“Gafa” e Biden,  popullsia shkon deri në 331 milionë, presidenti: 350 milion amerikanë tashmë janë vaksinuar

7 Gusht 2021, 15:23Bota TEMA

Në SHBA, 350 milionë doza janë dhënë deri më tani. Në javën e fundit, u administruan mesatarisht 694,138 doza në ditë. Reth 58% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë ndëra 50% janë vaksinuar plotësisht.

Sipas Indipendent, presidenti Joe Biden bëri një gafë numerike gjatë një fjalimi, pasi ai u tha dëgjuesve se 350 milionë amerikanë ishin vaksinuar tashmë dhe ishin shumë mirë, kur në fakt sipas regjistrimit të fundit, të publikuar në prill të këtij viti, e gjithë popullsia e Shteteve të Bashkuara është 331 milion.

“Kjo është një pandemi e të pavaksinuarve. Kështu që ne duhet të vaksinojmë më shumë njerëz. Sa është numri përsëri, prit t’ja kujtoj vetes, 350 milion amerikanë tashmë janë vaksinuar. Ata ndjehen shumë mirë. ”-tha Biden.

Numri aktual i amerikanëve plotësisht të vaksinuar është 166 milionë, pra afërsisht gjysma e popullsisë.

1 komente në ““Gafa” e Biden,  popullsia shkon deri në 331 milionë, presidenti: 350 milion amerikanë tashmë janë vaksinuar”

  1. kasemi says:

    Keni vu titullin gabim, Presidenti ka thene 350 milion doza, ku 166 milion amerikane i kane marre te dy dozat, pra 166×2=332 milion doza, te marra nga 166 milion amerikane.
    Pjesa tjeter eshte 350- 332= 18 milion amerikane kane marre 1 doze.
    Te pakten kjo kuptohet nga shifrat qe vete shkrimi shpjegon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje