Protesta kundër vaksinimit të detyruar dhe Pasaportës së Gjelbër në Itali

30 Korrik 2021, 09:16Bota TEMA
Protesta kundër vaksinimit të detyruar dhe Pasaportës së

Protesta të shumta janë mbajtur ditën e sotmë në 12 qytete të Italisë. Rfi shkruan se protestat u mbajtën kundër kalimit me Pasaportë të Gjelbër dhe kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kalimi me Pasaportë të Gjelbërt do të hyjë në fuqi në datë 6 gusht në Itali.

Tubimet e sotme në Itali u organizuan nga Komiteti Zgjedhja e Lirë. Protestuesit, mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Masa diktatoriale e Green Pass” dhe “Ne jemi për lirinë”.

Ndërkohë që qindra njerëz, përfshirë një numër parlamentarësh, qëndruan nën një banderolë të madhe ku shkruhej: “Të bashkuar për lirinë e zgjedhjes, kundër të gjitha diskriminimeve”. Shumë nga ata që dolën në shesh duke mbajtur pishtarë bërtitën: “Liri” dhe: “Duart larg fëmijëve tanë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje