Kujtime, dëshmi dhe gjurmë nga 3 personazhe: Galip Hatibi, Trifon Xhagjika, Hito Sadik
Nën kujdesin e Anila Zajmi,
Ekspozita synon të paraqesë formën dhe përmbajtjen e një memoriali për krejt personat e zhdukur në vendin tonë, të cilët janë ende me këtë status edhe pasi kanë kaluar tri dekada nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri.
Nëpërmjet efekteve muzikore, elementëve audio-vizualë, fotove, eksponateve dhe faksimileve, do të krijohet atmosfera e dhunës nëpër burgjet apo kampet e punës në Shqipërinë e periudhës së diktaturës komuniste.
Ky realizim memuaristik përmes gjuhës dhe shprehive të artit, ka për qëllim të sjellë nga humbëtira ku gjenden prej vitesh të tërë zërat dhe rrëfimet e të humburve, atyre që diktatura u mundua t’i dënojë, denigrojë deri në shoërbërje!
Fakte të pazbuluara më parë, që hedhin dritë mbi secilin prej tyre!
Une pashe dje kujtesen e humbur te shqiptareve ne pallatin e kongreseve. Jo vetem u ka humbur kujtesa, por jane kthyer ne terroriste dhe kriminele gjysma e tyre duke duartrokitur nje kryekriminel. Keto na ndajne ne sot, ato dje mbajeni per vete ju qe i demonstroni se s’kane se ç’me duhen.