Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro.
Në debatin e fortë që ka shkaktuar Ligji I ri për të Huajt mes Kryeministrisë e Zyrës së Presidentit, Këshilli I Ministrave ka miratuar tarifat që do paguhen për lënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare.
Përmes një vendimi që mban datën 1 korrik, Qeveria ka përcaktuar tarifat e shërbimit që do të aplikohen për personat që aplikojnë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare me vendbanim në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe ata me me vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë.
Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e aplikimit pranë Policisë së Shtetit do jenë si më poshtë: Për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 2. Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 3. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:10000 lekë.
Tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat përkatëse pranë përfaqësive diplomatike do jenë si më poshtë: Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 30 euro; 2. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:30 euro; 3. Nxjerrje dokumenti nga regjistri elektronik: 30 euro.
Tarifat për të fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare vijnë në një çast kur Presidenca ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend Ligjin e ri për Të huajt.
Zyra e kreut të shtetit argumenton se ligji ka qëllim krijimin e lehtësive për të mbushur me punëtorë të huaj boshllëqet e krijuara nga largimi masiv i shqiptarëve.
problemi i te huajve apo emigrantve po behet problem botror,sidomos ne europe perendimore me keto ritme europianet vendas per 30 vjet do jene minoritet ne europe,duke u zvendesuar me afrikan edhe aziatik, kush jeton ne europe e kupton per cfare po flas, para 10 VJETVE kur flisje per kete problem te quanin rracist apo konspiracionist, sulmoheshe prej mediave direkt, sot nuk e ve me njeri ne dyshim popullsia ne europe po ndyshon, dmth doli llafi konspiracionistve, ka qe thone edhe shqiptaret emigruan, zoteri shqiptaret jane europian emigruan brenda kontinetit te tyre,nuk shkuan shqiptaret ne azi apo afrike , e vetmja pjese qe po reziston eshte europa e lindjes edhe rusia , rusia mund te quhet si kalaja e fundit e forte qe mund ti bej balle kesaj politike multikulturale, lajmet e fundit nga turqia tegojne se cdo dite ne kufiin irano turk hyjne 1500 2000 AFGAN cdo dite, ku do shkojne keta sipas jush?