Dhjetë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në një tren në Tokio. Mediat e huaja bëjnë me dije se një 36 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është futu në tren dhe ka goditur me thikë 10 persona.
Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se fatmirësisht të gjithë të plagosurit ishin të vetëdishëm dhe deri më tani nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Sipas transmetuesit publik japonez, NHK, i dyshuari shkoi në një dyqan aty pranë dhe u dorëzua, duke i thënë nëpunësit, “Unë jam i dyshuari për krimin që po luan në lajmet tani. Jam lodhur duke vrapuar.”
NHK raportoi se nëpunësi i dyqanit tha se kishte njolla gjaku në një pjesë të trupit të tij.
Incidenti ndodhi në një tren të Linjës Odakyu, midis stacionit Seijogakuen-mae dhe stacionit Soshigaya-Okura në Setagaya Ward.