Nga Alfred Peza
Ata të paktët që vijojnë ende ta mbrojnë Sali Berishën publikisht, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, e bazojnë atë tek fakti se ai është veçse një pensionist politik. Një njeri që ka tashmë tetë vjet që është larguar nga drejtimi i partisë dhe pushtetit. E se ai është thjeshtë një deputet që veç shkruan tek facebook-u i tij, e për rrjedhojë, nuk ka mundësi që ti bëjë dëm askujt në Shqipëri.
E para, nëse nuk është një fyerje inteligjence për shqiptarët, kjo është një tallje e gjithçkaje me SHBA, që nuk paska punë tjetër për të bërë në këtë botë veçse të meret me një pensionist të mbaruar!
E dyta, përse mediat e Tiranës kanë interes për një pensionist? Apo ngaqë ai ka qejf të mburret se vendimi i SHBA ndaj tij është një “hakmarrje politike për kundërshtimin e prerë të ndryshimit të kufijve të Kosovës, sipas projketit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Beograd”?!
E treta, nëse Sali Berisha është pensionist politik, nga i buron siguria kur deklaron se pavarësisht se në raste të ngjashme politikanë të tjerë nuk do jenë në Parlament në shtator, ai vetë do të futet?!
E katërta, nëse do të ishte një pensionist politik, ku i buron fuqia për të thënë se “Basha nuk mundet të bllokojë hyrjen e deputetit të votuar nga zgjedhësit”. Nga zgjedhësit kanë qenë votuar të gjithë ata që janë larguar nga Parlamenti me të njëjtin kriter që po kërkohet edhe mosfutja e tij. Sali Berisha nuk ka kandiduar si deputet i pavarur më 25 prill, por si kandidat i PD. Në listat e PD. Me siglën e PD. Kur në fletën e votimit, ishte shënuar emri i Kryetarit të partisë Lulzim Basha.
E fundit, një pensionist politik nuk mund të deklarojë se me mënyrën sesi u shpall “non grata” Sali Berisha, “mund të shkatërrohet çdo opozitë. Çdo opozitë kundërshtari u çon raporte por thotë se pavarësisht së janë gënjeshtra të marim sanksione”.
Këto nuk janë fjalët e një pensionisti por të një njeriu që e barazon veten me opozitën. Kush është ai pensionist politik që do të guxonte të fliste për takimin në SHQUP me Ambasadoren e SHBA Yuri Kim, në emër të Lulzim Bashës?! Të citonte në ligjëratë të drejtë një bisedë me dyer të mbyllura për të cilën vetë Kryetari i PD ende nuk e ka hapur gojën?! Asnjë.
Ndaj Sali Berisha nuk është shpallur “non grata” si pensionist politik, as si lideri historik i opozitës, por si lideri aktual i saj. Ndaj e ka të kotë që fshihet pas kërkesës për transparencë, fakte, prova e dokumenta. Nëse i do vërtetë ato, le të pyesi ish Prokurorin e tij të Përgjithshëm Adriatik Llalla, se ndoshta e ndihmon që ta kuptojë se ku ndodhen! Kur SHBA të akuzon zyrtarisht për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”, dije se ajo i ka ato, të forta dhe të pakundërshtueshme madje.
Nëse do fakte, prova dhe dokumenta në mënyrë që të pajtohet me fatin që i ka shkruar me dorën e tij sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, Sali Berisha nuk ka pse spekullon. Ai e di më mirë se kushdo tjetër në këtë vend se ato nuk bëhen publike sepse shtetet nuk veprojnë kështu. Ato nuk i dorëzohen as në mënyrë kofidenciale Lulzim Bashës, apo atij vetë, e aq më pak mediave shqiptare.
Ka një mënyrë fare të thjeshtë për “pensionistin politik” Sali Berisha që të bëjë transparente faktet, provat dhe dokumentat kundër tij. Mjafton që PD të dorëzojë në KQZ, të njëjtën kërkesë që dorëzoi pak kohë më parë për Tom Doshin, ku i kërkoi që të mos regjistrohej si kandidat në zgjedhje e të mos i jepej mandati i deputetit meqë ishte shpallur “non grata” si edhe Sali Berisha.
A e dini se çndodhi pas kësaj? KQZ ia kërkoi zyrtarisht të dhënat SHBA-së, të cilat sipas praktikës ndërkombëtare, i vihen në dispozicion institucioneve zyrtare. Por meqë “pensionisti” na siguroi sot se kjo nuk do të ndodhë, ka edhe një rrugë tjetër: Nëse SPAK vihet në lëvizje, ato fakte, prova dhe dokumenta që SHBA ka për Sali Berishën, do i vihen asaj në dispozicion zyrtarisht. Kaq e thjeshtë është.
Të gjitha rrugët e tjera për të bërë gjoja transparencë, janë thjeshtë demagogjia e një përrallë vere, si ajo që duan të na tregojnë se Sali Berisha është thjeshtë një pensionist politik që nuk i prish më punë askujt!
Sali Kerma eshte Nje Celule Kanceroze e Kombit Shqipta.Heqja e kesaj te keqeje te Madhe eshte Domosdoshmeri jetike.
Po mire cfare propozon ti Fredi qe ke pushtetin e tall loqet me neve? Ta vrasim? Gjej prova fute brenda por me rezulton se para jush Berisha eshre kristal per pasurite, per te tjerat gjejini juve, ….ikni beni cicin se nuk imoresiononi njeri….
O Poli,nëse nuk ke patur ndonjë përfitim nga Sli Krimineli dhe e mbron je vetëm një copë koqe gomari.Dhe si puna jote në Shqipëri ka plot.
OH
Thashe se mos ish taulanti ki po qeka dv berisha dmth bisha
KY pezaku eshte bere si leter higjenike e k.r ministrit
Thone se fiton shume me keto gojoret e shtypit
Gjynah per nje pezak
Dakort Alfred, si e beri PD me Tome Doshin dhe PS te beje te njejten me Berishen po ne KQZ. Veproni dhe mos beni moral se ne jemi te ngopur me llafe. E di gjithe populli per krimet e Berishes vetem ai dhe PD nuk i dine po duan prova . Pika qe s’u bie……
O Shqiptar Saliu mund re jete kriminel e kam dyshimet e mia por Fredi ka dhe arren dhe gurin te veproje…..nuk e di ckerkon? Te hidhet Berisha nga kati 15?…. gjej probation dhe brenda dhe per pasuri te paligjshme kta te sotmit ja kalojne 100 here…kaq w sma ndjen per njeri se jam ne emigration e ktu ku jam nuk ja di njeri emrin kryeministrit…po njohin mire shtetin, avokatin,policing, sigurimet…kta jane zoti…ju merreni me Fredin qe zgjidh cdo Hall e I hapet cdo dere…Fred 1 milionshi…ktu ke une nuk ka gazetar me 1 milion Euro….kaq
Dmth fajet i ka PS dhe SPAK. Faleminderit per sqarimin. Konciz dhe i qarte
Poli si nuk paska gazetar me 1miljon euro more derdimen. Ne cfare shteti jeton ti ne mogadisho ?? Thuaj shtetin ku jeton dhe ti them une minimalisht nja dy cop me mbi 2 miljon. Te tjerat qe ke shkruar vari karet se jane nga birrat e teperta besoj. Me te mira e me mend ne koke andej nga jeton !
Shqiptaret e dine shume mire qe nga saliu deri ke ty kush jeni.Ti e justifikove pasurine para drejtesise je ne rregull.
Eshtë njeriu qè me 1997 tha: Pas meje,le të bëhet qameti.
Përsëri këtë uron me zemrèn e tij te ligë pèr të gjithë shqiptarët.