Një shpërthim i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez të Nanjing është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, me mediat shtetërore që e quajnë atë “infektimi më i gjerë pas Wuhan”.
Rritja e re e rasteve pozitive me Covid-19 ka bërë që disa në mediat sociale kineze të spekulojnë nëse vaksinat kineze po funksiononin kundër variantit Delta.
Nuk është e qartë nëse të infektuarit janë vaksinuar apo jo, por duke konsideruar që Kina ka ecur me hapa të shpejtë në procedurën e vaksinimit lind dyshimi i efektivitetit të vaksinave.
Sipas mediave vendase, një numër i vendeve të Azisë Juglindore të mbështetur te vaksinat kineze kanë njoftuar kohët e fundit se do të bëjnë një ‘përzierje’ dozash ose do të kalojnë në përdorimin e vaksinave të tjera.
OBSH në fillimet e saj tha se studimet treguan se vaksina Sinovac parandaloi sëmundjen simptomatike në 51% të atyre të vaksinuar dhe parandalon shtrimin në spital me 100% për të rriturit e moshës 18 vjeç e lart, kur miratoi vaksinën në qershor.
Disa vende që vendosën përdorimin e vaksinave kineze kanë norma të larta të vaksinimit dhe ende po shohin një rritje të numrit të infektimeve.
Një debat mbi efikasitetin e Sinovacit po shfaqet midis Hong Kongut dhe Singaporit, duke i shtuar një shtresë tjetër pasigurie të shumëpritur midis dy qyteteve.
Profesor Wallace Lau Chak-sing, këshilltar i panelit të Hong Kongut, mbrojti efikasitetin e vaksinave të prodhuara në Kinë, një ditë pasi qyteti u mor me mungesën e të dhënave në lidhje me efektivitetin e tyre kundër variantit Delta.
Qeveria duhet te mendoje rivaksinimin e moshave 65+ me Pfizer. Vaksina kineze humbet pothuaj gjithe mbrojtjen pas 6 muajsh.