Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?

8 Gusht 2021, 10:35Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Sezoni i ri politik mund të jetë më interesanti i periudhës postkomuniste. SHBA janë në një aksion të hapur për ta nxjerrë Sali Berishën jashtë skenës politike. Qëndrimet e Ambasadës së SHBA ndaj Berishës janë aq flagrante, sa ç’ishin edhe tri dekada më parë, kur ambasadori Rajerson dilte në mitingje përkrah tij, duke e shtyrë drejt pushtetit.

Gjatë tri dekadave, Berisha ka luajtur një politikë me shumë ulje-ngritje në marrëdhëniet me SHBA, por gjithmonë ai ka dalë jo thjeshtë i fituar, por i përfituar. Si politikan, ai ka qenë më i llastuari i Uashingtonit, për shkak të rrethanave historike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, por mbi të gjitha rajoni.

Megjithatë, Berisha tashmë e shikon veten në ring. I plakur, i lodhur, por me vullnet. Atij i duhet të ndeshet, pasi refuzon të dorëzohet.

Por, përse SHBA kërkon ta nxjerrë Berishën jashtë parlamentit dhe politikës?

A është ai një anti-amerikan? Padyshim që jo. Sepse në Shqipëri mund të ketë politikanë anti-shqiptarë, por kurrësesi jo anti-amerikanë. Vetë Berisha e ka varur pushkën e rezistencës në gozhdën e Xhorxh Soros, filantropit që thuhet se mbështet politika të “ribërjes” së Ballkanit të trazuar ndër shekuj. Mërrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë që në kohën kur Berisha ishte president dhe kërkonte dëbimin e zyrës së fondacionit nga Shqipëria. Por, a mundet që Soros jetë kaq inatçor sa të lobojë tani në Departamentin e Shtetit për tu hakmarrë ndaj Berishës, kur ai s’ka më asgjë në dorë?

Berisha thotë se po e sulmojnë sepse ai po mbron interesat shqiptare kundër idesë së Sorosit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Por a mundet Berisha ta pengojë një plan kaq të madh, nëse ai do të marrë vizën e Uashingtonit dhe kancelarive të tjera?

Ambasadorja Kim, thotë se “Ne nuk tërhiqemi nga lufta jonë kundër korrupsionit”. Pra, Berisha, zyrtarisht, sulmohet si një politikan i korruptuar. Për këtë edhe u shpall i padëshiruar në SHBA. Ai është i vetmi politikan, ende aktiv, në Europën Lindore, që erdhën në pushtet nga revolucionet antikomuniste. Kritikët e tij thonë se ai nuk tërhiqet, sepse e mban angazhimin si mburojë kundër ndonjë ndërhyrjeje të drejtësisë ndaj tij, apo familjes së tij. Deri tani SPAK nuk ka bërë lëvizje zyrtare për ndonjë hetim ndaj pasurive të familjes së ish kryeministrit, edhe pse indicie ka. Por, në një rast të mundëshëm, me siguri që Berisha do ta tërheqë PD-në në një luftë për mbrojtjen e vetes dhe familjes, dhe kjo do ta fuste politikën në një vorbull të re krize e konfliktesh.

Paralelisht me luftën ndaj Berishës, ambasada e SHBA duket sikur mbylli njërin sy përballë problemeve reale me zgjedhjet. Kjo të bën të mendosh se opozita e ka tashmë Berishën një barrë mbi shpinë në rrugën e saj drejt pushtetit. Në një PD në pushtet, Berisha padyshim nuk do të jetë pjesë e tij, por klani i tij ekonomik padyshim që po.

Për këtë arsye, PD është tashmë në udhëkryqin e saj historik: Për të udhëtuar drejt pushtetit, ajo duhet të shkarkojë tani nga treni, pikërisht mashinistin e parë.

14 komente në “Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?”

  1. Xhaja says:

    Mos u mat me Ameriken , Sali se bukesh debil , Amerika dhe shqiptaret , te shohin si Cernobil . Para se te shkosh ne Rec , duku nje her nga Iraku , po nga te gjitha cdo blec , te duhet.ve oturaku . Ne qeli ske me ke flet , koken do plasesh ne mur , me vones po do kuptash , USA sben njeri per burr , Hajt n ‘ t Sheqeres heu heu ,,tring tring

  2. ce says:

    Kandidati kryesor per ta zevendesuar Berishen mbetet lideri historik i shpellareve te Dibres, komandanti i uniformave kafe per ruajtjen e votes qe beri thirrje per ekzekutime pa gjyq ne prag te zgjedhjeve Xhelal mendjeziu me shkolle te mesme naten, maniaku seksual i bashkise kamze me daulle ne dore dhe 10 mije lekesha na balle hipur ne gomar neper rruget e Bathores.

  3. Www says:

    Ky kikirikija, medemek na spjegon çështjen, që është mjaft e thjeshtë: me veprimet dhe mosveprimet e tij gjatë karierës polituke, Berisha dhe gjithë ata rrotull tij (përfshi dhe këtë spjeguesin), është më antishqiptari ndër udhëheqësit e këtij vendi. Ai është i vetmi, kundër të ciliut u ngrit populli në historinë e shqiptarëve. Është po ashtu (dhe do mbetet), i vetmi ish kryeministër, i shpallur NON GRATA nga aleati ynë më i fuqishëm. (Si ish president, atij do i bashkangjitet dhe IM).

  4. Lida says:

    Po ta lexosh me kujdes Mentor Kikine e kupton qe ai eshte nje nga ” berishianet “.Berisha – thote nuk eshte nje antiamerikan !
    Berisha ka qene antiamerikan qekur ishte antar i Partise Punes. Ishte antiamerikan ne vitin 1996 kur nuk pranoi te takonte zv/ sekretarin amerikan te shtetit.Ishte antiamerikan ne vitet 97 e 98 kur sulmoi egersiaht ambasadoren amerikane Mariza Lino.
    Ishte antiamerikan pas saj ne perplasjet qe pati me ambasadorin Withers.
    Antiamerikan me ambasadorin pasardhes Donald Lu.
    Vazhdon te jete antiamerikan me ambasadoren aktuale Znj. Yuri Kim qe nuk po i le epitete pa i vene !
    KUR TE DEL PRO AMERIKAN SALI RAM SHEQERE BERISHA TY FSHATARI MENTOR KIKIA ???

    1. Anamaria Monti says:

      @Lida,
      Konstatimi yt se Kikia eshte berishian eshte me se i drejte.
      Ne kete beteje DASH-Berisha, Kikia eshte i renditur shpirterisht me Berishen.
      Duke e ditur qe kete beteje Berisha e ka te humbur, Kikia eshte i raskapitur shpirterisht.
      Dhe enderron nje rugedalje ne favor te Berishes, meqe Berisha na kontrrolloka sigurine e Rajonit.
      Vetem nje verejtje Lida.
      Qe te konstatosh qe Kikia eshte berishian, nuk ka nevoje ta lexosh me vemendje.
      Duket qe ne rreshtin e pare.

  5. Ku ku lokja per loqen! says:

    Se eshte rrote kari.
    Hajdute amerikanet kane nga te gjitha anet, por nuk jane kaq kaka qeni, sa moterqiri i Vicidolit.

  6. Kjo tallje duhet te perfundoj,e gjitha eshte nje loje…! says:

    Beteje e humbur kjo,?!

  7. sapa says:

    Se me Saliun ju jep mesazh edhe qindra e mijerave Salinjve qe ka shqiperia!

  8. Iso says:

    Z.Mentor! Jam dakord ne pergjithesi me ato qe ke shkruar por me nje gje nuk jam dakord,kur thua qe sala nuk eshte antiamerikan! Te besh mbledhje ne organizate te pp-es duke share kapitalizmin Amerikan per 30 vjet sic ka bere sala nuk ka shanse te duash Ameriken (vetem me fjale) sala me shoke kane duartrokitur per Ameriken por nen rogoz kane punuar per interesat sllave (ke shembuj sa te duash,thyerja e embargos,dhenja e urdherit per te goditur ambasaden Amerikane etj) po kur shane e godet ambasadoret, a nuk eshte duke share dhe goditur Ameriken apo ambasadoret dikur i caktonte F.Nano e tani i cakton E.Rama! Pse kaq naiv qenkemi ne se Amerika jo e jo qe ta marrim te qene se sali vuku e paska me ambasadoret e jo me Ameriken qe ata perfaqesojne?!

  9. Edhe tı sı dısa te tjera ıthetar te Sales Por po ı vını kot se kotı rreth e rrotull ne mbrojtje te Sales Por po lodhesh Se popullı shqıpetare po qe se nuk e dın po ta them se PD me Salen ne krye nuk ka fıtuar asnje here zgjelljet ne kete vend perjashtı vıtı 1991 Kur popullı shqıptare u qua ne kembe per largımın e sıstemıt komunıst nga drejtımıBıle edhe kjo e drejtuar nga Ramız Alıa Per kete kame deshmıne e pare ne debat Rama me Salen Ku Rama ne darke ı ben vrejtje Sales se kush ta dha ty te drejten qe te brohorıtesh per Ramız Alıne Mbas ketyre zgjelljeve nuk ka fıtuar asnje hereBıles humbı edhe me 1996 Ku drejtonte PD
    Mos harronı se drejtuesı ı pare ı PD ka qene Azem Hajdarı e jo Sala Ky me marıfetet e largoj nga drejtımı dhe hypı veteNuk e dı ndoshta edhe me porosı te Ramız Alıse

  10. metalurgu says:

    o mentor KIKIRIKIA nuk na the asgje,po0 Mero pse e ul nivelin e kesaj Gazete me shkrime te tilla.

  11. Sula says:

    O kaka o kakia na shkrive me kete artikullin tend! Mos fol me se do e boj ne breket nga te qeshurat. ??

  12. shqip says:

    Edhe pse e respektoj Kikine si njeri, por edhe si aktivist i disa nismave shoqërore, mund të them se artikulli nuk ngjit gjëkundi. Më kot prita nga reshti në resht të kuptoja psenë e marrëdhënieve SHBA – Berisha. Për fat të keq asgjë. I sugjeroj gazetarëve mos i kthehen çështjeve sensitive duke përsëritur si papagaj njeri tjetrin, e për më tepër vetveten. Sinqerisht nuk e kuptoj pse duhet të hedhësh në letër gjëra të stërthëna. Rri e gëzo pushimet o gazetar kushdo. Pse duhet me doemos të thuash gjëra që kanë 30 vjete që i themi të gjithë në kor si popull.

  13. iksi says:

    O Kikija , po si mo jeni gazetare opinonist por keni lajthitur krejt , Po si mo nxirrni teori qe Berisha qenka i pakapshem ndaj ligjit sepse po ta denojme na çohet populli simpatizant i Berishes e na ban rromuja . Po mire mo a nuk kemi shtet qe po u çoka populli e mbroka nje kriminel qe a kane te numruar krimet e tij , po ja ta zeme se po çohen 1000 veta ne mbrojtje te kriminelit edhe ata i rrasi brenda te gjithe , p.sh 20 ne protesten e pare ate grup qe e organizon e keshtu me radhe . Po pikerisht duke u mbrojtur nga medjat qe i paguan ka arrit te beje keto vjedhje , djegje , shkatrrime , vrasjeJe . Sa pergjegjese eshte politika dhe organet e drejtesise per keto 30 vjet aq jeni edhe ju medjat qe keni frik me kritiku nje pjese i mbrojne se paguhen prej politikes ju jepen tendera atj dhe ne vend qe medjat te jene te paaneshme ata behen njesh me politiken . Prandaj mbas vetingut te drejtesise , te politikaneve duhet menjehere me politiken duhet vetingu i medjave sepse e keni shkatrru kete vend kete popull .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje