Shkon në 6 numri i viktimave në Turqi! Evakuohen 4 fshatra në Greqi! Flakët jashtë kontrollit në Catania të Italisë

1 Gusht 2021, 09:32Bota TEMA

Turqia, Greqia dhe Italia janë në gjendje alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë hapësira të tëra, duke djegur gjithçka gjejnë përpara. Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 6, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone.

4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët, ndërsa në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, situata duket mjaft kritike. Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që  aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.

Në situatë alarmante ndodhet edhe Greqia, ku zjarret po i afrohen shtëpive, ndërsa janë evakuuar 4 fshatra, Ziria, Ano Ziria, Lampiri dhe Kamares. Në dispozicion të banorëve janë vendosur dhjetëra autobusë, që po transportojnë për në Patras banorët të cilët nuk disponojnë një automjet privat. 34 zjarrfikës janë mobilizuar me 11 automjete , ndërsa pesë avionë dhe dy helikopterë po hedhin ujë nga ajri.

Në Catania të Italisë banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e djegura, ndërsa 170 njerëz të bllokuar nga zjarret, u shpëtuan nga anijet detare, pasi u futën në ujë për t’ju shmangur flakëve. Ata u ndihmuan fillimisht nga rojet bregdetare me gomone, më pas u transportuan me anije patrullimi. Një zjarr i madh ka përfshirë periferinë e Catania-s, duke e shndërruar zonën në një ‘ferr’ mbi tokë.

1 komente në “Shkon në 6 numri i viktimave në Turqi! Evakuohen 4 fshatra në Greqi! Flakët jashtë kontrollit në Catania të Italisë”

  1. Detari says:

    Bravo Mero turku, asnje raport per zjarret ne Shqiperi, 100 postimet e fundit i ke per barin e PD-se, mini shengenin dhe zjarret e turqise tende. Shpresoj te te mari tulla flake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje