Pse kaq shumë gra ende marrin mbiemrin e bashkëshortit të tyre?

6 Gusht 2021, 20:45Lifestyle TEMA

Në pothuajse çdo shtet të botës, shumica e grave miratojnë emrin e familjes së burrit të tyre, kur martohen.

Disa thonë se është një pasqyrim formal i dashurisë së tyre, e disa të tjerë pretendojnë se është një metodë e vjetër e pushtetit patriarkal ku gruaja konsiderohej pronë e burrit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas një prej analizave më të mëdha të të dhënave në vitet e fundit tregon se rreth 70 përqind e grave marrin mbiemrin e burrit.

Ndërsa për gratë britanike, shifra është pothuajse 90 përqind, sipas një sondazhi, me rreth 85 përqind të atyre të moshës midis 18 dhe 30 vjeç që thonë se ata ende ndjekin praktikën.

Edhe në Kosovë ky fenomen vazhdon të qëndroj, gratë e martuara të grup-moshave më të reja, 18 deri 34 vjeç, vendosin të veprojnë njësoj. Disa prej këtyre grave gabimisht mendojnë se kjo është një kërkesë ligjore.

Edhe pse shifrat janë më të ulëta se sa ishin një brez më parë, është e qartë se mbetet një normë e fortë kulturore në pjesë të mëdha të botës perëndimore, pavarësisht epokës së sotme më individualiste dhe të vetëdijshme për gjininë.

Disa gra besojnë se të kesh një kulturë që ndjek kryesisht traditat patriarkale në martesë krijon precedentin për të gjithë marrëdhënien, duke përqendruar gjithçka rreth burrit dhe duke vënë gruan (dhe nevojat e saj) në periferi.

Eljesa Gashi, e cila jeton në Prishtinë, ka zgjedhur të ndryshojë mbiemrin e vajzërisë pas martesës dhe thotë për Albanian Post se “nëse nuk ndryshon mbiemri nuk kishte kuptim të martoheshim”.

Sidoqoftë, ka shumë gra që duan të mbajnë mbiemrin e tyre. Për to, mbiemri i tyre i vajzërisë nuk është vetëm një mbiemër, është një mishërim i lidhjes së thellë dhe të dashur që ata ndajnë me prindërit e tyre. Ato mendojnë se martesa në një familje tjetër nuk duhet ta zbehë atë.

Merita Krasniqi, pronare e një biznesi privat në Kosovë, ka treguar për Albanian Post se edhe pas martesës ka zgjedhur të mbajë mbiemrin e vet.

“Unë e kuptoj që për shumë gra është thjesht më e lehtë të ndjekin traditën, të marrin mbiemrin e burrit siç ka bërë nëna, gjyshja e tyre e kështu gjenerata me radhë, por un personalisht dëshiroja ta mbajë mbiemrin tim, pasi për mua është shumë e rëndësishme të jem vetja, të ndihem vetja”.

Ndërkaq, Blerina Rrahmani Shala, pasi ka ndërruar statusin shoqërorë, ka marrë edhe mbiemrin e burrit “me vet dëshirë”, siç shprehet ajo.

Mbiemri i familjes së sajë po ashtu është identitar për të, prandaj thotë se ka vendosur t’i mbajë të dy mbiemrat.

“Unë e kam pas mundësinë me zgjedhë se cilin mbiemër do të mbaj, dhe me dëshirë kam marrë mbiemrin e burrit, po të njëjtën kohë nuk kam dashtë që identiteti im të zhduket, pasi për mu heqja e mbiemrit të vajzërisë është fshehja e identitetit”.

9 komente në “Pse kaq shumë gra ende marrin mbiemrin e bashkëshortit të tyre?”

  1. Neroni says:

    Njeriu ben cfare te doje si te ndihet me mire, ama eshte injorance ekstreme te thuash se marrja e mbiemrit te burrit eshte krijim precedenti te keq patriarkal.

  2. Lumi Po says:

    Internacionaliste komuniste jashttoksore – Vazhdoni te sulmoni familjen, bravo iu qofte specie te pshtira.

  3. Per keto gra qe ju prıshet ıdentıtetı ıtyrduke marre per mbıemer ate te burrıt Kjo nuk ka te keqe mundet tembashe cılın mbıemer te duash Por qe famılja te jete unıke duhet te merret mbıemerı ı burrıt Se me kete mbıemer do te jene edhe femıjetKeshtu ka me lezet kur e gjıthe shtepıja eshte me nje mbıemer

    1. goni says:

      femija merr mbiemrin e burrit? ku eshte shkruar kjo gje ?Ajo qe e mban ne trup per 9 muaj cfare eshte inkubator?
      Femija duhet ti kete te dy mbiemrat .Pike
      Turq muti ju vajti jeta burri burri burri ….

      1. Budapest says:

        O goni, ti kushedi e ke mire, por problemi eshte se mbas nja tre kater brezash mbiemri te behet kaq i gjate sa nuk ka pashaporte qe ta nxeje, dhe rrezik edhe ti vete nuk i mban mend… marrja e nje mbiemri te vetem( i burrit, a i gruas nuk ka rendesi) e thjeshton ceshtjen ne nje mbiemer te vetem te familjes. Psh ne Hungari eshte tradite qe femija merr vetem mbiemrin e nenes me argumentin qe femijes me siguri i dihet vetem nena, sa per babain (?).

  4. tipidhecufo says:

    Familjari nuk ngrihet te beje lufte me bq qe udheheq vendin.
    Mire ti behet qe i zgjedh.
    Mbas Ramas do keni Veliajn.

    1. Adi says:

      Ylli i dyte ne ngjitje.

  5. Gentile... says:

    Sigurishte qe secila ka te drejten e zgjedhjes para se me ja perkedhel e zbukuru gishtin me ate Unaze.
    e cila celebron lidhjen .
    Pa rrespektuar deshirene partneres s’ka kuptim lidhja sepse nuk do jet e larget dita dhe
    do t’i thyet ❤ dhe e vetmja qe do t’i shkoj neper mend Partneres eshte Divorci .
    Dashuria nuk detyrohet nuk imponohet ,asnjiher ajo rrespektohet .

  6. Banori says:

    Ne radhe te pare derisa ky fenomen eshte mbare botrore ,do te thote se marrja e mbiemrit te burrit ngaana e femres kur martohet eshte normale dhe shume kuptim plote e aspak patriarkale ,apo qe gruja eshte prone e burrit. E para ka nje shprheje qe thote : ” Vajza lind ne shtepine ehuaj dhe shkon ne shtepine e vet” E kjo shprehje ka shume shpjegime .
    Kudo thuhet dhe eshte e padiskutueshme se familja eshte e shenjte. E kjo familje krijohet nga martesa e femres me mashkullin,si rrjedhoj e caktuar nga natyra dhe nuk ndryshohet dot. Marrja e mbiemrit te shtepsise , ku vajza shkon dhe krijon familje eshe ne radhe te pare dashuri per ate burre . Vajza behet pjestare e familjes ku shkone per te jetuar e krijuar familjen e saj dhe nuk ndihet e vecuar nga pjestaret e familjes, por nje antare e saj. C’tregon mos mbajtja e mbiemrit te burrit ? Pavarsi ? Jo. Ai burre qe trajton keq gruan nuk pyet se c’mbiemerke. Mbajtja e mbiemrit te saj tregon se je person i vecante ne ate familje dhe jo pjestare. Mbajtja e mbiemrit te burrit eshte me e drejte ,me afruese,me pjestare e asaj familje. Jo me kote e kane vendosur qe femra te mbaje mbiemrin e burrit. Ndaj mos mbajtaj e mbie burrit nuk tregon gje tjeter vetem nje mosperfillje per atje ku kerkon te jetosh, tregon nje mendje madhesi per ti thene burrit e famijles se tyre se shiko : une jam e nje fisi tjeter e bej c’te dua . Tregon vetem mosperfillje per ate burre dhe familjen e tij. Te paret qe e kane vendosur nuk kane qene budallenje. PO dalin disa mendime gjoja perparimtare ,por ne fakt po e shkaterrojne familjen ,sic pretendohej ne nje emision qe si burri dhe gruaja mund ta tradhetojne njeri – tjerin,sepse na qenkerka deshire e jetes private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje