Nga Alfred Peza
Enver Hoxha do ta ketë patur zili sot nga varri Sali Berishën, që ia doli edhe pas 30 vjetësh demokraci, ti imponojë partisë së tij parrullën që ka patur më për zemër në diktaturë. Ndryshimi i thellë është se me fjalinë diabolike “bar do hamë por parimet nuk do ti shkelim”, Enver Hoxha motivonte komunistët, që ti rezistonin izolimit dikatorial. Ndërsa Sali Berisha, po ia del që të diktojë izolimin e demokratëve nga perëndimi, tani në liri.
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, vetëm pak orë përpara fillimit të pushimeve të gushtit, i ka dërguar publikisht PD dhe Kryetarit të saj Lulzim Basha, mesazhin më të fortë të bërë ndonjëherë kundër “liderit historik”. Pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Sali Berisha nuk duhet të jetë më 9 shtator, pjesë e Grupit Parlamentar të PD në Kuvend. Pikë.
“Dëshiroj të theksoj se ndërsa Kryetarët (do të) futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Në fakt do të ishte ironi dhe tragjike që PD do të hante bar për deputetin dhe për hatër të këtij deputeti”,- deklaroi në mënyrën të troçtë, kryediplomatja amerikane në oborrin e SHQUP, duke shpresuar e uruar gjithësesi që më e keqja të mos ndodhë.
E përkthyer “shqip-shqip” Yuri Kim i ka kërkuar Lulzim Bashës që, kur grupi parlamentar i PD që doli nga zgjedhjet e 25 prillit të futet ditën e parë në Kuvendin e ri, Sali Berisha të qëndrojë jashtë. Kaq thjeshtë dhe qartë. Në rast të kundërt, pra nëse nuk do të distancohet nga Sali Berisha, mesazhi ishte se edhe PD do të izolohet totalisht nga perëndimi si dikur PPSH e Enver Hoxhës.
Ky është “kërcënimi” i dytë i madh, që PD ka marë nga përfaqësuesit e SHBA, në këto dy vitet e fundit. I pari i erdhi nga zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mathew Palmer, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” përpara zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku deklaroi se nëse ditën e votimit do të kishte dhunë nga opozita që i bojkotoi, atëherë PD dhe LSI rrezikonin që të klasifikoheshin si organizata të dhunshme.
Ndërsa sot Ambasadorja Yuri Kim e “kërcënoi” Lulzim Bashën me izolimin e tij nga SHBA si lider politik dhe të PD nga perëndimi. Nëse ndodh realisht, ky do të ishte akti më i rëndë dhe njolla më e zezë në historinë 30 vjeçare, të partisë së parë antikomuniste në Shqipëri. Sepse partia që u krijua me misionin për të çarë izolimin ideologjik gjysëmshekullor dhe për të ribashkuar shqiptarët me perëndimin, sot rrezikon të ketë fatin e partisë që rrëzoi nga pushteti.
A do ia dali PD që të distancohet nga Sali Berisha? A do ketë këllqe Lulzim Basha që ta largojë “babin e tij politik”, nga partia që ai themeloi dhe vijon ta drejtojë ende “de facto”, prej tri dekadash me radhë? A ka sot PD një lidership të fortë për tu ngritur në lartësinë e kësaj sfide të jashtëzakonshme, duke vendosur interesat e opozitarëve shqiptarë, mbi hallin personal të Sali Berishës dhe familjes së tij? A do ti bëhet PD bunker ish Kryetarit të saj, apo do ta detyrojë atë, që të përballet individualisht me akuzat që i ka bërë SHBA?
Brohoritjet e shfrenuara të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD, vetëm pak ditë më parë dhe deklaratat e deritanishme të Lulzim Bashës dhe atyre që e rrethojnë, nuk të japin shpresë që kjo të ndodhë. Sepse Sali Berisha është “pronari” i PD dhe jo thjeshtë ish Kryetari i saj. Ndërsa Lulzim Basha është thjeshtë, administrator i deleguar prej tij, për ta drejtuar PD për sa kohë do mbrojë të zotin e saj.
Ndaj është e kotë në këto kushte që të presësh shtatorin, për të parë atë momentin kur Lulzim Basha do të jetë i detyruar që të eci përkrah Sali Berishës, kur PD të rikthehet pas mbi 30 muajsh bojkoti në sallën e Parlamentit. E kur kjo të ndodhë llozhat do jenë bosh, sepse do jetë momenti kur do nisi bojkotimi i PD dhe Lulzim Bashës, nga përfaqësuesit e SHBA dhe të BE.
Ky do të jetë fillimi i fundit të PD së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi këtu misioni historik i kësaj partie, përfundon përgjithmonë. Ashtu siç përfundoi më 8 dhjetor 1990, edhe PPSH e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. Këtë e paralajmëroi që sot kryediplomatja e SHBA në Tiranë kur tha se kjo “do të ishte ironi historike dhe tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.
Sali Berisha na ka dalë borxhit me kohë, me sinqeritetin që e karakterizon, kur tha: Pas meje qameti!
Zoti Peza! Ju shkruani:” Brohoritjet e shfrenuara te delegateve ne Kuvendin Kombetar te PD, vetem pak dite me pare dhe deklaratat e deritanishme te Lulezim Bashes dhe atyre qe e rrethojne, nuk te japin shprese qe kjo te ndodhe.”
A mos ndoshta, i nderuari zoteri, duhet t’ju kujtojme, se ne diktature jane te gjithe pro dhe te gjithe kunder diktatorit? Ka nje moment, se kur do te ndodh permbysja. Dhe ata qe e kane vendosur dine mire se kur eshte ky moment.
Tashti, Sali Shiqerja, PD dhe Lulishkure Bisha, bashkë me BARIN, le të hanë MUT sa të fryhet…..
Alfred
Sikur tha edhe “partia ne pushtet, ps, te leshoje nga partia e pushteti”.
Apo kete se degjove?!
Cfare te leshoje nga pushte Alfred, Mero etj?!
Alfred, ke harru vetem nje parrulle: Komunistet nuk dorezohen..
Dhe Saliu si komunist i diteve te para nuk ka per tu dorezuar,…. kot e keni!!!
Dikur recitonim: Kur themi Lenini nekuptojme partia dhe kur themi partia nenkuptojme Lenini.
Ndersa sot kur themi saliu nenkuptojme pd dhe kur themi pd nenkuptojme saliu. Keshtu qe zonja Yuri Kim (qe se di kete vjershen me siguri) nuk e kupton qe me perpara iken PD nga Saliu se sa Saliu nga PD!!
Nën’ hijen e kandilit do të rrojmë dhe parimet nuk i shkelim!
Barë do të hamë dhe nuk do të përkulemi!
Kujtuan shqiptarët e varfër se hoqën komunizmin, por komunistat e vërtetë nuk shqiten kollaj, me breza qëndrojnë të palëkundur.
“…O Ibsen, Kuksi a blu. O Ibsen, kena fitu! Ne kena investu për Bashen dhe do e mbrojm deri në vdekje!”
Kjo është fytyra e vërtetë e PD sot, fatkeqsisht! Nër rastin më të mirë, këta që mendojnë si më sipër, duhen cuar në spital. Në rastin më të keq, duhen lidhur përpara se të na marrin fytyrën të gjithëve edhe për 30 vitet e ardhshme.
jo bar po kar do hame dhe parimet nuk i shkelim!