Aranit Muraçi
Është verbëri e tejskajshme të besosh sot mbi rrezikun që i kanoset demokracisë sonë prej “imperializmit” Amerikan nga e cila, në fakt, Shqipëria ka pasur një përvojë goxha të gjatë.
Veprën mbi rrezikun që i kanosej vendit nga “imperializmi” Amerikan e la trashëgimi Enver Hoxha, kur i tha popullit se “bar do të hamë”, por kurrë nuk do të dorëzohemi. Partia e Hoxhës mbi këto rreziqe “edukoi” popullin, bashkë me udhëheqësin, aq sa nuk pranoi kurrë një ambasadë Amerikane në Tiranë. Ndryshe u tregua më miqësore vetëm me francezët, në marrëdhënie me Perëndimin.
Historia e “barit” po përsëritet, ndonëse Shqipëria ka tri dekada që vendosi për një sistem tjetër politik dhe SHBA-në e konsideron partnerin e saj kryesor strategjik!
Të njëjtin mesazh përcolli ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, nga selia e Partisë Demokratike, ku i kërkoi lidershipit të saj që partia e drejtuar prej tij të heqë dorë nga “lufta” me SHBA-të, duke paralajmëruar që askush të mos “ushqehet me bar’ për ndonjë individ të caktuar dhe që ka ardhur koha të distancohen prej tij.
Sulmi dhe parrullat e fundit politike kundër ambasadores së SHBA -ve në Tiranë, pse i përcolli në zyrë kryetarit të opozitës vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, do t’i kishte pasur zili edhe Enveri për nga ideologjia. Ka pasur edhe kërkesa radikale, nga shpallja “non-grata” deri te dëbimi i ambasadores Amerikane, ose e thënë ndryshe e prishjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të.
Pse një parti, për të ardhmen e saj, e sheh të pamundur të distancohet nga një individ, qoftë edhe nga ish-lideri i saj, i cili zyrtarisht për arsyet që ia ka bërë të ditura DASH, nuk pranohet nga SHBA. Pse nuk pranon të distancohet të paktën derisa të sqarohet pozicioni i tij qoftë edhe përmes procedurave të përshpejtuara nga një gjyq i hapur në Francë (ndonëse çështja ka mbetur ende te avokati dhe gjasat janë që mos shkojë më tutje)? Po Berisha kaq të pamundur e ka të zgjedhë heshtjen në vend të betejës dhe të qetësohet sadopak, pas 30 viteve aktiv si askush tjetër në politikën posr-komuniste?
Beteja e Berishës me SHBA po zgjat, shtatori po vjen. A do të mbyllet kjo betejë deri atëherë dhe do të ketë një fitues?
Bashës i është kërkuar që Berisha, i cili gjatë kësaj legjislarure shkon drejt të 80-ve, të mos jetë më pjesë e PD-së, çka do të thotë se ai, nëse nuk tërhiqet nga fush-beteja me SHBA-të, mund të shkojë në Kuvend si deputet i pavarur dhe të vazhdojë betejën në mënyrë individuale.
Berisha siç ia kërkon zakoni do të tentojë edhe këtë legjislaturë të zaptojë foltoren në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, në të kundërt, si i pavarur dhe pa kohën që ai kërkon të ketë në dispozicion, nuk do të kishte asnjë vlerë pjesëmarrja e tij në Kuvend, për të ndjekur thjesht nga afër diskutimet e gjata të Ramës.
PD-së i kërkohet të zgjedhë përfundimisht mes Berishës, i cili kërkon të luftojë ende, dhe SHBA-së që po përpiqet ta zgjidhë ngërçin me diplomaci, pa qenë nevoja e përdorimit të ndonjë trysnie dhe force të caktuar.
Kuptohet që pozita aktuale e Lulzim Bashës është më e vështirë se kurrë më parë. Të përjashtojë Berishën e ka thuajse të pamundur, sepse do të sulmohet për tradhti nga fanatikët e shumtë të liderit historik. Të vazhdojë me Berishën do të jetë nën presionin Amerikan dhe thuajse pa të ardhme politike, duke rrezikuar pa nisur mirë “lufta” deri në shpërbërjen e partisë.
E vetmja mundësi për të dalë nga ky udhëkryq është një zgjidhje e mesme: Ndarja e PD-së në dy fraksione mes Berishës dhe atyre që duan të vazhdojnë luftën e nisur me Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe të gjithë të tjerëve të cilët nuk duan të luftojnë me Amerikanët (Soros është përdorur si alibi për militantët që ata të besojnë se lufta ndaj SHBA-ve mund të fitohet prej tyre me ndihmën e Republikanëve).
Basha është i detyruar apo e ka kuptuar që koha ia imponon të jetë më afër kërkesës së Amerikanëve, teksa ndodhet gati në pozita të ngjashme me ato të Ramiz Alisë, së vitit 1986. A guxoi dot Ramiz Alia të largonte regjimin e Hoxhës, për të sjellë pluralizmin politik para se të rrëzohej Muri i Berlinit, kur këtë ia kërkuan Gjermano-perëndimorët? Jo! Sepse ai ishte i edukuar me rrezikun që i kanosej vendit nga ‘imperializmi” Amerikan. Dihet fundi i betejës së kaluar mbi “rrezikun” që i kanosej partisë.
Do isha kurioz të dinja sa % e shqiptarëve e duan Amerikën e Kimit, e ritheksoj Amerikën e Kimit, pas kërcënimit me barin e Enverit…
Lus që Zaloshnja na bën një sondazh…..
Lulezim (Basha), o Lulezim,
Puna jote aferim,
Gamor ti, gamor kush t’vuni
Sot a neser valon druni (prej Amerikes)
e po kur dhe 50% e shqiptareve qe ende brohorasin per Dullèn qè mburen me Kimin qe kercenpon me bar si Dulla….mundohen te thone se te gjithe jane me ta duke mos e kuptuar se per shkak te njeanshmerise se trajtimkit te mekateve do kete nje çarrje nder shqiptaret….
Mos harroni kur Marisa Lino dogji vedin per Saliun ne 1997…kur u kthye ju hoq titulli Ambasador…
Qe te me kuptoni Saliu e mbushi kupen e per korrupsionin meriton Burgun por dhe kushdo si ai duke filluar nga 2021 e poshte…
Po ke te njogjojm mer RTK komunistin qe na u be demokrat Brenda dite a popull Dele kujtuan se erdhi demokracia me shokun Sali popull RTK bashke me Ty lulezim te parin.
O Lulzim! Opo çfare po thua? Mariza Lino dogjo shqiperine ne 1997 per Salin. Je ne vete? Ne 1997 shqiperine e dogji Saliu dhe jo Mariza.Mariza i shkoi ne zyre Saliut ne oren 12 te nates dhe i tha: o me ameriken o kundra amerikes,rruge tjeter s’ka dhe iku e la dangall Salin ne zyre.dukesh qe je me Salin.Te rruat.
Si nuk u ngop ky Sala me te keqia,ndaj Shqiperise dhe shqiptareve?
Per 30 vjet,pasi e dogji e shkateroi Shqiperine.Na turperoi dhe nxori bojen ne.Shqiptareve me qendrimet ne bote dhe ndaj nderkombetareve.Aq sa nuk mundet te fshehim asgje per namuzin e atdheut.
Po pse mor amerikane,pse nuk e ndihmoni edhe nje here Shqiperine dhe popullin shqiptar.Dergoni nje helikpter me.forca speciale,ti vere ganxhen Saliut,ta mare e ta hedhe ne ndonje gryke vullkani aktiv,njesoj si bete kur na mbrojtet ne fillimet e viteve 1900,apo kur cliruat Kosoven.
100 % populli shqiptar e do Ameriken, sepse atje e ka pas shpresen athere dhe tani
Çashtu bre Lulzim çashtu.
Ish mender ministri Manjani per turpin e tij kerkoi qe ambasadorja te shpallet non grata nga PD .Shikoni ku eshte katandisur klasa jone politike.Ne gjurmet e tij po shkon dhe Bushati ,po ketij i falet se ai rjjedh nga ajo ideologji qe ameriken e cilesonin imperializmi amerikan
Shkurt,PD e destinuar të shpërbëhet dhe të mbetet në arkivat e historisë,duke u kujtuar si partia më famëkeqe që krijuan ndonjëherë shqiptarët,e cila i solli Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar fatkeqësitëdhe katastrofat më të mëdha në historinë e tij!
Analize e dobet…e nderpreva leximin , tek pyetja ” …a do kete nje fitues ? ??!!
Te gjith e duan perceç injoranteve te Pd qe mbahen per demokrate po jane me keq se Kim Jongu
Ky SURRATI….është QEN që kafshon ZOTIN e vetë!!!?????Këta SURRETER mendojnë dhe u thonë idhtarëve të tyre të korruptuarë,se janë këta që prunë demokracinë në SHQIPERI(le ta quajmë kështu)..Le të më falin JENIÇERET!!!SHTETI SHQIPTARE ESHTE NE DITET MË TE ZEZA TE TIJ!!!! Korrupsioni eshte ngritur në MENTALITET NE ADMINISTRATE VETEM E VETEM NGA KETA SURRETER!!!SHIKONI ME VEMENDJE DHE ESHTE OER TE QESHUR,SE JEMI LODHUR DUKE QARE….1-PERSIDENTI HAJDUTE!!!2-QEVERIA KA ADMINISTRATEN ME TE KORRUPTUARE NE GLOBE!3-Shikoni BASHKITE DHE ADMINISTRATAT E TYRE???4-SHIKONI KORRUPSIONIN NE ADMINISTRATEN E POLICISE…5-OPOZITA ME E KORRUPTUAR NE BOTE…PA DINJITET..6-GJYKATA DHE PROKURORI TOTALISHTE TE KORRUPTUARA..7 -GAZETARI E KORRUPTUAR!!!DHE PERGJEGJES JANË KETA SURRETER DHE KY FRYMORI QE E DO SHUME POPULLIN????E DO SHUME KOSOVEN????edhe Zenin e dërgoj në lufte???(në Suedi te kushërira)….nga mënyra se si flet dhe mendone ky HAJDUTI u thote SHBA se :po i marrin pronen e vete dhe sklleverit e vete!!FLM SHBA…..fundi i këtij do të jete si ESAT TOPTANI,HAXHI QAMILI!!!!
Do ti shpallim lufte tani UsA o luli po kush i mban dhe me buka ata ,apo sjan edhete shendosh naaa ahaaa
Ne vitin 92 Shqiperia ishte “Dominoja” e fundit qe “u rrëzua” pasi tere Kampi Socialist kishte rene dhe keshtjella e komunizmit,Bashkimi Sovjetik ishin shperbere.
Komunistet shqiptare e kishin kuptuar se sundimi i tyre i dhunshem 45 vjeçar ishte ne grahmat e fundit.
Bijte e komunisteve sundimtare,nipat dhe mbesat e drejtuesve komuniste,shtetare dhe intelektuale komuniste,drejtues institucionesh,ish oficere te sigurimit dhe bashkepunetore te sigurimit nxituan te dalin ne krye te protestave,ne krye te partive politike dhe te futen ne Parlamentin e Pare Pluralist.
Ne vitet 90-te kjo gje ishte normale pasi kundershtaret politik,te denuarit politik,klasat e permbysura,borgjeze,bejlere,agallare,kulake,tregtare,ish zyrtare te mbreterise ishin vrare,ishin ne burgje,ishin te internuar ose kishin ikur ,arratisur nga Shqiperia.
Dhe shoku Ramiz,me intuite zgjodhi shokun Sali dhe shokun Besnik Mustafen,Gramoz Josif Pashkon,Skender Gjinushin,Ylli Bufin,Fatos Nanon,Genc Rulin,Gramoz Pashkon,Sabri Godon Arben Imamin dhe shume djem dhe vajza shtetaresh komuniste.Nuk mund te vinin ufo,pasi dhe ata qe ishin ne burg,shumica ishin ish djem komunistesh te denuar nga Enver Hoxha,si Ngjela,Lubonja,Bektetesh,Balluk,Demi,Sejko,Parllaku etj
Por nder ta spikati nje militant bolshevik revolucionar qe kishte dhene kontribute te medha si sekrtare partie ne luften kunder bllokut imperialisto-revizionist.
Ky fanatik komunist qe e ka filluar karrieren si komsomolas,i ri komunist i ardhur nga tabani popullor,spikati si antikomunist qe premtonte reforma demokratike si shoku Ramiz ne Luften NAcinalçlirimtare. Çfare ironie e madhe.
Ky lugat komunist fanatik,me dore te hekurt jo vetem qe shtrenberoi parimet baze te nje shoqerie demokratike si: Zgjedhje te lira
Ritacion te rregullt te pushtetit mbi bazen e zgjedhjeve te lira
Kthim te prones dhe kompesim te asaj te tjetersuar
Ekonomi e tregut te lire dhe iniciatives private
Pluralizem dhe liri demokratike shtypi dhe te mediave
Shoqeri e hapur dhe liri ideshe,bindjesh,mendimesh,parimesh dhe vlerash
Gjyqesor te pavarur dhe drejtesi korrekt
Sundim te ligjit dhe garanci per aktivitet te ndershem
Qeverisje te ndershme,transparenet me duar te pastra
Zhvillim te shpejte te sektoreve strategjike te vendit
Integrim ne organizmat nderkombetare
Aleate te fuqishem dhe parteneritet nderkombetar
Ndertimin e nje shoqerie humane dhe me mireqenie ku te kishte hapesire per te gjithe shtetasit
Por per fat te keq,ky militant fanatik komunist revolucionar,duke qene i indiktrinuar i deformoi te gjitha keto parme baze te nje shoqerie demokratike duke e çuar vendin disa here ne prag te kaosit,grushtit te shtetit dhe te nje Lufte Civile.
Tere mangesitr dhe deformimet qe ka sistemi te ne,tere mangesite ne gjyqesor,administrate,pushtet vendor,ne treg,arsim,shendetesi,polici,dogana,tatim taksa,media dhe ne korrupsionin ne tere aktivitetin dhe jeten e vendit ,jane plage te renda te hapura nga ky individ nder vite ne shqiperi
Tashme i zene ne Çarkun e SHBA,perpelitet,çirret,ngerdheshet,shane,hap padi kunder Departamentit te Shtetit,ndersen larot neper media,krenihet se di futet ne Parlanent se e ka zgjedhur populli,ulerine se eshte i paster dhe kerkon fakte nga imperialistet amerikane
Është bere per te ardhur keq ,i plakur ,i lodhur,i diskretituar dhe i dale boje,ky Salier komunist fanatik beson se do i thyej dhenbet imperialisteve amerikane qe po e sulmojne.
Ky individ i brumosur me ideologjine komuniste ka zhvilluar vazhdimisht nje lufte te hapur dhe te fshehte kunder imperializmit amerikan dhe ka acaruar ne kufijte ekstrem raportin me aleatin tone strategjik,SHBA.
Por sado qe te lodhet,kete radhe komunisti Sali eshte i humbur pasi e ja zene nje çark qe nuk te leshon më.
Nuk e kuptoj pse gazetaret apo nje pjese e analisteve e paraqesin si beteje midis Berishes dhe USA….pse injorohet ajo pjese e shqiptareve qe me kohe I kane dhene Non Grata Berishes dhe kane kohe qe ndeshen me te !
SALI ENVER JEMI GATI KURDOHERE…
SALI ENVER JEMI GATI KURDOHERE….
POSHTE IMPERJALIZMI AMERIKAM…
POSHT REVIZIONISMI RUS…..
POSHTE KAPITALIZMI…..
KJO ESHTE AJO QE VETEQUHET PD SE VETEM E TILLE NUK ESHTE….
FATEKEQESI…..
nderkohe qe nje grup horrash hajdutesh , militantash primitiv ne PD betohen ‘per koke te saliut” nje shumice dermuse e shqipetareve ka 30 vjete qe po mallekon politiken e mbrapesht te nje grupi politikanesh , ne krye te te cileve eshte famekeqi sali berisha , i mirenjohuri nga shumekushe per shkaterrimin e gjithe infrastruktures ekonomike te vendit ndertuar nga shqipetaret hallemedhenje per 50 vite te sundimit komunist, i mirenjohur si zbatusi kryesore i platformes katastrofike qe ata projektuan pas viteve 90 ne themel te te cilit ishte “Niveli o” , i mirenjohur per prishjen e zgjedhjeve demokratike ne viti 96 , i mirenjihur si zbatusi dhe frymezusei kryesore ne shkaterrimin total te ushtrise shqipetare , dhe me ne fund si pergjegjesi kryesore i shkaterrimit te shtetit shqipetre ne vitet 97 te shek te kaluar .Pra ekonomine e shkaterroi , ushtrin e shkaterroi , sistemin demokratik e prishi , shtetin shqipetare e shkaterroi me 97 ten.Pyetja eshte cfare ngeli tjeter qe ky kriminel la pa prishur dhe per cfare arsye ne bote nje grup horresh ende po betohen per te?..Shumica shqipetare eshte kundra Sali berishes, dhe tani se fundi edhe politika Amerikane eshte ne mbeshtetje te popullit shqipetare per largimin nga politike te ketij mostre qe i zuri frymen per 30 vite me radhe shqiperise dhe mbare kombit.Poshte Sali berisha!..Armiku i shqiperise dhe demokracise..Jemi me USA!…
Kriminel,vrares,hajdut Sali Berisha keni durim se nga imperializmi amerikan do jeni te burgosur per shkaterrimin dhe varferine e vendit dhe popullit se anarkise dhe kaosit ne Shqiperi gjate qeverisjes se juaj me banden e PD?!
Thuhet se Kimetja do ta palloje personalisht Berishen
Llaf i sigurt ky. Po ashtu thuhet se Rama i ka ofruar Kimes Post ministror, por me pare duhet qe te dakordohet Meta qe ti jape shtetesine shqiptare.
Salih Berishes !
Hiqesh hoxhe, por je i rruem
Hiqesh prift, je i bâmë synèt
Monster çakall, malok i zhburrnuem
Shpellar i ndytë, bir i tyt’ èt
Mashkull kurvë me gojen pléh
Ti gjak-prishun, malcuer i ndytë
Ti ke lé qên, vazhdon me léh
Si burrë i ndytë, nuk ke te dytë
O pjelle e keqe, o dhunë o kore
Do t’kish thanë Mjeda, po t’ish gjallë
Na i vodhe ândrrat , shpresat na i more
Me klysh e kurva qi t’vijnë verdallë.
*Kolë Tivari është një emblemë e humorit shkodran e para 100 viteve… Krenar!
“Lulezimi” dhe “Votuesi”!
Ku jeni bre horra, dilni me palle ne dore, dilni se u a pshurren baben.
O Lulzim! Opo çfare po thua? Mariza Lino dogjo shqiperine ne 1997 per Salin. Je ne vete? Ne 1997 shqiperine e dogji Saliu dhe jo Mariza.Mariza i shkoi ne zyre Saliut ne oren 12 te nates dhe i tha: o me ameriken o kundra amerikes,rruge tjeter s’ka dhe iku e la dangall Salin ne zyre.dukesh qe je me Salin.Te rruat.