“Non grata” zbuloi Sali Berishën si pengmarrës të PD

7 Gusht 2021, 20:30Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha është spostuar me shpejtësi nga Kreu i PD, sa më shumë kohë që po kalon, nga shpallja e Sali Berishës dhe familjes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sa më shumë që Ambasadorja Yuri Kim këmbëngul publikisht, për largimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD në shtator, aq më tepër Sali Berisha kërcënon për të kundërtën. Duke rrëzuar edhe alibinë e njeriut të tërhequr nga politika, që nuk ka asgjë më në dorë, e që nuk ia prishte punën askujt.

Arritja e parë e prekshme e vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony J. Blinken, është pikërisht heqja e kësaj maske propogandistike dhe nxjerrja në dritë të diellit për gjithkënd, të asaj që mohohej kategorikisht nga opozitarët tanë, se: Sali Berisha është “de facto” Kryetari i PD dhe lideri real i opozitës shqiptare! Ndërsa Lulzim Basha, është ai që ka qenë që ditën e parë kur u katapultua formalisht në majë; thjeshtë një dytës. Një maskë për tu shfaqur publikisht e buzëqeshur, pa rrudha dhe me flokë stërrë të zinj, për të fshehur prapa saj portretin e babait të tij politik.

Sali Berisha e vërtetoi këtë, kur hyri në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku u mblodh Kuvendi Kombëtar i PD. Ato ovacione në kor dhe thirrjet histerike të një pjese të delegëtave, ishin shfaqja publike përmes një regjie të paramenduar, për të dëshmuar se kush ishte i parë në atë sallë. Ndërsa Konferenca e shtypit gjatë kësaj jave, i vuri vulën rikthimit të tij në krye të PD. Ndaj Sali Berisha i lejoi vetes për herë të parë nga 2013, që të fliste live edhe në emër të Lulzim Bashës, edhe në emër të opozitës shqiptare.

Nga ai moment e deri më tani, asnjë opozitar nuk pipëtin më, duke nisur nga ai që e mbante veten deri dje si lideri dhe kandidati i opozitës për Kryeministër. Sali Berisha e kuptoi se loja e tij u dekonspirua përfundimisht, nga akti i SHBA kundër tij, ndaj u detyrua që të dilte hapur në shesh me skeptrin e Zotit të opozitës në dorë dhe kurorën e tij në kokë.

Kur “dielli” shfaqet në horizont, të gjitha “yjet” në rënie apo në ngjitje qofshin, zhduken me shpejtësi! Ndaj nuk duken më e nuk keni për ti parë deri në shtator që të flasin publikisht për çështjen “SHBA- Berisha”; as Lulzim Bashën, as Ilir Metën, as Monika Kryemadhin, as Fatmir Mediun, as Dashamir Shehin, as Vangjel Dulen, as Agron Dukën e as Shpëtim Idrizin.

Kësisoj fabula “Berisha”,- ndryshe nga sa rreken të artikulojnë mbrojtësit e tij publikë,- jo vetëm ekziston por ajo është edhe shumë e rëndësishme. Sepse çjerrja që amerikanët i bënë publikisht maskës së liderit real të opozitës dhe detyrimi i Sali Berishës që ta pranojë me gojën e tij pas 8 vjetësh këtë, na kanë sjellë në një nivel të ri të debatit politik. Pas kësaj dalja e tij përfundimtare nga politika, “nuk është më një aspiratë, por një çështje e shtruar për zgjidhje”!

A biem dakord se pa ikjen e Sali Berishës nga skena, nuk merr dot fund, tranzicioni politik në Shqipëri? Po,- do të thotë shumëkush. A mund të vijojë e të qëndrojë ende në krye të opozitës, një lider politik që është dënuar nga shqiptarët me votë, për tu larguar? Jo,- do të thonin të tjerë. Atëherë, përse nuk ikën ai, megjithëse e ka premtuar publikisht që më 2013, se do ta bënte këtë? Ka frikë nga drejtësia e re, për ato që e akuzon Departamenti Amerikan i Shtetit,- do të përgjigjeshin kritikët e tij të shumtë.

A është ky, një halli personal i Sali Berishës dhe familjes së tij, apo i opozitës shqiptare? I Sali Berishës,- do përgjigjej shumëkush. Atëherë nëse ai është i pafajshëm siç deklaron dhe për të nuk ekziston asnjë fakt, provë e dokument që ta fajësojë, përse nuk ikën me vullnetin e tij të lirë nga skena për tu përballur edhe me drejtësinë e re nëse është nevoja? Madje si një qytetar i lirë dhe krenar e që është prekur shumë thellë në dinjitetin e tij njerëzor?! Politika është akt dhe ky është momenti i tij, për ta bërë atë.

Por Sali Berisha nuk ka ikur as pasi humbi zgjedhjet në vitin 2013, as pasi u fut në listën e zezë të SHBA rreth 3-4 muaj më parë dhe as ka për të ikur në shtator “edhe sikur i vetëm të mbetet” nga PD, brenda në Parlament. As Lulzim Basha dhe asnjë tjetër brenda opozitës, nuk kanë as më të voglën mundësi dhe fuqi reale, për ta ndaluar atë.

Për tu siguruar që të mos ketë asnjë të papritur, Sali Berisha e hoqi maskën e pensionistit politik dhe e mori peng publikisht edhe PD edhe opozitën shqiptare. Duke e kërcënuar Amerikën, se nëse nuk e lënë atë dhe familjen e tij të lirë, ka në dorë që ti ekzekutojë pengjet e tij. Historia ka treguar se kur e thotë, Sali Berisha e mban fjalën dhe e bën me të vërtetë. Me gjakftohtësi të plotë madje!

2 komente në ““Non grata” zbuloi Sali Berishën si pengmarrës të PD”

  1. kasemi says:

    Shume e sakte analiza nga njeri krah i medaljes.
    Po, do ishte burreri te pakten ne kete rast ta linte te qete Pd. Te zgjidhte problemet e tij si qytetar i lire. Berisha nuk e ben, pikerisht per ta pasur Pd mburoje ka minuar ne menyre te panderprere demokracine ne Pd. Sot nje Pd pa demokraci prej te pakten 26 vitesh( deri ne 1995 ne Pd guxohej te flitej dhe kishte deri diku zgjedhje te pranueshme), Berisha e terheq zvare Pd ne fatin e tij. Kjo eshte njera ane e medaljes.
    Por ka dhe nje ane tjeter po kaq te shemtuar qe Peza nuk guxon ta zere me goje.
    Ps erdhi ne pushtet ne vitin 1997, iu premtoi shqipareve se do vinte ne vend cdo padrejtesi, shkelje te drejtash, shkelje ligji e mbi te gjitha qe do kthente cdo qindarke te humbur nga shqiptaret ne firmat piramidale.
    Per fat te keq asgje nga keto nuk ndodhi, perkundrazi mekatet dhe shkeljet e ligjit apo te drejtave te shqiptareve u shumefishuan, (ju kujtohet katarsisi i Nanos). Berishen e perdornin per gogol, por asnje dite nuk menduan te permisojne jeten e shqiptareve, pervecse permisimi qe vinte natyrshem nga puna e vete shqiptareve.
    Erdhi dhe iku perseri Berisha, kete radhe zullumet e tij ishin shume me te dukshme se heren e pare.( u be nuse per here te dyte)
    Ps me Ramen ne krye u sterbetuan se do benin drejtesi per cdo padrejtesi. Por kurre nuk cuan nje dosje te sakte ne prokurori, perkundrazi jane gati ti bejne monument Berishes, vetem te marre peng Pd.
    Asnjera pale as Pd, as Ps nuk shqetesohet per shqiptaret, qe nuk po gjejne ne vendin e tyre deshiren per te rritur femijet ne kete vend.
    Rama nuk don kurresesi qe Berisha te pergjigjet te pakten per ato qe ai e ka akuzuar ne publik, sepse keputet nje hallke e zinxhirit qe i mban lidhur gjithe zullumqaret, e kurre nuk i dihet se si shkojne hallkat e tjera.
    Per kete arsye po perdoret non grata si presion, perndryshe pse duhet ti luten aman ik o Sali, aman hiqe o Lul, por cojeni dosjen ne Spak me ato qe keni thene kaq vite per Berishen, te pakten kryejeni detyren, behuni te barabarte me aleancen e teatrit, qe guxuan e cuan Ramen e Veliajn ne Spak.
    Nqs ato qe jane thene per Berishen jane te verteta e nqs Spaku eshte i vertete, a eshte i ikur Berisha?

  2. Salihi kurve dhe PUsht serb says:

    Salihi eshte kurve kurvash dhe pusht qe nuk e ka problem te shkerdhehet ne SUME live vetem e vetem per te realizuar marrjen ne dore te pushtetit
    Eproret e tije Serbo-Ruse e kane trajnuar qe ti beje balle cdo situate sic eshte dhe kjo e fundit,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje