Nga Shpëtim Nazarko
Mitrushin e kalbën në burg. Poet e shkrimtar, nga më të mëdhenjtë e kohës së tij e sa të jetë vendi, ishte dhe ekonomist i klasit të parë. Kishte drejtuar Bankë Kombëtare, këtu e në Rumani. E spiunuan tek Enveri, thonë. Nuk ka rëndësi kush, më tregoi Dritëroi dikur, paçka se e dinë të gjithë.
Po të heqim doganat dhe të barazojmë lekun me dinarin, kishte thënë Mitrushi, atëherë, Jugosllavia s’ka nevojë të na pushtojë ushtarakisht. Jemi të vetëpushtuar. Leku ynë është më i fortë se dinari, veç të tjerash dhe do na marrin mall e gjë pa para, çka u duk shpejt, pas paralajmërimit të tij, kur tërë pasuritë e Shqipërisë, mbushën pa para, tregun jugosllav…
Kjo histori të kujtohet vetvetiu, kur sheh takimin e Ramës, me Vuçiçin dhe Zaevin. E ndoshta edhe Kurtit, që është orator i klasit të parë dhe shembujt, zakonisht i merr nga fushë e historisë. Bashkë me të u bashkuan dhe një pjesë analistësh, këtej e matanë kufirit, deri në diasporën e largët.
Po a është tamam kështu dhe a jemi në rastin që përshkruan Mitrushi?
Në thelb, po të flitej për këtë lloj pushtimi, së pari Shqipëria dhe Kosova, duhet të quheshin të pushtuar prej kohësh nga Serbia e sotme. Rruga e Kombit duket se u shërbeu në pikëpamje tregtare më shumë serbëve sesa kosovarëve. Mallrat e tyre vërshuan në supermaketet tona pas atyre të Kosovës. Çfarë është e drejta, e ka të mbushur tregun ca më shumë se ne me mallra të tilla. Thuhet se importi me Serbinë i Kosovës është rreth 400 milionë në vit. Mbase më pak, mbase më shumë.
Dihet fati i Haradinajt që deshi për këtë shkak a arsye të tjera, t’i jepte fund kësaj historie. Ai humbi, po mbetet kurioziteti i madh se çfarë strategjie ka Kurti vetë për të penguar këtë “rrjedhje serbe”. Për atë që do të fliste keq për të, duhet të thoshe se kujton “halën në sy” të tjetrit, domethënë të Ramës, duke harruar “trarin” e tij.
Apo ngaqë nuk ka fuqi apo plan ta pengojë na paralajmëron edhe ne matanë kufirit se mund ta pësojmë si Kosova?
Të marrësh mësime nga Enveri, a pasuesit enveristë këtej e matanë kufirit në këtë pikë, nuk ka ndonjë vlerë. Edhe pasi e nxorri nga burgu Mitrushin dhe filloi të nëmte Jugosllavinë e Titos, Enveri shumicën e tregtisë me të e bëri gjatë gjithë kohës. Kush nuk e beson le të hapë letrat.
Sa vlen realisht patriotizmi fals?
Kur kohë më parë në një televizion të Mitrovicës, moderatori po më fliste për rrezikun serb i thashë thjesht:
“Kosova që ka NATO-n këmbëkryq këtu, është vendi më i mbrojtur i botës, por po të pyes dicka: Sa është buxheti i Mitrovicës sot në krahasim me të para luftës?”
Kur ai mu përgjigj se ishte pesëfish më pak, i thashë se nga Mitrovica duhej t’ia mbathnin jo vetëm serbët po dhe shqiptarët. Përpiquni të bëni ndonjë zonë të lirë dhe do të shihni se ka për të pasur më pak konflikte.
Miku im i vjetër hebreu Rafaelo Fellah, ndoshta i vetmi hebre në botë këshilltar i Arafatit palestinez, ndërtonte në Gaza e luftonte papushim për krijimin e një zone të lirë. Dhe palestinezë e izraelitë janë ende me thikë në gojë ndaj njëri-tjetrit ngaqë veç të tjerash, e dëgjuan pak hebreun e vjetër.
Po ka dhe më afër se rasti i përmendur. Në kohën e luftës me Bosnjën, kam parë vetë Karaxhicin kur në përgjigje ndaj gazetarit që e pyeste se ç’do të bënin për ushqime atë vit, iu përgjigj pa iu dridhur qerpiku.
“Po ja, do bëjmë tregti me bosnjakët. Ne do tu japim armë dhe ata grurë…”
Natyrisht që Shqipëria dhe Kosova, duan kohë të shpëtojnë nga patriotizmi fals.
Ndoshta është më mirë se tu mburren militantëve të tyre në podiume, politikanët e dy vendeve duhet t’iu drejtohen Mitrushëve të tyre, që në fakt nuk janë shumë për të mos thënë kanë humbur fare sot dhe t’i pyesin si i bëhet në këto situata.
Ndryshe Mitrushi i madh i Shqipërisë dhe sivëllai tij Xhaferri, do të lëvizin përmbys mbi varr dhe do thonë:
Lëreni atë patriotizmin fallso dhe drejtohuni atyre që kanë lapsa e penë nëpër duar. Ndryshe do të jeni të pushtuar pa e ditur fare se jeni të pushtuar, megjithëse i mallkoni nga mëngjesi në darkë pushtuesit tuaj.
Apo ndryshe do t’i ngjani Enverit, që tërë ditën broçkulliste kundër Jugosllavisë duke mallëngjyer militantët torollakë dhe tërë natën bënte tregti me të.(konica.al)
Për qill e për dhe ke pen t`holl or ti i kshillit – tamam penë si qëmoti kolonjare
Ironia per Kurtin ? E cuditshme. Po pse nuk ju shqetson mos njohja e Kosoves ? Perse nuk ju shqetson mungesa e perspektives Shqiperi-Kosove ? Ose bashkimi i tyre ? Pse jeni duart e « vrasesit » me emrin shqiptar, ne radhe te pare. Sa te pa afte. Dhe mos u qani se fajin e ka komunizmi apo enveri.
Futja kot. Vetëm parulla patriotike.
E si do arrihet njohja e Kosovës? Duke lypur lart e poshtë, apo duke pritur nga Uncle Sam?
Heronjte e UÇK-së, natyrisht filluan nje luftë te humbur përballë Serbise shume me te forte ushtarakisht. Duhet trimeri per t’u futur ne luftë per te vdekur.
Por kur perpiqesh te ndihmon edhe Zoti, thotë populli. Dhe Zoti u shfaq be formen e Angloamerikan eve (NATO). UÇK e detyroi Millosheviçin te bente nje gafë historike duke bere genocid ndaj shqipëtareve.
Kjo I dha shkas amerikaneve te detyrojnë NATO-n te nderhyje, dhe Kosova fitoi pavaresine.
Tani e ka radhën njohja so shtet.
UÇK e bëri detyrën. I dha teren NATO-s te nderhynte.
Po tani, çfare po bën Albin Kurti per njohjen? Ikën, vidhet, nuk merr pjesë, si burracak.
Çfare i prishte punë Kosovës sikur Albin Kurti te merrte pjese ne Samitin Ballkanik, dhe ta detyronte Vuçiçin te ikte nga Samiti?
Pse mos ta thoshte aty ne mbledhje: “Une jam dakord me kete marreveshje, vetëm po te njohe Serbia Kosovën si shtet i pavarur?”
Dikujt i sherbeu mosmarrja pjese e Kosovës nevSamit, por vetem Kosovës jo. Natyrisht, I sherbeu Serbise, Berishës, Metës, dhe atij kllufit Kimit Mehmet.
Në mbledhje mund te shkosh, dhe te mos biesh dakord. Kush tha që po te merrte pjese Kosova be Samit, donte thoshte te ishte dakord?
Albin Kurti mund te vinte ne mbledhje, dhe te bente politikën e Kosovës live, necsy te te gjithe botes.
Pse nuk e bëri? Ja na e thuaj ti, se e njihke mire Albin Kurtin. Pse nuk mori pjesë qe ta detyronte Vuçiçin te pranonte ose te ikte?
Por, keshtu, me parulla patriotike, te gjithe dërgojnë mesazhe dhe komente nga telefoni.
Per mua, Albin Kurti u tregua burracak ose injorant, ose donte t’i bënte nder dikujt.
O ti qorri I Shalgjatit!
Po ca i mungonte Ramutit, ti thoshte Vucicit, qe te njihte Kosoven dhe pastaj ata te uleshin ne tavoline menjehere.
Apo nuk e vret dot mendjen ne shume.
Mjafton qe ta thote Rama dhe ti je 100% dakort!
E sollem si liderin properendimor dhe po na degdis nen Serbi!
O ti robqir serbo-shpellar.Rama i ka kerkuar Vucicit disa here te njohe Kosoven. Super patrioti Kurti le te nderprese cdo maredhenie me Serbine derisa te marri njohjen qe kerkon.
https://www.youtube.com/watch?v=KUKTobvN1kM
@kèlysh. Nga mènyra se si “argumenton”, kupton çdokush se çfarè guraleci je.
Me tipa si zotrote, nuk bèhej UÇK por gojore masive Serbisè.
Pèr çfarè tè komunikojè Albin Kurti me Vuçiç, nè kètè format pshurrès qè herè quhet evgjitçe minishengen dhe herè sipas midesè tè vijès sè bardhè, ballkan i hapur?
Pas GJENOCIDIT,,nuk ka mundèsi, asnjè shqiptar me dinjitet, (pèrveç drogaxhinjve tè korruptuar tallava), tè ulet dhe tè bèjè estradè, nè formate pa kuptim.
Çèshtja shqiptare, nuk zgjidhet me karagjozllèqet e njè tè dali boje si Edi Rama. Zotèria, nuk èshtè vetèm i paaftè dhe i korruptuar. Shumè mè tepèr, ai vepron nè kundèrshtim me interesin strategjik kombètar. Ai, nuk njeh dhe nuk ka asnjè strategji tè politikès sè jashtme.
Qyfyret e tij bajate, nuk zèvèndèsojnè dot imazhin e njè njeriu tè dèshtuar qè askush nè europè, nuk e merr mè seriozisht sepse èshtè i zhytur nè korrupsion dhe rrethohet vetèm nga hajdutè ordinerè.
Me njerèz tè tillè, èshtè humbje kohe, tè bèsh sikur po zgjidh probleme shekullore.
E kupton, tallash?
O Iliria e bashkuar …
Më dukrt se nuk e lexove deri në fund, ose nuk kuptove gjë hiç se përse shkruajti Nazarko.
Lexoje dhe njëherë paragrafin e parafundit dhe po nuk e kuptove përsëri, jepja nipçes të ta shpegoj.
Ju haroni historine, edhe te tashmen. Biseda ne grupe si i barabarte eshte nje nga rruget. Sot Kosova kerkon njohjen, se te blere e te shitur jane te pakten 1/3 e vendeve ne bote. Atehere lexoheni edhe nje here fundin e shkrimit per tu shitur sa me pak bashke me autorin e shkrimit.
Te shqetesuar jemi, te shqetesuar @ “Iliria e bashkuar”, por sa para ben? Historikisht, cilat nga shqetesimet tona i kemi zgjidhur vete ne shqiptaret kudo qe ata kane jetuar dhe jetojne ne trojet e tyre, dhe tash e 100 vjet te ndare ne 5 shtete. Pse ka ndodhur keshtu, se s’kemi qene te zote dhe patriote apo ka patur diçka tjeter, ashtu siç ka edhe sot. Ndaj or mik edhe Nazarko po thote qe me ‘patriotizmin fals’ nuk shkojme gjekundi. Ne dhe fatin tone na e kane patur ne dore fqinjet, dhe sigurisht qe pas tyre, per interesta e tyre, por edhe te fqinjve na kane demtuar. Te vetmit, edhe per shkak se jane larg Europes, na kane ndihmuar amerikanet dhe bile ne disa raste kane e qene deçizive. Heren e pare ne vitin 1920 kur presidenti Uillson, nuk lejoi coptimin e metejshem te Shqiperise londineze te 1913 dhe sidomos heren e dyte me me kontributin e jastezakonshem per çlirimin e Kosoves. Dhe qe pastaj kjo solli Pavaresine e saj, nje enderrr qe nuk e kishte pare as patrioti me optimist. E pra ishin amerikanet dhe jo sepse ata kane qene mbrojtesit tane vetem per hatrin tone, Jo, po te jesh naiv do te ishte keshtu, por ama si më te fuqishmit e botes sot, vetem ata mund ta benin, kur interesat e fuqive te medha europiane perfshire dhe Rusine, ne Ballkan jane strategjike. Apo mos valle per kete te dyten, ca ‘patrioteve’, u rren mendja se Kosoven e çliruan kosovaret dhe aq me pak shiptaret kendej kufirit. Sigurisht që lufta e UÇK per aq sa ishte, ishte e lavdishme dhe historike, por te tilla, qysh nga koha e Skenderbeut, kane bere jo pak shqiptaret kane derdhur gjek, por perseri eshte bere siç kane vendosur te medhenjte. Kjo nuk duhet harruar, ndaj, sot dhe neser politika shqiptare kudo qe keta jetojne, duhet te orientohet nga prosperiteti ekonomik dhe kulturor i popullit shqiptar, i tille qe te arrije standartet më te mira europiane. Keshtu do te behet vertet i forte dhe dinjitoz krahas te tjereve në rajon e me tej.
Sa i perket merakut tuaj te drejte, per mosnjohjen e Kosoves nga Serbia, qe do ta njohe kur t’i vije koha, mos harro se Serbia kurre nuk do ta beje kete, para se ta njohin me pare Kosoven, pese vendet e BE si Spanja, Rumania (vend ballkanik), Greqia (vend ballkanik), Sllovakia dhe Qipro. Po kesaj çfare t’i thuash? Cilet e kane fajin? Ka ca shprehje te duhura populli per keto raste: “Punet e mira behen dalngadale”, “Qeveria (sot po themi ‘qeveria boterore’ qe eshte Amerika) e ze lepurin me qerre”; dhe e fundit pak banale, por mese e vertete “Me mire mut se i vogel”. Dhe per fat te keq, ne te mjeret kemi qelluar te tille, ndaj dhe na lipset qe perveçse te bashkuar, por te kemi nje mik te madh dhe te fuqishem, pa interesa teritoriale dhe ekonomike ndaj vendit tone. Dhe fatkeqesite qe na kane ndejkur kane patur edhe kete arsye, se miku i madh na ka munguar. Sa i perket interesave te tyre strategjike, kjo nuk eshte puna jone t’i dijme. I dine vete ata. Ne duhet te jemi te mençur te dime si të perfitojme sa me shume nga keto konjuktura te favorshme. Tung!
Cifutet , qe njihen si me te zotet ne gjithe boten per tregeti e pasurim , nuk kane zgjedhur se me cilet vende duhet te tregetojne , por zgjedhin se me ke fitojne me shume . Kjo duhet te jete rezultantja dhe thelbi i tregetise , jo ajo qe ti perpiqesh ta sheqerosish me ideollogji e frazeollogji z. Nazarko .
Asgje nuk the…e fillove mire por sfo ta prishesh me Ramen…..jemi te shitur por do shitemi me keq dhe kjo ben dallim te madh…
Nje gje eshte realitet qe Kosova tregetine me te madh e ka me Serbine, te tjerat jane bla bla bla..
Perse nuk flitet per Kinen qe ka pushtuar boten me tregetine e saj….??
O Nazarko si ore buxheti i Mitrovices qenka sot 5 here me pak se para lufte ?. E di qe sot buxheti i komunes se Mitrovices jugore (theksoj jugore e ti e kupton psene) eshte 23 milion Euro ? Dhe para lufte paske qene 115 milion Euro (Mitrovica jugore). E di sa banore ka? Qenke ftohur po nuk di se ku e ke marre.
Nazarko, nuk èshtè i fushès sè ekonomisè, as i asaj tè diplomacisè. Zotèria, nè fakt, nuk èshtè i asnjè fushe por siç e ka realiteti tallava shqiptar sot,,,,flet gjithkush pèr gjithçka.
Zoti e ruajt Shqipèrinè nga “ekspertèt” si Nazarko fshatari.
Meqë përmende Mitrushin,atëherë na trego se cilin Mitrush pyeti Rama kur e filloi këtë valle?
Nuk pyeti askënd as në Shqipëri e as në Kosovë biles e bëri prapa shpinës së Kosovës.
A do të duhej që Rama para se të merej vesh me Vuçiçin ta diskutonte së pari me udhëheqësit e Kosovës.
Mjafton ky fakt për të kuptuar qëllimet e mbrapshta të Ramës në dëm të Kosovës.
Në Shkup Rama tha se Serbët në rastin e Tërmetit Serbët i erdhën në ndihmë të parët Shqipërisë duke gënjyer haptazi e duke e inhoruar fajtin se FSK ja ende pa lindur dielli arriti në Thumanë duke mos lënë anash organizimin e mnjëhershëm të të gjithë popullit të Kosovës në grumbullimin e ndihmave.
Vetëm në fondin e Elvis Naçit Kosovarët
derdhën rreth 10 milion euro.
Në Shkup Rama u tha Kosovarëve mos u merrni me të kaluarën ndërkohë që Serbia shpreh pretendimet ndaj Kisovës në emër të të” drejtës historike ”
duke e quajtur Kosovën Zemra e Serbisë.
Akuzoi Kurtin se po kthehet në shekullin e 19 të ndërkohë.që Serbia në emër të të drejtës historike kërkon eksterritorialitet për kishat Serbe.
Serbia paska të drejtë të kthehet mbrapa në kohë për 500 vjet e Kurti nuk paska të drejtë të kthehet në kohë për 100 vjet.
Kurti nuk po bën asgjë tjetër pos që po e lufton Serbinë me armët e veta.
Mu për arsye se Kurti e diskredtoi Vuçuçin në Bruksel Rama vrapoi të rehabilitonte Vuçiçin.
Ky njeri nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj Kosovës në vend se ta ndihmojë ky po e lufton.
Apo siç thot Kim Mehmeti i pëlqen shoqëria me serb sepse Kosovarët i duken ” të trashë”.
Mbase këtë bindje mund ta ketë krijuar nga Ramushu e Hashimi por me Albinin e Vjosën nuk i shitet ky fodullëk.
Çfarë antagonisti anakronik po nëse Kosovën e qeverisin njerëz ma të aftë dhe ma të zotë se Rama pse i qanë kaq fortë hallin Kosovës
Meqë përmende Mitrushin,atëherë na trego se cilin Mitrush pyeti Rama kur e filloi këtë valle?
Nuk pyeti askënd as në Shqipëri e as në Kosovë biles e bëri prapa shpinës së Kosovës.
A do të duhej që Rama para se të merej vesh me Vuçiçin ta diskutonte së pari me udhëheqësit e Kosovës.
Mjafton ky fakt për të kuptuar qëllimet e mbrapshta të Ramës në dëm të Kosovës.
Në Shkup Rama tha se Serbët në rastin e Tërmetit Serbët i erdhën në ndihmë të parët Shqipërisë duke gënjyer haptazi e duke e injoruar faktin se FSK ja ende pa lindur dielli arriti në Thumanë duke mos lënë anash organizimin e menjëhershëm të të gjithë popullit të Kosovës në grumbullimin e ndihmave.
Vetëm në fondin e Elvis Naçit Kosovarët
derdhën rreth 10 milion euro.
Në Shkup Rama u tha Kosovarëve mos u merrni me të kaluarën ndërkohë që Serbia shpreh pretendimet ndaj Kosovës në emër të të” drejtës historike ”
duke e quajtur Kosovën Zemra e Serbisë.
Akuzoi Kurtin se po kthehet në shekullin e 19 të ndërkohë.që Serbia në emër të të drejtës historike kërkon eksterritorialitet për kishat Serbe.
Serbia paska të drejtë të kthehet mbrapa në kohë për 500 vjet e Kurti nuk paska të drejtë të kthehet në kohë për 100 vjet.
Kurti nuk po bën asgjë tjetër pos që po e lufton Serbinë me armët e veta.
Mu për arsye se Kurti e diskredtoi Vuçiçin në Bruksel Rama vrapoi të rehabilitonte Vuçiçin.
Ky njeri nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj Kosovës , në vend se ta ndihmojë ky po e lufton.
Apo siç thot Kim Mehmeti i pëlqen shoqëria me serb sepse Kosovarët i duken ” të trashë”.
Mbase këtë bindje mund ta ketë krijuar nga Ramushi e Hashimi por me Albinin e Vjosën nuk i shitet ky fodullëk.
OOO Konica .Al OO Zbuluesi i sekretit te formules se jetes !! ( Pra te njoh dhe kam respekt relativ per mendimin tend POR :
Kur ndermer nje nisem lokale. rajonale apo globale po te duash, pyetja e pare qe behet eshte : KUJT I SHERBEN KJO ??? KUSH PERFITON DHE KUSH DEMTOHET MGA KJO NISME ???!! VECANERISHT NE RASTIN TONE ; SA DEMTOHET KOSOVA DHE PSE DUHET TA INJOROJME NJE GJE TE TILLE ???!!!
Kjo eshte pyetja dhe nuk di se si i pergjigjesh…. por pa anesim Mr Nazarko !
O Nazarko,si gjithnje,thua shume por nuk thua asgje.Je gazetar dhe duhet te jesh me lakonik dhe praktik neato qe shkruan,mos i bjer nga Kina.
As me Gjermanin as me Partine ….e drodhe si tel o Lacko ….gjuthsesi respekt se je nga gazetaret me te ndershem….te falet ndonje lapsus
Fale Zotit iku Hashimi me Mustafen e Hotin se Kosova do ishte e humbur.
Albini me Vjosen jane ata qe do ja nxjerrin Bojen piktorit bejtexhi. Se Delet e Shqiperise jane mesuar te adhurojne psikopatet qe flasin bukur.
Ndersa ti adhuron ata qe flasin e flasin dhe asnjegje nuk thone! Tipar dallues i turmave donkishoteske
Nazarko, thua shume fjale por pa lidhje e kuptim.
Permend Mitrushin qe i kundervihej bashkimit doganor me Serbine dhe shan Kurtin qe ben te njejten gje e lavderon indirekt Ramen qe po ben realitet endrren serbe per dalje ne Adriatik e zenien e tregut shqiptar.
Lavderon te korruptuarin e per rrjedhim te kapurin Rama qe ka dalur hapur kunder Kosoves e kombit shqiptar e mundohesh te pergojosh te pakorruptuarin, ate qe po lufton me mish e me shpirt per te drejtat e neperkembura te shqiptareve, qe nga njohja e krimeve te luftes te Serbise e deri tek neneshkrimi i paqes me te e njohja reciproke, nderkohe qe Rama ashtu si Vucici nuk e shtrojne fare si ceshtje njohjen e krimeve te luftes te makinerise ushtarake serbe qe fillojne qe nga vrasjet masive, perdhunimet, perzenia me force e qindra mije njerezve te pafajshem, grabitjet e djegjet e shtepive, etj.
Dhe pa pike turpi kur bejne fjale per lidhjet me Serbine permendin shembullin e Frances me Gjermanine, duke anashkaluar faktin kryesor qe marreveshja u krye pasi Gjermania njohu e denoi krimet e kryera nga vete ajo Frances.
Kete po kerkon sot edhe Albin Kurti qe Serbia te njohe se pari krimet e luftes te shkaktuara nga ajo ne Kosove, nderkohe qe ajo jo vetem nuk kerkon as ndjese por nderon kriminelet serbe qe ushtruan genocid ne Kosove.
Dhe ti s’ke as turp po merr guximin ti besh lajka Rames qe i eshte kundervene Kurtit dhe qendron ne nje front me Vucicin kunder Kurtit qe lufton per te drejtat e neperkembura te shqiptareve te Kosoves.
Te pakten mbyll gojen e mos fol brockulla.
Ne cdo treg te perbashket i fituar del gjithenje me i fuqishmi. Tregu i bashkuar europian kur u ktijua (me duket ne 1956) dhe i fituar doli Gjermania, Holland dhe Luksemburgu, Franca as e humbur a as fituese dhe Italia humbese.
Francezet kujtuan se nje fare barazimi mund te arrihej me krijimin e nje monedhe te perbashket. Keshtu u krijua eurua si monedhe e perbashket sipas premtimit qe kancelari Helmut Kohl Francois Miterand-it, ne ate kohe president i Frances. Nga kjo fitoi perseri Gjermania sepse duke lene marken si monedha me e fuqishme e botes ne ate kohe dhe futjen ne perdorim te nje euroje me te dobet hapi tregje me te medha per prodhimin industrial gjerman, gje qe u pasqyrua ne bumin ekonomik gjerman pas futjes se euros.
Per te marre nje shembull ekstrem, Greqia mori tatepjeten e maskuar qe u zbulua ne vitin 2008 e qe vazhdon edhe me borxhin kaatstrofik e te pashlyeshem prej ~ 400 miliard dollaresh.
ja dhe ky …..”eruditi”….
KY KOLONJARI NUK KA FAJ
NE HISTORI GJITJMONE KOLONJARET KANE LUFTUAR PER POSTE
KY FARE SHPETIMI SIC KESHILLONTE DIKUR SALEN QE E NDRITI TANI I JEP MEND RAMES QE
NUK E PJERDH FARE
KETE ZANAT E KA TRASHEGUAR NGA TE PARET E VET
GAM HAM GJITHR KOHEN SI PUNA E MEROS BATONIT PEZES MINXHOZIT E CO
Çfarë antagonisti anakronik po nëse Kosovën e qeverisin njerëz ma të aftë dhe ma të zotë se Rama pse i qanë kaq fortë hallin Kosovës
Je plotesisht i sakte Nazarko, por mbushi mendjen ketyre derr malokeve ketej dhe andej kufirit.
O nazurko,po a i ke rene kokes njehere ,a ka me Mitrusha dhe Envera , Shqiperia?Une them jo,tash ka vetem ,janulla dhe mushka si puna jote.