Vendimi i qeverisë, Veliaj: Teatri nuk ekziston më, kalon në pronësi vetëm trualli, vijojmë procedurat për ndërtimin

31 Korrik 2021, 12:35Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga Tokio ku ndodhet për Lojërat Olimpike, ka folur lidhur me  vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë.

Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më.

Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha.

Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj në një lidhje për “news24”.

2 komente në “Vendimi i qeverisë, Veliaj: Teatri nuk ekziston më, kalon në pronësi vetëm trualli, vijojmë procedurat për ndërtimin”

  1. Pa emer says:

    Veliaj eshte nje mashtues i vogel , nje tepsi lepires. Do zoti Spak ben detyren sic duhet, dhe ky te pergjigjet per gjithcka i ka bere Tiranes. Po ska faj ky kur perballe eshte nje opozite e mbaruar, nje shoqeri civile e pa fuqishme.

  2. shqip says:

    Po Erion, vetëm se ne Japoni nuk prishet fusha që në inaugurim. Dhe pas 1 viti hiqet gjithë tapeti se është bëre keq. Bota i bën dhe i ka nga 50 vjete . Me mire mos folni fare se të paktën nuk na fyen i inteligjencën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje