Pikëllim po na le pas o Agim Shehu

2 Gusht 2021, 19:04Kulturë TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Po na ikin orakujt e fjalës së bukur…

Ca ditë më parë na la dhe Agim Shehu. Një rastësi e lume bëri që ne të kishim lindur me Agim Shehun në një ditë… Në një ditë po, por në vite të ndryshëm… Bukur, por kjo rastësi nuk na bënte bashkë. Ishin shumë gjykime ata që na sillnin harmoninë. Kjo na bëri miq e ne filluam ta njohim njëri tjetrin.

Në Ditën e Lindjes unë prisja zbardhjen e agut të Gjenevës dhe që nga Nju Jorku, ku dielli vononte, i bëja vite me radhë urimin i pari: Për vite të tjerë më të shëndetshëm, më të bukur dhe, rrjedhimisht, më të lumtur, me (të ndjerën!) Zanën e tij, dhuratën e qiellit! Një herë i shkrova “Vargu yt të përkëdhel, or miku im, të përkëdhel…. Qysh më kaloi mua koha e djepit, pa këngën tënde të bukur?!”… Dhe ai e mbajti në fejsbuk për një kohë të gjatë dhe mbase ende këto dit e ka lënë të pashuar faqen e tij të fejsbukut…

Teksa të thënmet e tij kishin palcë poetike dhe thinja filosofike. Mua më mbeteshin në mend e në shënimet mbi tryezë. Ja, sot, dy prej tyre:

2 komente në “Pikëllim po na le pas o Agim Shehu”

  1. Qytetar says:

    Na kujtove nje Agim Shehu tjeter.

  2. Nik says:

    I pa harruar kujtimi i poetit Agim Shehu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje