Artur Ajazi
Hijenat, delenxhinjtë, dhe të paskrupujt, po fërkojnë “barkun”, tek shohin ata bij nënash të përleshen me flakët dhe zjarret e qëllimshme prej 20 e ca ditësh. Dikush në Partinë Demokratike, ka rastin të orkestrojë fushatën antiqeveritare, duke besuar dhe menduar se “do ta mposhtin Edi Ramën me zjarre”. E kanë të kotë. Pothuajse çdo ditë (ashtu siç bënë me tërmetin dhe pandeminë dhe vaksinimin) dalin nga qoshkat e Partisë Demokratike, “specialistët” dhe mediokrit e saj, duke shpallur “alarme” boshe, por në fakt ata ngazëllehen tek shohin të hapen vatra të reja zjarresh. Ç’nuk thonë dhe shpifin, nga “Shqipëria nuk ka asnjë helikopter”, deri tek idiotësia “Edi Rama përdor helikopterin e Emergjencave Civile”, apo dhe “repartet e zjarrfikseve nuk kanë mjetet duhura”. Sipas kaposhëve kokëboshë të Partisë Demokratike “zjarret janë si pasojë e keqeverisjes së Ramës, ato i shuajmë vetëm po erdhëm ne në pushtet”.
Shpirtligësia dhe dritëshkurtësia e eksponentëve dhe lidershipit të opozitës së gallatës, dihet e ka burimin nga “embrioni” që i mban ata ndezur orë dhe çast. Ata festuan kur ra tërmeti, hapën shampanjë, dhe thanë “iku Rama, kaq e pati”. Ata festuan kur u shpall emergjenca kombëtare e pandemisë, dhe ç’nuk thanë dhe mallkuan, duke u bërë thirrje shqiptarëve “të mos vaksinohen, sepse Rama i ka marrë nga vendet e lindjes”..etj..etj. Kjo pra ishte dhe kjo është opozita e këtij vendi, që vjen si mallkim pas çdo krize dhe emergjence kombëtare për shqiptarët, që kanë besuar dhe besojnë tek fuqia dhe zgjidhja e kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama.Dikush(dhe kjo dihet) fërkon “barkun” në Partinë Demokratike, gjithmonë kur ka vrasje, krime të ndryshme, gjithmonë kur ndodhin përmbytjet, zjarret, tërmetet, apo kur kishte viktima ditore nga COVID-19, duke i 10-fishuar ato. E njohin dhe e dinë ghithë shqiptarët, kush ngërdheshet dhe feston kur ndodh hataja, e njohin dhe e kanë provuar mbi kurrizin e tyre shijen e pushtetit të një parti që funksionon vetëm si çiflik. E njohin edhe hipokrizinë e “birit të tij politik”, që gjithmonë siç thotë populli, kur “Stambolli digjet, ai krihet”, duke shpresuar se “qeveria do të bjerë”. Zjarret e 20 ditëve të fundit, ishin dhe do të mbeten krejt të qëllimshme, nga duar kriminale.
Ato u përhapën si ushunjëzat në pothuajse, të gjitha rrethet e vendit, madje edhe atje ku kishte mbi 50 vjet që nuk kishin parë zjarre në tokat dhe pyje. Ato u “ngjizën” fill, pas një “paralajmërimi” që një portal “i pavarur” publikonte lajmin se “në ditët e ardhshme priten zjarre në 5 qarqe të vendit”. Le të më thotë dikush, si mundet të parashikohen zjarret, dhe do ta shpallim “Njeriu i Globit”, le të më thotë dikush, a ka në botë një institucion apo fallxhor, që parashikon zjarret, dhe hajde ta shpallim “Shenjtor”. Historia flet ndryshe të paktën për Shqipërinë. Më të vjetrit thonë se “nuk mbajmë mënd të binin zjarre edhe pse kishim më shumë pyje, drunj frutorë, shkurre, edhe pse kishim verë të nxehtë”. Atëhere pse ndodhin sot këto “fenomene” tek ne, përse pas një “parashikimi mediatik”, në çdo qark u ndezën flakë pyjet, kullotat, të mbjellat, u dogjën banesa dhe patëm edhe viktima” ? Dikush fërkon “barkun” dhe mban gjallë shpresën tek shpresëhumburit e opozitës, duke pritur të rriten vatrat e zjarrit, dhe të mos shuhen kurrë…. por pa e menduar se ato zjarre për qeverinë dhe Edi Ramën, janë thjesht sprova e rradhës nga e cila Shqipëria do të dalë edhe më e fortë se kurrë.
Zjarret vihen nga eksponente te PeDes prandaj gezohen keta qelbesira .PeDja nuk vjen kurre ne pushtet pasi populli e di kush jane keta idiote dhe te paafte
Idea është kjo. Që ka njerëz të papërgjegjshëm në këtë botë. Ka barinj të zonave që i bëjnë për të përfituar kullota. Po të më falni për injorancën ! Po mire gjithë barinjtë nga jugu në veri, të gjithë në një kohë e kishin lënë të vinin zjarre ? A nuk vjen erë kjo punë ? Këta ja kanë marrë dorën. Sa herë që projektorët bien mbi ta, gjehet zgjidhja. Çvendosin vëmendjen larg tyre. Mund të jenë edhe të qëllimshme. Nga shpellaret çfarë nuk pret .
Edhe une mendoj jo 100% qe zjarret jane vene nga exponente te PD ne shumicen e rasteve per te terhequr vemendjen nga Sali NON GRATA njekohesisht due shtuar urrejtjen kunder Rames nepermjet zjarreve qe te kene nje arsye per te dale rrugve kunder Rames PD eshte parti qe kerkon te vije sic ka ardhur nepermjet pislleqeve dhe poshtersive se ne krye kane njeriun me te keq te shqiptarve SALI kriminelin
Fenomenet që Filojne kur PD-ja nuk fiton pushtetin Jan: “hedhj në ere e shtyllave të tensionit të Lartë “,”zjarvenet”,tenttva për hedhur në ere ambasaden e SHBA në 97″,tentativa për të qelluar mbi for the Gjermane që po evakuonin peronelin e ambasades në 97″.Këto veprime kan një emeri një person.Sali Qenin.