Stalinizmi. Kjo fjalë na sjellë ndërmend shumë gjëra, por asnjëra prej tyre nuk na bën të qeshim.
Stalinizmi tanimë është sinonim i brutalitetit dhe kontrollit të rreptë shtetëror që nuk linte as edhe hapësirën me të vogël për disponim të mirë apo mospajtim.
Por megjithatë ditarë të shumtë, edhe dëshmi në arkiva të shtetit zbulojnë se njerëzit vazhdonin të talleshin edhe me jetërat e tmerrshme të tyre, të detyruara, që i jetonin nën hijen e Gulag-ut.
Në 1980-at, shakatë politike sovjetike ishin gjithandej, saqë edhe presidenti i ShBA-së, Ronald Raegan, i koleksiononte dhe vazhdimisht i ritregonte.
Por 50 vjet para ksaj, nën regjimin paranojak dhe brutal të Stalinit, përse njerëzit e zakonshëm në Bashkimin Sovjetik talleshin me udhëheqësit dhe sistemin politik të tyre, kur rreziku ishte aq i madh nga NKVD (sigurimi shtetëror), që ti ndiqnin e gjurmonin edhe në apartmentet e tyre dhe t’i gykonin fatalisht?
Tani e dimë, se jo vetëm një njeri i fshehur në kuzhinën e tij, por edhe në tramvaje, të rrethuar nga të panjohur, dhe ndoshta edhe më guximisht, nëpër fabrika, aty ku urdhëroheshin të gjithë të tregonin devotshmëri absolute ndaj kauzës Sovjetike, njerëzit krisnin shaka që denigronin regjimin por edhe vetë Stalinin.
Boris Orman, i cili punonte në një furrë na jep shembullin më të mirë. Në mës të vitit 1937, kur shakullina e spastrimeve të Stalinit ishte në rritje enorme, Ormani ndau një shaka [anektod] me një koleg në kafiteri:
Stalini ishte duke notuar, por ai nisi të fundosej. Një fshatar i cili po kalonte andej kërceu në ujë dhe e nxori jashtë. Stalini e pyeti se çka do të dëshironte si shpërblim. Kur ai e pa se kënd e kishte shpëtuar, fshatari ofshau: ‘Asgjë! Vetëm të lutem mos i thuaj kujt që të kam shpëtuar!’
Një shaka e tillë, siç edhe i ndodhi Ormanit, dënohej me më shumë se 10 vjet në kamp pune të detyrueshme, ku të burgosurit punonin deri në vdekje.
Paradoksalisht, shtypja e madhe e regjimit vetëm sa e shtonte edhe më shumë nevojën për të bërë këso shakash, dhe e lehtësonte tensionin e madh të realitetit të ashpër dhe të pandryshueshëm.
Edhe në orët më dëshpruese, siç e kujtonte edhe thoshte lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev: “Shakatë gjithmonë na kanë shpëtuar.”
Por, megjithë masat drakoniane, marrëdhënja e regjimit me humorin ishte shumë më e komplikuar se sa që ne i supozojmë prej rrëfimeve ikonike të cilat i kemi brendësuar nga novela ‘1984’ e George Orwell dhe ditarit të Aleksandr Solzhenitsyn “The Gulag Archipelago”.
Bollshevikët ishin jashtëzakonisht dyshues ndaj humorit politik, pasi që ata edhe vetë e dinin se ajo ishte mjet i mprehtë dhe e kishin përdorur në luftën e tyre revolucionare për ta rrënuar regjimin carist, para marrjes dramatike të pushtetit në 1917 nga ana e tyre.
Pasi kishin konsoliduar pushtetin e tyre, ata kishin marrur vendim që humori do të përdorej vetëm për të legjitimuar regjimin e ri.
Gazetat satirike si ajo ‘Krokodil’ lëshonin sulme satirike ndaj armiqve të tyre brenda dhe jashtë vendit. Vetëm nëse i shërbente qëllimit të revolucionit ata e konsideronin humorin të pranueshëm dhe të dobishëm.
Kongresi i Shkrimtarve Sovjetik thoshte: “Qëllimi i komedisë sovjetike është që të “vrasë” armiqt me të qeshur, dhe besnikët t’i “korigjojë” me të qeshur.
Sidoqoftë, edhe pse padyshim që shumë njerëz pëlqyen këto publikime të sanksionuara nga shteti, humori kurrë nuk mund të kontrollohet nga lart.
Në miqësitë e ngushta, të ujitura me pak vodkë, ishte e pamundur të rezistohej e të mos përqesheshin prodhimet stratosferike, korrupsioni gjithpërfshirës, dhe kontradiktat e mëdha në mes të premtimeve të ndritura e të shumëngjyrshme të regjimit me realitetin bardh e zi dhe dëshpërues e të përditshëm.
Ta marrim si shembull humorin e zi të Mikhail Fedotov:
Një fshatar shkon të vizitojë liderin bolshevik Kalinin në Moskë dhe ta pyes se pse ky ritëm i modernizimit është kaq i paepur. Kalini shikon nga dritarja dhe i thotë: shiko, tani kemi dhjetëra tramvaje, pas pesë vitesh do të kemi qindra. Fshatari kthehet në fermë, dhe fermerët e tjerë mblidhen rreth tij që të dëgjojnë se çfarë ka mësuar nga vajtja në Moskë. Ai shikon rrotull, e sheh një varrezë dhe bën me gisht andej, dhe ju thotë: I shihni ata dhjetëra varre? Pas pesë vitesh, do të jenë mijëra!
Një shaka e tillë i lehtësonte ndjeshmërisht ata dhe frikën e tyre për përndekje duke i bërë të qeshin (për një kohë të shkurtë), i ndihmonte ti harronin barrat e jetëve të tyre.
Por edhe pse i ndihmonte njerëzit të kalonin kohën, shakatë u bënë çdo ditë e më të rrezikshme sa më shumë qê rritej paranoja e regjimit gjatë viteve të 30-ta.
Nën kërcënimin e luftës në Evropë, frika nga konspiracitë dhe sabotazhi industrial ishte tmerrësisht i madh në Bashkimin Sovjetik.
Si rrjedhojë, çfarëdo shakaje që kritikonte regjimin sovjetik shumë shpejtë nisi të shpallej ‘tradhëti’. Që nga vitet e 30-ta regjimi nisi të sheh humorin si helm toksik potencial që mund të depërtonte në arterjet e gjithë vendit.
Sipas një direktive të lëshuar në Mars të vitit 1935, tregimi i shakave politike do të konsiderohej barabartë me krimin e zbulimit të sekreteve shtetërore; aq e rrezikshme dhe ngjitëse, sa që në fakt, nuk citoheshin nga frika as në dokumente të gjykatave.
Vetëm appartchik-ët më besnikë i dinin përmbajtjet e këtyre krimeve të mendimit, dhe shakaxhinjtë shpesh edhe përndiqeshin edhe pa u shkruar fjalët e tyre në aktakuza.
Përkthyer dhe përshtatur nga Albanian Post prej eseut origjinal të Jonathan Waterlow, “The Jokes Always Saved Us: humour in the times of Stalin”.
Ja dy gazmore nga ato që ne tregonim në kohën e Dullës:
Një mësues i biologjisë pyeti një nxënës:
Çfarë është cironka?
Dhe nxënësi përgjigjet:
“Është një balenë e rritur në kushtet e socializmit”…
Në vitet ’80 dikush pyet shokun e tij:
– Çfarë do bësh ti po të hapen kufijtë?!
– Do të hypi në pemë.
– Pse?!
– Që të mos më shkelin ata që vrapojnë nga mbrapa…
sa i bukur eshte .
ky ja fuste hellin ne bbythe berishesh hahahahah
O QUP ME MUT
KJO BARSALETE ESHTE PER HITLERINE JO PER STALININ
SHKO LEXO ABETATEN
Ka injorante sa te duash qe nuk kane idene se kush e shkaterroi nazi-fashizmin dhe çliroi Europen.
Nuk kane faj, nuk dine te lexojne, shohin vetem filma per heroizmat e çlirimtaret amerikane te Vjetnamit dhe Korese.
U ankuan një herë mjekët e Rusisë dhe I shkruan një letër Stalinit. Pse oficerët e kanë rrogën me të lartë se në që kemi në dorë jetën e njerëzve të gjithë B..R.S.S. E lexoi letren Stalini dhe thiri truprojën urgjent të vinte tek ai. Do të dalim urgjent bashkë tani tek sheshi i Kuq dhe aty dua dhe përfaqësuesit e mjekëve që kanë shkruar dhe letrën. Në orën e caktuar U mblodhën të gjithë bashkë tek tribuna e sheshit të kuq dhe po prisnin me frikë para Stalinit se çfarë do të ndodhte. Oficeri i parë që do kalojë në shesh do ma thërrisni këtu. Si urdhëron tha truproja dhe iku dhe thërriti të parin oficer që kaloi aty. Shoku oficer ju kërkon në tribunë komandanti I përgjithshëm I Rusisë Stalin, si urdhëron tha oficeri dhe U paraqit me njëherë para Stalinit me vrap. Ku jeni me punë e pyeti Stalini në cvend, po U përgjigj oficeri në Moske. Që nesër jeni i trsferuar në Siberi, si urdhëron komandat U përgjigj oficeri falënderoi dhe iku me vrap. A e pate tha Stalini dhe ju drejtua mjekëve se ata e kanë rrogën me të lartë se ju. Bëmat e Stalinit
Ishte nje gjeneral i Luftes se Dyte Boterore, qe kishte shume reputacion ne ushtri, por nuk ishte antar i Partise Komuniste te BS.
Gjenerali ne fjale pinte shume dhe i kishte qejf femrat. Kudh nuk i ka mo ….
E therrasin ne Organizaten e PK te BS dhe i thone :
– Degjo. Ne kemi deshire qe ti te behesh antar partie , po kemi ca si kushte. A do jesh ti ne gjendje te shkeputesh nga alkooli ?
– Me jepni ca dite kohe te mendohem, tha i shkreti.
U konsultua me miq, te cilet i thane qe duhej urgjent te pranonte, se ndryshe….nuk i dihej c’mund t’i ndodhte
U kthye ky te Org. e Partise dhe u tha: – Dakort. Nuk do pi me. Do e kem ca veshtre, po mendoj se do e realizoj.
– Po mire, i thane ata…eshte dhe nje kusht tjeter. Do duhet qe te heqesh dore dhe nga femrat, se na diskretiton Partine.
– Me jepni ca kohe te mendohem, tha prape ai.
U konsultua prape me miqte dhe ata perseri e keshilluan qe te pranonte dhe kete kusht.
U kthye ai te shoket e ORganizates.
– Dakort, u tha. Po heq dore dhe nga femrat.Shpresoj se do e mbaj fjalen.
– Tani eshte dhe nje kusht i fundit, i thane ata.
– A je gati te japesh jeten per Partine Komuniste te Bashkimit Sovjetik ?
– Kete jete muti, pa femra dhe pa alkool ? Une ju a jap 100 here ne dite…, i doli nga shpirti atij te shkretit…
Me thoni mua qe e hoqa ne kuriz denimin , im ate qe kish mbaruar shkollen ushtarake te marines ne Baku atje kish pere qe ruset nxirnin
margarinen nga nafta …diku ma kish thene dhe mua , kete thashe ne shkolle , me thiren , me thane se ku e kisha degjuar , u thashe qe ma ka thene im ate qe a qene ne Rusi , me hoqen verejtje kurse tim ati me vone u thir ne hetusi , hetusia ja dha ceshtjen sigurimit te ushtrise …..dhe im ate u lirua dhe u denua per agjitacion propagande 8 vjet ,ndryshoj gjith rjedha e jetes …..
Na riti nena me shume vuajtje ama ajo qe la gjurme ishte denigrimi dhe perbuzja nga shoqeria ……..dhe me e pabesueshme …….esbte se vete mesuesje ose drejtori i shkolles 8 vjecare mbas shume vitesh u bene lidere te PD e qytet bile te flakte …….mbas shume shume vitesh udhetove po me mesuesen time per ne Athine, ne autobuz i tregoj historine ……… sigurisht qe me kih haruar ose bente sikur me haroj , vec deshte te zbriste nga autobuzi duke qare …….ndoshta dikujti nuk do ti pelqeje komenti dhe ngjarja ime personale , nuk kam cte bej tjeter he nuk kam mundesi , vec ti kerkoje nje te falur te sinqerte ……si mua plot te tjere …..me mire mund te na tregoje te tilla histori Sali Berisha ne digitalin e tij , se si i varoste bashkepunetoret e tij dhe moleget per pak kariere ….dhe sot ?????????????
Curcilli beri nje vizite ne kopshtin botanik.
Lulet njera me e bukur se tjetra dhe disa prej tyre mbanin emrin e nje burri shteti.
Nuk mungonte dhe nje lule e bukur qe mbante emrin e vete Curcillit.
Organizatoret i treguan tere qejf dhe nje kaktus qe mbante emrin e Stalinit te madh.
Curcilli e pa dhe u tha:
” Me te gjitha keto lule fshij mender bithen, cti bei atij kaktusit. Me Te nuk ma mban”
Curcilli ka thene ne kujtimet e veta: ” kur hynte ne dhome Stalini me bente te ngrihesha ne kembe vetvetiu”
Curcilli beri nje vizite ne kopshtin botanik.
Lulet njera me e bukur se tjetra dhe disa prej tyre mbanin emrin e nje burri shteti.
Nuk mungonte dhe nje lule e bukur qe mbante emrin e vete Curcillit.
Organizatoret i treguan tere qejf dhe nje kaktus qe mbante emrin e Stalinit te madh.
Curcilli e pa dhe u tha:
” Me te gjitha keto lule fshij mender bithen, cti bei atij kaktusit. Me Te nuk ma mban”
Curcilli ka thene ne kujtimet e veta: ” kur hynte ne dhome Stalini me bente te ngrihesha ne kembe vetvetiu”
@ per floririn:
Nuk e ke mberuar anekdoten tende. Aq sa ke thene ti nuk i ka dale morali i asaj cke dashur te tregosh
Finalja:
Oficeri nderoi ushtarakisht dhe u largua me nxitim.
Ju kthet Stalini mjekeve dhe i pyeti se ku punonin ne Moske, ne cilin spital etj
Me ne fund u tha: “ju jeni te transferuar qe kete cast mjek ne spitalin rational te Vladivostokut ( qyteti me lindor i BRSS).
U drodhen e u perdrodhen mjeket te zverdhur e te mbushur ne djerse.
“Po une nuk kam mundesi se jam i semure” thosh njeri, ” une kam femijet ne shkolle e jam djale i vetem” thosh tjetri.
E shikoni tani ndryshimin e madh mes ju mjekeve dhe ushtarakeve” i pyeti Stalini.
Mjeket ulen kokat dhe nuk u ndien me perse ata paguheshin me pak se ushtaraket.
Ne fshatin Proger-Devoll , kryekomunisti M.Z. kishte mbledhur ca te tjere dhe po pinin nen hijen e nje bace me molle qe kishte qene dikur e “kulakut” te fshatit . Nje femije duke luajtur qendronte afer ketyra burrave . M. e theret femijen qe te afrohet dhe e pyet nese femija mund te ju recitonte ndonje vjershe nga ato qe kishte mesuar ne shkolle . Por djali vogel filloj : Shi , shi bubuli ! Bjere ne arat tona , qe te behet gruri dhe ta haje …..
M. e pyet femijen per emrin .
– Kulacke , e kam ! – u pergjigj femija .
– Ore , vetet e ke keshtu emrin ti ?1
– Po . Mamaja me ka thene se babin ne fshat e therasin Kulak , ndersa dy do te therasin Kulacke .
“krisnin shaká” nga anglishtja “crack jokes”. Te qifsha gazetaret o Zero Baze.