6 vatra aktive në vend, Peleshi: Zjarret nuk rrezikojnë banesat, vazhdon lufta me flakët

6 Gusht 2021, 18:46Sociale TEMA

Në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. Ministri i Mbrojtjes në një postim në mediat sociale sqaron se Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile janë duke punuar nga toka dhe ajri për izolimin të gjitha vatrave.

Peleshi sqaron se vatrat aktive janë Karaburun, Rips, Gadurove-Selite, Thirë, Margegaj, Theth dhe në Vermosh, por janë larg banesave dhe nuk kanë rrezik për të pasur dëmtime.

Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në  Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, është ky sqarimi i ministrit.

Më herët u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes së gjatë 11 ditëve të fundit janë izoluar 163 vatra që rrezikonin jetën e qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje