Ikja e poetit Petrit Ruka

10 Korrik 2021, 12:00Kulturë TEMA

Nga Ethem Ruka

Ju falënderoj pa masë për nderimin që i bët vëllait tim, Petritit , në rrugëtimin e tij drejt përjetësisë. Ai iku i plotesuar duke marrë me vete dashurinë tuaj e duke na lënë pas një trashegimi  të tërë që me siguri koha do ta vlerësojë më shumë. Petriti vetëm fali për vendin e tij pa kërkuar asgjë në shkëmbim.  Ai nuk kurseu asgjë për të shenjtëruar vendlindjen e tij dhe tonën, Tepelenën.

Për herë të parë ne jetën time shkrova disa vargje. Nëse Petriti do ishte gjallë, nuk do kisha guxuar kurrë te prekja ne tempullin e tij. Megjithatë guxova për ju,  i bindur se shpirti i tim vëllai nuk besoj të jetë shumë kritik me mua. Ju falënderoj dhe ju përqafoj të gjithëve me shumë mirënjohje.

IKJA E POETIT PETRIT RUKA

Një yll u shkëput nga kupa qiellore e asaj nate të korriktë

La pas një vijë të përflakur, trakejtoren e shpirtit tënd gjithë dritë

Ike Peterit, ike në shoqërinë e baladave të lashta të vendlindjes,

I bekuari poet, ike si princ i fjalës së bukur shqipe, si princi i poezisë.

Ike poeti rrebel, ike i brishtë si lulja e qershisë së avllisë tënde

Ike vrullshëm si ujrat e kristalta të lumenjve të Tepelenës

Ike dhe more me vete dashurinë e shamizezave qiellore

Ike rrëmbimthi si erërët e luginës pa mundur t’i thoshe të gjitha.

Vet e ke thënë, poetët ikin dhe pas lënë poezinë

Mos mi trishto të gjallët, të mirët e të këqinjtë një ditë andej do të vinë

Mos u trishto atdheu nuk shitet, të gjallët e të rënët përsëri ngrihen

Ti vetëm gjej qetësinë dhe vazhdo të shkruash vargje perëndie.

Te fala Naimit, Fishtës, Migjenit, Dritëroit, Deradës, e gjithë poetëve të tjerë

Puthi dorën Buzukut që shkroi hyjnishtnë shqip formulën e pagëzimit,

Të fala Qazim Shemes e  Maliq Lilës së vendlindjes si dhe piluriotit të artë Lefter Cipa,

I sigurt se kjo tokë e lashtë farën tuaj me poetë të tjerë do ta mbjellë.

3 komente në “Ikja e poetit Petrit Ruka”

  1. Nik says:

    I pa harruar kujtimi i poetit Petrit Ruka. Vellai ka shkruar fjale te arta per vellane.

  2. ela says:

    Njerezit mendjendritur brezat do ti kujtojne,ju lexofshin poezite dhe lartesote emri sa malet e Tepelenes,ngushellime familjes

  3. Sokrati says:

    E mrekullueshme!
    Pavdeksia eshte testamenti i poeteve dhe i njerezve atdhetare, qe lene vepra me vlere per vendin dhe njerezit…
    Ngushellime familjes, fisit, krahines. te cilet ndjehen krenare per emrin e magjishem, PETRIT RUKA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje