Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD, demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në opozitë

31 Korrik 2021, 12:24Politika TEMA

Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.

Ndërkohë Lulzim Basha nuk është dëgjuar pas takimit me diplomaten amerikane.

Heshtja e Bashës ka sjellë reagimin e demokratëve, të cilët të indinjuar e kanë sulmuar dhe ironizuar në rrjetin e tij social me anë të komenteve në një postim të mëhershëm.

Ata e akuzojnë se po vazhdon marrëveshjen e 17 Majit me Ramën.

Ik, more gjumash, je i djegur, je i mësuar vetëm me humbje… Vazhdon pakti okult Rama-Basha i 17 Majit…

Kur do na deklarohesh për barin, mos je i tillë edhe ti, se PD me veprimet që bërë e le në Opozitë….

Luli duhet lëvizur, duke aksion politik mbarëpopullor. Hidhuni se ka vajtur aty ku s’mban…Ti copë mishi me dy sy…Ti vëlla je për murlan, kur nuk gjen dot veta s’je për këtë punë…

Edhe dilni prap nga Parlamenti kësaj radhe…..”, shkruajnë demokratët.(CNA.al)

12 komente në “Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD, demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në opozitë”

  1. GazMir says:

    Duhet ankuar te ambasadori i Kinës (në Tiranë) për sjelljet e liga të ambasadores Kim.

  2. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

    Keta qe shkruajne kunder Bashës Jane aty me Bashën.
    Mbasi fitoi zgjedhjet brenda Partisë me 85%, u kujtuan keta trimat.
    Po të kishte vënë Saliu kandidaturen, keta trimat do votonin 100% per Sali Komunistin, dhe merrnin pushket kunder Amerikës, duke dalë kunder gjakut te baballarëve të tyre.
    U kujtuan te vijne ne dasem me orkester, por dasma ka dy muaj qe ka mbaruar.

    1. Edkari says:

      Nga menyra se si nxitoj Shoqja Kim direkt mbas daljes nga takimi qe te jipte interviste le te kuptosh se takimi ka deshtuar dhe Shoqja Kim duke ikur me bisht nen shale filloj te hungerije si buçe e rrahur.
      Kam pershtypjen qe dhe demokrati me i thjeshte shqiptar e do Ameriken me shume se Shoqja Kim.
      E pse duhet ta doj ajo me shume Ameriken?!
      Pamja e saj tregon se i perket lindjes shume te larget.

      1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

        Me këtë emer qe ke ti, dashke të bëhesh patriot amerikan.
        E gjete ti se sa e do Amerikën kjo ambasadorja e Amerikës.
        E pse mos të hedhë valle Rama dhe të tallet per ditë, kur Berisha dhe Basha e kane mbushur PD-në me koqe kandari?
        Pashë lajmet dje.
        Yuri Kim kishte pirë kater ibuprofen dhe nuk i pushoi koka.
        Sekretari Blinken kishte lidhur kokën me fasho nga plaget qe i shkaktoi Berisha.
        Ndersa Presidenti Biden ishte shtruar ne reanimacion, sepse Basha e kishte qëlluar me shkop bejsbolli.
        Jo se, kujtojnë Amerikanët se komunistët dorezohen lehtë.

  3. qytetar says:

    E mor shoke Demokrate.
    Luli shton padurine ju kerkoni llogarine.

  4. raul says:

    Shume shpejt do mblidhet kuvendi kombetar dhe drejtimin e pd se do ta marre ne dore prof. Dr. Xhelal maniaku seksual i bashkise kamze me shkolle te mesme nate. Ky naziskin qe beri thirrje per ekzekutime pa gjyq ne perkrahje te bandes se Gaz Bardhit ne Elbasan ne prag te zgjedhjeve te 25 prillit mund te vere ne rresht pd dhe te shkoje nga fitorja ne fitorje duke ngrene dhe bar po qe nevoja derisa te vijne ne pushtet pas vitit 2037.

  5. qytetar says:

    Cope mishi me di sej ?!
    Vleresim shume i larte or tej.

  6. Erli says:

    I doli loja nga duart. Shiste Berishën ku mundej. Por nuk parashikoi NON GRATA,,, po tani,,,, dhe për tani,,, nuk është për këtë punë. Pikë.

  7. 19 says:

    U zgjuan maloket e Sales vetem per idjotizma jane vetem per te prishur pune .vetem parulla poshte amerika ju ka ngel pa then .

  8. Taulant says:

    Basha padyshim qe do nxjerr Berishen nga parlamenti.
    Por Rama eshte me i vendosuri per Berishen qe te mbetet ne parlament.
    Aleati me i madh i Rames eshte Berisha dhe Rama e di shume mire qe vetetima amerikane me shume do zere Ramen dhe ministrat e tij.
    Mbas largimit te Berishes Rama nuk ka shanc te qendroj 6 muaj kryeminister.
    Plus qe ne tetor jane 5 ceshtje ne arbitrazh me vlere 700 miljon euro qe Shqiperia do ti humbas.
    Min e ekonomise kerkon nje borxh 500milion euro ne tregje nderkobetare por nuk po merr asgje.
    Beketi do marre 130 milion euro ne vjeshte nga buxheti i shtetit.
    Shqiperia ne fund te vitit falimenton ekonomikisht si shtet.

  9. Per ju te PD mos hanı shume mut se nuk kenı bythe te qortonı SHBA Me kete nuk merren shtete ne te fuqıshme se vendı yne dhe nuk ı pjerdh Po le qe hıqet tım edhe ky Strazımırı ı PD, Del sı puna e mıur mbası pıu nja 2 dopıo konjak tha ma nxırrnı macen qe ta shqyej, Kjo eshte PD jone,qe per hıre te Salı Berıshes don me u acarue me SHBA Kete une e quaj tradhetı kombetare,

    1. Shumë e drejtë says:

      Kosovari prej Drenice
      Respekte. Perfaqesues i denje i Dardanisë, prej zonës qe ka falur me shumë deshmorë, dhe është persekutuar ne shekuj prej pushtuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje