Lamtumirë doktor!

31 Korrik 2021, 18:33Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat.

Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha anëtarëve të PD se për sa kohë Sali Berisha do të jetë pjese e PD dhe i pa denoncuar nga kjo parti, ata do të hanë bar.

Do të jenë të izoluar dhe kushdo tjetër në ofertë, në këtë rast Edi Rama, do të jenë të preferuarit e tyre. Që do të thotë se militantët e saj do rrinë edhe për shumë kohë larg sofrës së pushtetit dhe do t’iu ngjajnë vit pas viti shqiptarëve të hirnosur nga uria e viteve ‘80-të.

Ndërkohë në breg të Lanës nën cinxërimën e gjinkallës dhe aromës së fekaleve, një pjesë rreshtohet në bllok me Berishën. Këta jo se nuk e dinë që kjo është një kauzë e humbur, por shpresojnë në një kthim të rrotës. A nuk ishte ‘97-ta një humnerë për doktorin por ai u kthye prapë?

Në fakt këta harrojnë se Berisha ishte 24 vite më i ri dhe socialistët ishin me letra të dyshimta në departamentin e shtetit. Tregues është se asnjëherë në atë kohë amerikanët nuk ishin shprehur kaq ashpër për Berishën.

Pas 30 vitesh DASH nuk ka asnjë hije dyshimi se kush është njeriu që në fillim e sponsorizuan dhe pastaj e duruan. Tani e kanë flakur. Nuk ju duhet më një kufomë politike.

Ka disa që besojnë se kjo është një lojë e Ramës me Sorosin dhe loja mund të ndryshojë. Këta nuk ia vlen t’i marrësh në diskutim. Kaq mbushin.

Një pjesë tjetër e dinë situatën por thjesht presin zhvillimet me shpresë se fati, ndërkombëtarët dhe rrethanat do ta zbojnë Berishën nga PD dhe lejojnë që kjo parti të zhvillohet normalisht. E kanë të kotë. Të gjithë. Edhe Lulzim Basha bashkë me ta.

PD ishte një frymë e cila bëri për vete jo pak njerëz në krijimin e saj. Në vite Berisha u kujdes të spastronte kundërshtarët që ishin edhe valenca politike dhe intelektuale që e kishin sjellë në pushtet.

Pak nga pak, ajo u katandis në një shumatore fanatikësh, banditësh dhe disa emrave që ende janë të papërzier në aferat e pista të Berishës por që nuk kanë rrënjë në atë parti. Ata i heq dhe i vë kur të dojë Berisha. Janë thjesht fasadë pa peshë në atë parti.

Për më tepër Berisha ka nën urdhrat e tij një skalion njerëzish të punëve të errëta të cilët trembin edhe kryeministrin e Shqipërisë. Këta janë marrë me vrasje, trafiqe dhe punë të tjera të zeza, pa harruar postë kyçe në drejtësi dhe polici. Këtyre iu trembet edhe Basha.

Iu trembet kaq shumë saqë nuk ka guximin dhe as ka për të ndërmarrë iniciativën që të deberishizojë PD-në. Ajo tashmë është një parti e cila do ndjekë Berishën në rrugëtimin e tij.

Do vdesë bashkë me të. Të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë nga oktapodi Berisha dhe sistemi okult i tij nuk janë as SPAK e as Rama por amerikanët. Dhe këta mesa duket i janë futur punës. Kanë edhe disa të fundmit iluzione për Bashën. Sapo të qartësohen për pafuqinë e tij, do fillojnë të tregojnë fuqinë e tyre./dritare.net

28 komente në “Lamtumirë doktor!”

  1. Shaqo says:

    O Dritan, gjuha e drejtperdrejte nuk eshte cinizem.
    “Cynic is a man who knows the price of everything and value of nothing”.
    Pra gjuha e ambasadores nuk ishte aspak cinike.

  2. Kozmo says:

    KUSHDO qe mendon, shpreson qe Berisha dhe shume te tjere do te perfundojne keq, GABOHEN RENDE. ATA VETEM DO TE E LARGOHEN NGA POSTET E TYRE. KAQ ESHTE PUNA E AMERIKES. DURONI DERI NE SHTATOR IN E FAMSHEM, DO TE SHIKONI CUDIRA.

    1. Osman Gazepi says:

      Po ti ben mire qe do ta qetesosh Saliun, po shko e pyete ate vet, qe ka 2 muaj qe nuk ve gjum ne sy, sepse e di fundin e tij dhe nuk ka iluzione si ty. Lur flet Ameika, spurdhjake si ty duhet te mbyllin halene!

    2. Asd says:

      Sipas teje amerikanet e kane ndezur me kot zgaren!?

    3. sela says:

      Ndaj te njejtin mendim me Ju!Berisha eshte prodhim Made in” USA” e kam cilesuar qysh kahera qe fbrika qe e prodhoi ajo e ka tagrin per ta çmontuar!Berisha eshte monument agjenturash e per pasoje rruhet nga “shteti”!Ai vetem do largohet nga politika dhe kaq!SPAK do luftoje me teorine Kineze qe ” Te kapim peshqit e vegjel qe mos te behen te medhenj”dhe keshtu zhduket korupsioni!Po te qe per tu arrestuar Berisha ka kaluar periudha te frikeshme per kete vend:Vrasjen e Remzi Hoxhes,te gjithe bashkepunetoret e tij me “infarkt miokardi”,97-te,98,Gerdec (per interes te …),21 Janar, shitje teritoresh Shqipetare se bashku me kukullen e tij Basha e deri ne zaptimin e privatizimin per interesa te ngushta te 1/5 e teritorit shqipetar me vila ne mal,ne fushe e bregdet ,pa permendur ketu kompleksin “Partizani” !
      Ndaj kam edhe une bindjen qe ate do ta largojne nga politika sepse eshte bere pengese per “yllin ne ngjitje” nje tjeter zvaranik po si ai qe mund ta vrase e djege Shqiperine pa iu dridhur qerpiku!
      Sali Berin e prodhoi “fabrika” dhe vetem ajo ka legjitimitetin ta çmontoje!Sa per “barin” populli Shqipetar ka hengur bar e do vazhdoje te haje akoma i dhjere por krenar!

  3. Taulant says:

    O Dritan Amerika ka vensosur ti thote gjerat hapur.
    Rama & Co jane te kenaqur me Berishen ne politik.
    Amerika jo, sepse e kupton qe vetem opozita e paster e shpeton Shqiperin.
    Heqja e Berishes nga politika hap rrugen e arrestimit te shume minitarve e ish-ministrave te RAmes.

    1. ben says:

      Taulant-cdo gje e ke thene drejt, por ke harruar ne fund qe te shtosh “…ish ministrat e Salihut dhe Like Floririt me keta te dy ne krye”.

      Kozmo-Ajo qe keni shkruar juve se gjoja Amerika nuk do merret me me Berishen pasiai te largohet perfundimisht nga politika eshte shume larg se vertetes. Aresyeja eshte teper e theshte. SHBA nuk i le kurre gjerat pergjysem, por i con ato deri ne fund. Berisha ka vetem nje perfundim dhe ky eshte burgu. SHBA kerkon qe te vendoset pergjithmone ne Shqiperi, duke e bere vendin tone nje shembullse si mundet te perparoje nje vend i vogel e i varfer, nese perqafon politiken amerikane, sidomos kur dihet se shqiptaret jane populli me pro amerikan ne bote. Qe te kete prosperitet, Shqiperia duhet pastruar nga pislleku dhe pislleku me i madh eshte cifti Berisha-Meta.

  4. emigranti says:

    Se kuptoj kete zhurme tani qe Saliu eshte ne opozite dhe nuk eshte as kryetar partie.
    Ky zoteri kur bente zullume qe jane me shumice quhej si njeri i besueshem i Amerikes dhe pse gjith kjo zhurme mediatike e nuk e dergojne para drejtesise te cilen thone se e ndreqen per mjaft paudhesi qe nga 1997-ta, Gerdeci, 11 Janari, apo pasurite e familjes.
    Mos behet kjo zhurme tani per te maskuar aktin e turpshem te tradhetise qe po kryen Rama, duke shitur Kosoven dhe lidhur me Serbine, pikerisht ne momentin qe Kosoves i nevoitet me shume se kurre mbeshtetja e Shqiperise.

  5. Petrit says:

    Mire mjero qe shanë BERISHEN sepse duke qenë dikush qe ka lepirë fundshpinen e te gjithëve me radhe mend edhe te mos e marrë kush seriozisht sepse ate din të beje.
    Por kur te komenton edhe i biri i kriminelit ylli hila te vjen per te nxjerre zorret.
    Sa poshte kena ra si shoqeri.
    Sa keq me vjen per bashkekombasit e mi.
    Sa keq me vjen per atdheun tim.
    #medetperju# o shqiptarë.
    ¥

  6. gjuha e duhur do ishte :

    Shkofsh ne pidh te shiqeres qen Serbi ,
    e mos te ngelt fare me pas .?

  7. Loku says:

    Analize korrekte Bravo

  8. Ermal says:

    Ik o gruqim shif Rudinen qe ka henger karat e gjithe Tiranes dhe Rames qe ta futi karin dhe ti vazhdon e mbron

  9. ana says:

    hahahahah o Kozmo po a ka me keq per birishen sesa te pshurret nga superfuqia boterore, pikerisht nga ky shtet qe po e damkos dite e per dite?Brenda PD-se ka grupe paramilitare te rezikshme qe per baba kane birishen. E pra keto do te zhduken do apo nuk do ti!

  10. SI I ATI ASHTU I BIRI says:

    Shkelzen Berisha është ai që e bënë zbor PD dhe gjysmën e Shqiptarisë ai ka vrarë në Shqipëri dhe në Kosovë me falangat e tyre andej e këndej kufirit për 30 vite e kanë mbshtjellë veshkën në dhjamë Berishët nëse SPAK nuk hapë dosjen e familjes Berisha nga të tjerët është vetëm politikë

  11. Koço says:

    Berisha Ky Gjarpëri me shume shumë koka ,ky njeri i kobshëm me tërë veset më të zeza , ky Monstër ,Simbo i Vdekjes Pabesisë ,Intrigave , Aferave Koruptive Përçarjeve e Shkatërimit të ketij vëndi . Ky Qelbanik Guxoi të tallet e ironizoj Shqiptarët e ndershëm e të persekutuar , vrarë , burgosur e denigruar në vuajtje e mjerim . Paturpësisht e poshtërsisht ,Ky Shpellar , Agjent dhe Vrasës i mijëra e mijëra shqiptarëve edhe sot si pasojë e Hapjes së Depove të Armëve të vitit 97, Gërdecit etjera ky pjellë e përçarjes , vëlla vrasjes , konflikteve Duket se është “Ndergjegjësuar”dhe po kërkon që Sh . B . A tja fshijë ” Njollën ” duke mundesuar ti pastrojë Ndërgjegjien për ta çuar para Drejtësisë e më pas ta çojë pas hekurve e ta “Reabilitojë duke i dhenë me të drejtë Statusin e” Bashkë Vuajtësit e Fajtorit ” drejta edhe vonon por nuk Haron .

  12. Lasgushi says:

    O Dritan! Si njeri i gjezdisur qe je.Ashtu dhe koleget e tu,mundet te na jepni nje pergjigje ne shqiptareve sudevlope?
    Sa dhe a e can koken SOROSI,ne moshen qe dhe me pasurine qe ka,per Berishen,Romen dhe Shqiperine!!?

  13. astrit USA says:

    Po mire mo ju qe thoni heqiae berishesi hap rrugen arestimit te ish ministrave te rames.Po berishen duhet te presim dhe 30 vite te tjera ra arrestojme.Si flisni keshtu ju flisni sikur shtetn po e ndertojm sot harruat qe ka mbi 100 vjet ndertimi i shtetit tashti duhet te flasim per persoshen etij.Kush kryeb faj duhet te pergjigje,pak faje qendrojne ne kurizin e berishes e te tjereve qe drejtesia duhet te merret me to Amerika po ndihmon qe shqitaret ti dalin zot vendit tyre mos te lejojne dy kategori ndeshkimesh ata qe e kan mbushur kupen dhe nukdgjykohen dhe ata qe jane te nje niveli tjeter denohen para ligjit te jene te barbarte keshtu fuksionon shti ligjor jo me fjale Lejimi i Berisheste hyj ne parlament eshte paralize e kucendit dhe shkatrrim i shtetit eshte vetem dialog i berishes me ramen sic kane bete qe prej vitit 2013.Berisha ka strategjine te ngatrroj gjith vebdin per te larguar vemendjen per marren e tij para ligjit per ty pyetur e gjykuar per te gjitha krimet qe ka kryer,qe nga embargo qe theu per furnizimin e serbise me nafte gerdein 1997 e 98 etj pa u derguar berisha per tu gjykuar nuk ka qetsi ky vend nekete rast nuk duhet te shpetojne as ata qe kane kryer vepra penale dhe nuk jane gjykuar deri tashti qofte ne pyshtet dhe ne opozite.Kesgtu fuksionon shteti ligjor ska medyshje per kete.

  14. astrit USA says:

    Po mire mo ju qe thoni heqiae berishesi hap rrugen arestimit te ish ministrave te rames.Po berishen duhet te presim dhe 30 vite te tjera ra arrestojme.Si flisni keshtu ju flisni sikur shtetn po e ndertojm sot harruat qe ka mbi 100 vjet ndertimi i shtetit tashti duhet te flasim per persoshen etij.Kush kryeb faj duhet te pergjigje,pak faje qendrojne ne kurizin e berishes e te tjereve qe drejtesia duhet te merret me to Amerika po ndihmon qe shqitaret ti dalin zot vendit tyre mos te lejojne dy kategori ndeshkimesh ata qe e kan mbushur kupen dhe nukdgjykohen dhe ata qe jane te nje niveli tjeter denohen para ligjit te jene te barbarte keshtu fuksionon shti ligjor jo me fjale Lejimi i Berisheste hyj ne parlament eshte paralize e kucendit dhe shkatrrim i shtetit eshte vetem dialog i berishes me ramen sic kane bete qe prej vitit 2013.Berisha ka strategjine te ngatrroj gjith vebdin per te larguar vemendjen per marren e tij para ligjit per ty pyetur e gjykuar per te gjitha krimet qe ka kryer,qe nga embargo qe theu per furnizimin e serbise me nafte gerdein 1997 e 98 etj pa u derguar berisha per tu gjykuar nuk ka qetsi ky vend nekete rast nuk duhet te shpetojne as ata qe kane kryer vepra penale dhe nuk jane gjykuar deri tashti qofte ne pyshtet dhe ne opozite.Kesgtu fuksionon shteti ligjor ska medyshje per kete.Komenti u be nga nga arlington city dt31.07.21

  15. Bridget says:

    Nuk di si ju e quani veten intellectual…??
    Ju as propagande nuk dini te beni e jo te diskutoni se cfare thone fjalimet e americonve qe kon 100 kuptime, e e dredhin sa here te kapen mat …?

  16. Sokrati says:

    Bashke me berishen mori fund edhe pede!
    Kush nuk e kupton kete, aq mbush.
    Nje ish komunist karrierist provincial nga malet, qe u eshte servilosur tere jetes se tij udheheqesve te Diktatures se Proletariatit (kur proletare ne vitet 1944-1954 nuk kishte), uzurpoi Levizjen Studentore dhe doli ne krye si udheheqes “me te ardhme”…
    Beri veç katraurë, krime dhe marrezira, i hapi rruge krimit, kontrabandes, emigrimit, vjedhjes se e tjetersimit te prones, shkaterroi ekonomine, minierat, uzina e fabrika ne emer te antikomunizmit, i dha jete falsitetit (viza, dokumenta, pasaporta, diploma, deftesa, çertifikata etj)…. dhe mezi pret te vije 1 shtatori te ulet kolltukun e deputetit, kur ky eshte gati per t’u ulur ne gropen e perjeteshme.
    Ky eshte nje i çmendur, po me te çmendur jane ata, qe e ndjekin nga pas pas.
    Zoti Hila edhte korrekt me shkrimin e mesiperm.

  17. Patriot says:

    Nejse nga te gjithe tocat freskberes analiste analiza e ketij po me pelqen. Me duket e sakte.

  18. Poli says:

    I zgjidhi hallet ai vend sa akoma meret me Berishen e mbaruar o Tani…cpo behet per ekonomine? Ndonje helikopter per zjarret a ka ? Korrupsioni si po shkon?…ha buke me Berishen o tani ….po ju mban me buke ….

  19. AI says:

    Po I rrisni vlerat duke u mare me Berishen….vendi po dogjet e nuk ka nje helicopter….njerezit vdisnin ne shpi nga korona e shteti bente sikur…..kto jane cwshtje jo nje rrangalle e historise si Berisha….

  20. Berisha mëngjes e darkë temë për shqiptarët,ajme për shqiptarët.

    1. qytetar says:

      Or Salih Xhevati por eshte Lexhenda e Shipnis bre [email protected]
      I ka dashtun shume popullin .

  21. Mirditori says:

    analize shume e ftohte dhe e sakte

  22. tarras says:

    Berishes vari lesht,po te dali i biri i nje shefi Sigurimi si ky kaqoli i Rudina Gunges e te analizoj antiamerikanete proamerikanet, eshte te nxjerresh zorret.

  23. Burri me koqe te varura prej vape says:

    Hhahaha….mu…….tttttt……me gjithë analizen or hilë…
    Te dhjefsha shkrimin…
    Me vjen keq per kohen qe humba duke ta lexuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje