Italia e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinimit për mësuesit

6 Gusht 2021, 11:43Bota TEMA

Qeveria italiane ka njoftuar se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë.

Ndërkohë, Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane.

Kjo Pasaportë, qoftë digjitale, apo e printuar, tregon nëse një person ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ka test negativ në koronavirus apo është shëruar së fundmi nga infektimi.

Me qëllim të rritjes së shkallës së vaksinimit, për të luftuar variantin Delta të koronavirusit, Qeveria italiane ka thënë se Pasaporta e Gjelbër do të kërkohet nëpër ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe për një mori aktivitetesh tjera nga 1 shtatori.

Mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë dokument dhe pushimi më i gjatë se pesë ditë nuk do t’iu paguhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje