Ngriti flamurin në mes të Beogradit, Ballist Morina merr në mbrojtje këngëtarin serb: Mirë se vjen

6 Gusht 2021, 19:16Sociale TEMA

Ballist Morina, shqiptari që ngriti dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016 i ka dalë në mbrojtje këngëtarit serb Goran Bregoviç I cili është përfolur se do të jetë pjesëmarrës në Korçë.

Ndryshe nga sa mendojnë shumica e artistëve shqiptarë dhe jo vetëm të cilët e akuzojnë Gregoviç se në kohën e luftës së Kosovës ka nxitur thirrje anti shqiptare, Ballist Morina thotë të kundërtën.

Sipas tij nuk rezulton askund që Goran Bregoviç tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbëve kundrejt shqiptarëve. Ballist Morina thotë, se përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar një këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Reagimi i Morinës:

Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.

Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe.

Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rrezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë.

Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kërcënojnë me dhunë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.

Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

15 komente në “Ngriti flamurin në mes të Beogradit, Ballist Morina merr në mbrojtje këngëtarin serb: Mirë se vjen”

  1. Shqiptari says:

    Nuk po marrim me vesh se ca po behet… injorante qe krijojne dhe shkaterrojne trende…

    1. Jon says:

      i eshte dashur te dale hapur dhe une eshte fare injorant. thjesht nje investim sllav. i lane te ngrinte dronin, para ca ditesh i doli per zot berishes, sot bregovicit. pra sllavet na ndertojne figura ne dukje patriotike, te cilet e kane me te lehte ti thone keto gjera si te natyrshme. por ky sado qe te perpiqet, demi me i madh eshte te fisi i vit. por investimet sllave kane qene te gjithanshme dhe ne nivelet me te larta te politikes shqiptare, atje ku percaktohen fatet e kombit tone.

    2. ???????????? says:

      Bravo të lumet se pse disa injoranta të prapambetur done me u duke se sa patrijote Jane kure vjen Puna për koment dhe nëper studjo TV .. poshte barbarizmi dhe psdo patrijote hajdute ????????????

  2. Roberto says:

    O Ballist ! Me mire se ty ne nuk e njohim Goran Bregovic. Ne dime qe eshte kengetar i famshem por mua nuk me prish aspak pune nese eshte Sefb,Grek,Italian apo Jugosllav. Problem nuk eshte Bregovic. Problem jane ata te ashtuquajtut “PATRIOTE” te cilet me sa po shoh dhe kuptoj deri tani bejne thirrje te qellimshme me sfond politik. Kam komentuar tek nje i quajtur NOIZI gjoja kendon ky dhe kam mbeshtetur tifozet Kuq e Zi per ato qe permendin qe Serbia i ka bere Kosoves dhe popullit te saj por tani qe te lexoj edhe ty qe je bere simbol i Kombit me Flamurin Shqiptar?? mu ne mes te Beogradit te jap plotesisht te drejte ty. Muzika i bashkon popujt dhe nuk i percan. Keto thirrje nuk jane rastesore. Jane thirrje te frymezuara nga politika e mbrapshte e Tiranes dhe atij koke dollapit Kurti. Tani po bindem akoma me shume.

  3. Bk says:

    Mos na e permendni me ballist Morinen. Ai beri lojen e serbeve ne Beograd gje qe u pranuar edhe nga krru i feferayes serbe te futbollit. Ai shkaktoi ate qe per oak nuk humben jeten lojtaret apo tifoze. Perfumdimisht ai esbte nje ndyresire.

  4. Supaxhiu 300 evro says:

    Kush eshte ky qe e paskan intervistuar?Ik dhe hap ndonje gazet te 99 ès dhe lexo intervistat e ketij zingarit ne gazetat italiane ,serbin e paraqiste si viktim.Veç problemeve qe na krijove me nje dron te cilin e perdorin dhe femijet dhjetvjeçar, vjen ketu dhe na keshillon sikur te ishit maja e sociologjis.Edhe pse ju mbrojta kur ngritet flamurin e perseris nuk je ti personi kopetent per te then se kush hyn dhe kush del nga shqiperia.Nqse ka shume zera nga ana e kultures dhe kengetareve ekziston nje motiv dreqi ta haj, ankohen do te thot se e njohin mir zingarin,dhe i kam ne memorje intervistat e tij sepse mbaj koleksion gazetat e asaj kohe.Ka kengetar sa te duash me emer dhe qe jane shprehur pozitiv ndaj bombardimit te serbis dhe keta na ftojn kete mut?Ende ne tokat e serbeve ndodhen me mijra shqiptar te zhdukur dhe ne çfar bejme,ftojm ne bastard serb?Ky eshte kulmi,shqiperis i mungon nje shoqeri ose parti patriotike qe te rrènjos ne mendjet e shqiptareve se kombi shqiptar di te respektoj gjakun e vet.

  5. KORÇARI says:

    Ballist morina detyra jote mbarovi qe ne beograd qe sa ndaloi ndeshja valle kujt i interesonte me shume prishja e lojes dhe kujt ja bere kete nder o ballist tani ne shqiptaret po kuptojm shume me shume nga sa mendon ti ..sa per ata te bashkise se Korçes kujtojn se Korçaret vendas e kam fjalen per KORÇARET SHQIPTAR( dhe jo ata te vetquajtur greke apo çoben ) do ti falin mos harojn se KORÇA NXJER SALI BUTKA TE TJERE…… KUSH DI TE LEXOJ HISTORI BEN MIRE TE MOS HAROJE SE HISTORIA PERSERITET….

    1. br says:

      Ballisti me kete mirseardhje te tij per Goran Bregoviçin, sikur demanton vehten, edi ramen dhe vuçiçin. Prej kohesh eshte folur se droni i ballistit ne Beogtad ishte kurdisur nga vet Vugif dhe Rama.

  6. Scutari says:

    Mirë e ka!! T’u tregojmë servëve se jemi njerëz pa bisht, se kështu e mësojnë ata në shkollë!!

  7. AI says:

    Bravo….turp per gjoja nacionalistetkengetaret e tallavase….noisi te paguaje taksat kte te beje….po ska tatime ndaj ben….

  8. br says:

    Ballisti me kete mirseardhje te tij per Goran Bregoviçin, sikur demanton vehten, edi ramen dhe vuçiçin. Prej kohesh eshte folur se droni i ballistit ne Beogtad ishte kurdisur nga vet Vugif dhe Rama.

  9. Shqiptari says:

    Ballisti, nje spiun i ndyr..!

  10. ???????????? says:

    Bravo të lumet se pse disa injoranta të prapambetur done me u duke se sa patrijote Jane kure vjen Puna për koment dhe nëper studjo TV .. poshte barbarizmi dhe psdo patrijote hajdute ????????????

  11. sot says:

    Tani e kuptojm se spektakli me dronin ne Beograd ishte sipas marrveshjes se Vuçiçit, ketij te ahstuquajturit Ballist dhe Rames.
    Ideja ishte e Vufiçit qe ti paraqes shqiptaret ne ofenziv kurse serbet viktima e demokrat qe sulmohen nga shqiptaret madje edhe ne beograd.
    Kete e di i gjithe populli. Tani na e bene edhe me te kjart ky fare ballisti.
    Nuk thonë kot : mos e peytt, se te kallxon vet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje