gazetare KAZANI !!!!!!!!!!!!!!!
    Shkrimtar i njohur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????????????????
    Artist i njohur !!!!!!!!!!!!!!!!!!??????
    Kengetar i njohur….etj…..
    Kur asnjerin se njeh askush.
    ……sidomos Besnik Mustafajin qe na qenka pqerkthyer ne disa gjuhe te botes …….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Bardha says:

    Shkrimtari i njohur i shpellave

  6. Radio Elbasani says:

    Ku je o Llazi se na ke lane vetem
    Pse ky koke lopa nga Tropoja eshte shkrimtar????
    Amman o Llazi dill dhe komento
    Aman o Llazi, çfa re do thonte Muç Xhepa alias kari antikomunist qe do hidhte ne ere uzinen12
    Aman o Llazi e ke pa Muç lafsh gjelin me dy gusha plot kolesterol
    A Llazi Llazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje