Varianti Delta 'kërcënon' botën, mbi 200 milionë të infektuar në të gjithë globin

5 Gusht 2021, 09:16Bota TEMA
Varianti Delta 'kërcënon' botën, mbi 200

Rastet me coronavirus në mbarë botën tejkaluan shifrën prej 200 milionë të mërkurën, sipas llogaritjes së Reuters, ndërsa varianti Delta kërcënon zonat me norma të ulët të vaksinimit dhe tendos sistemet e kujdesit shëndetësor.

Sipas Reuters, rritja globale e rasteve po nxjerr në pah hendekun në rritje në normat e vaksinimit midis vendeve të pasura dhe të varfra. Rastet po rriten në rreth një të tretën e vendeve të botës, shumë prej të cilave nuk e kanë vaksinuar as gjysmën e popullsisë me dozën e parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për shtyrje të aplikimit të dozave përforcuese të vaksinave, derisa të paktën 10 për qind e popullsisë në çdo vend të jetë vaksinuar.

Disa vende sikurse Franca, Gjermania dhe Izraeli, kanë filluar të administrojnë doza përforcuese. Britania e Madhe dhe SHBA-ja thuhet se po e konsiderojnë gjithashtu administrimin e dozave përforcuese.

 

 

1 komente në “Varianti Delta ‘kërcënon’ botën, mbi 200 milionë të infektuar në të gjithë globin”

  1. Shiko kush flet!!! says:

    Artikuj te shkruar nga idiotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje