Një fotografi e një peshku me dhëmb si të njerëzve ka bërë xhiron e rrjetit këtë javë.
Fotoja është shpërndarë në Facebook nga Jennette’s Pier, një destinacion për turizimin e peshkimit, në Karolinën e Veriut.
Ky lloj peshku, i quajtur peshk dele, ka disa rreshta molarësh për të shtypur prenë.
Peshku duket se i është dhënë emri për shkak të gojës së tij që nga njëra anë duket se i ngjan edhe gojës së një dele.
“Nga këtu vijnë protezat?” ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale. “Ai peshk ka dhëmbë më të mirë se unë,” shkroi një tjetër.
ASPAK E VERTETE!!!
Molarët? Apo dhëmballët.