Ballkani sërish në luftë, tani jo me armë, por me fjalë

3 Gusht 2021, 22:05Blog TEMA

Nga Roland Qafoku

Takimi i të enjtës në Shkup nën okelion “Open Balkan” solli edhe një herë realitetet në pjesën perëndimore të gadishullit tonë që përherë prodhon më shumë histori se sa konsumon. I fundit si rajon në Evropën kontinentale që nuk po bëhet pjesë e BE-së, pavarësisht dëshirës së madhe. I fundit në kontinent për nga niveli ekonomik. I fundit në kontient për nivelin e jetesës dhe nga ku largimet e popullsisë janë kthyer në biblike. I fundit në kontinent në infrastrukturë. I fundit në kontinent në art, kulturë e gjithëfarësoj, Ballkani Perëndimor sërish nuk po del nga suazat e të shkuarës. Procesi që u ngiiz vite më parë nga kancelarja Angela Merkel në Berlin me gjashtë shtete tashmë jo vetëm është katandisur në 3, por debatet dhe ashpërsia e kritikave është e tillë si të jetë një lloj lufte tipike ballkanike. Ajo nuk zhvillohet si dikur me armë, por vetëm me fjalë, me sherre, me braktisje e abandonim. Janë aq shumë fjalë saqë në media po tregtohen si të ishte mall. Nga ai malli që gjen po në Balkan Pazar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zajev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç arritën të firmosin disa marrëveshje që nëse i lexon kanë jo pak interes për banorët e të gjitha shteteve: Lëvizja e lirë e qytetarëve, tregtia e lirë dhe rritja e investimeve, arritja e një tregu të përbashkët të punës dhe procesit të digitalizimit. Por çfarë e bënë këtë inciciativë që të shkaktojë kaq shumë zhurmë deri në msomarrëveshje? A kemi të bëjme me teori konspirative që në fund pritet të dëmtojnë dhe jo të ndihmojnë?

Nga të gjitha problemet që Ballkani ynë ka me shumicë ai që na shqetëson ne është Kosova. Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina që nuk morën pjesë krahas saj i kanë aq të lehta problemet saqë na duket sikur pothuajse nuk ekzistojnë. Sigurisht që ne shqiptarët kemi një mijë e arsye të jemi më skeptikët dhe më të pakënaqurit nga të gjithë. Ka një fakt dhomethënës që nuk mund të anashkalohet: Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka kërkuar falje për genocidin e realizuar atje, më të madhin pas Luftës së dytë Botërore pas atij të gjermanëve bënë ndaj hebrenjve. Ky është një fakt i njohur ndërkombëtarisht dhe diplomacia evropiane dhe amerikane nuk po arrijnë të bindin serbët. Nga ana tjetër, të njëjtët kritikë shkojnë deri atje saqë këtë nismë e quajnë një lloje jugosllavie të re, ose me një gjuhë edhe më diplomatike, Jugosferë. Pra, që të gjitha shtetet e tjera të minshengenit do rrotullohen rreth Serbisë, ose qendrës së dikurshme të Jugosllavisë. Për nga reminishenca e të shkuarës, ata kanë të drejtë. Nga të gjashtë shtetet që kësaj nisme, ne shqiptarët jemi viktimat e përhershme shekullore në të gjitha drejtimet. Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë qenë në dijeni të një plani serb që pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria të ishte republikë e shtatë e Jugosllavisë. Prej dekadash tashmë është konfirmaur dhe dokumentuar se ky proces kishte nisur që në vitin 1944. Të paktën në letër ishin shkruar bashkimi doganor dhe monetary dhe sidomos kalimi i një divizioni serb në jug të Shqipërisë për “ta mbrojtur vendin tonë nga ndonjë sulm eventual grek”. Zoti na deshi që Stalini të zemërohej me Titon dhe Enver Hoxha bëri kapërcimin e madh, duke u hedhur në krah të rusëve për interes të tij, por duke u shkëputur nga Jugosllavia shpëtoi Shqipëria. Por tashmë edhe kjo i takon historisë. Ndërsa shqiptarët e Kosovës që nga 1913 e deri në 1999 kanë qenën nën një negocid të pashembull të shoqëruar me një platformë të qartë spastrimi etnik. Atëherë si mund të bashkëpunojë kombi shqiptar me atë serb kur mbi kurrizin e tij kanë ndodhur këto masakra dhe platforma?

Ekonomia, shqiptarët më të varfërit në Ballkan

Sa për ekonominë për të gjashtë vendet mjaftojnë të krahasojmë disa shifra kryesore për të konfirmuar po me shifra se ne shqiptarët në të dy shtetet jemi më të varfërit si në Perëndim, në Lindje, në Jug dhe në Veri të gadishullit Ballkanik. Sipas CIA Factbook, të gjashtë vendet e Ballkanit luhaten aty-aty me njëri-tjetrin në disa aspekte, por ne shqiptarët kemi shifrat më të ulta si për prodhim vjetor. por edhe për të ardhurat për frymë, dy komponentë që tregojnë fuqinë reale të ekonomisë së një shteti. Në krahasim me botën, shtetet e Ballkanit Perëndimor renditen nga vendi i 83 deri në 151. Dukshëm. ekonomia e Serbisë është më e zhvilluar dhe me tregues më të lartë në rajon, ndërsa po dukshëm Kosova është ekonomia më dobët. I marrim me radhë:

Shqipëria me 3 milionë banorë, ka një Prodhim të Brendshmë Bruto me 39.839 miliardë dollarë në vit duke u renditur në vendin e 124-ët në botë me 208 shtete. Të ardhurat për frymë në një vit janë 13.965 dollarë duke u renditur në vend të 118-të në botë.

Serbia me 6.9 milionë banorë, ka një Prodhim të Brendshëm Bruto me 127 miliardë dollarë në vit, duke u renditur në vend të 83-të në botë. Të ardhurar për frymë në një vit janë janë 18.233 dollarë duke u renditur në vend të 98-të në botë.

Maqedonia e Veriut, me 2.1 milionë banorë, ka një prodhim të Brendshëm Bruto me 34.3 miliardë dollarë, duke u renditur në vend të 133-të në botë Të ardhurat për frymë në një vit janë 16.479 dollarë.

Kosova me 1.9 milionë banorë ka një Prodhim të Brendshëm Bruto me 20.3 miliardë dollarë në vit duke u renditur në vendin e 151-të në botë Të ardhura për frymë në një vit janë 11.368 dollarë duke u renditur në vend të 140 në botë.

Mali i Zi me 607 mijë banorë ka një prodhim të Brendshëm Bruto me 13.357 miliardë dollarë në vit, duke u renditur në vendin e 158-të të në botë Të ardhura për frymë në një vit janë 21.479 dollarë duke u renditur në vend të 89-të në botë.

Bosnje Hercegovina me 3.8 milionë banorë, ka një prodhim të Brendshëm Bruto me 49.224 miliardë dollarë në vit, duke u renditur në vend të 115-të në botë Të ardhurat për frymë në një vit janë 14.912 dollarë, duke u renditur në vend të 112-të në botë.

BE po na lë jashtë

Është fakt që BE është e tejlodhur me Ballkanin Perëndimoir. Ajo nuk ka dashur dhe nuk do anëtarësime. Edhe këtu ne shqiptarët jemi viktimat e mëdha të kandidatëve të BE. Asnjë shtet tjetër në Evropë, madje nuk ka qenë dhe nuk është probe-së sa shqiptarët. Por sa herë që procesi i anëtarësimit nis gjejnë disa kushte. Janë kushte që nëse i krahasosn me shtetet e tjera duken si të kërkosh gjilpërën në masivin e kashtës. Ndodhur në këtë situatë kombi shqiptar nuk mund të rrijë duarkryq. Berlini dhe Ëashingtoni kanë hapur një dritare që është procesi i minishengenit ballkanik. Ky projekt kurrë nuk mbivendos atë të BE. Kurrë nuk krijon konkurencë me të dhe as një Jugosllavi të re. Por ama i tregon BE-së që shtetet e Ballkanit perëndimor dinë të bashkëpunojnë dhe të gjejnë hapësira të zhvillimit ekonomik në një treg kaq të vogël.

Por si zgjidhet kjo situatë?

A synon që kjo nismë të shikojë përpara por që nuk e lënë rehat ato që kanë ndodhur më parë? A duhet të bëjmë hapa pas apo përpara. Janë dilemma që vërtetë kërkojnë mendje të ftohtë. Kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj nisme kishin një argument të fortë kohë më parë, atë të ndryshimeve të kufijev. Por kur tashmë kjo çështje është ndarë se ndryshime kufijsh nuk ka, përse ka ende zell që minishengeni të hidhet poshtë? E shton këtë dilemë fakti që kryeminitri i Kosovës Albin Kurti dhe kryministri i Shqipërisë Edi Rama i kanë në pikën zero marrëdhënit mes tyre. Nuk ka ndodhur jo vetëm në historinë e dy shteteve shqiptarë në këto 13 vjet, por as në ëndrrën më të keqe që politikanët e dy vendeve vëllezër të ketë kaq mosmarrëveshje. Është fakt historik në Evropën plakë që rajoni i Alsas Loren herë kalonte nga Franca dhe herë nga Gjermanaia. Në vitin 1948 megjithatë Franca dhe Gjermania të dërrmuara nga Lufta e Dytë Botërore arritën të bënin paqe. Nuk panë kufij dhe nuk numëruan përsëri të vrarët. Me të drejtë dikush do thotë që të dy vendet evropiane vërtetë arritën këtë duke kërkuar publikisht një falje të madhe, porse Serbia jo vetëm, nuk e ka bërë por ka synim publik shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Po. Vërtetë ky është një problem i madh. Por a zgjidhet kjo duke mos marrë pjesë në inciativa dhe nisma rajonale të mbështeura nga BE dhe SHBA që janë ato që kanë mbështetur dhe ngjizur shtetin e Kosovës? Më mirë të izoluar dhe jashtë projekteve të Evropës apo të bëhemi pjesë me dy shtete në këtë “Open Balkan”. Shqipëria dhe Kosova kanë rastin për të konfirmuar se shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë kurrë problem i çështjeve ballkanike. Kurrë shqiptarët nuk kanë kaluar kufijtë e tyre për të sulmuar njerëz dhe grabitur pronat e fqinjëve. Kurrë nuk kemi shkaktua dhe bërë luftë. Kurrë nuk kemi qenë pjesë e ngatërresav e ballkanike. Por tani që paqja qenka më e vëshirë ne duhet të shikojmë prosperitetin ekonomim dhe lehtësuar për banorët. Kështu ne i japim një argunment Serbisë se pikërisht shqiptarët janë fajtorë. Kjo nuk mund të ndodhë sado dhe sidomos të jetë pozicionuar politika e momenti. E ardhmja e shqiptarëve i takon Evropës dhe kjo Evropë nis së pari te ne. Jemi dy shtete shqiptarë në rajon dhe fatin tonë e caktojmë vetë ne. Por ama vetëm duke bashkëpunuar, jo duke braktisur.

9 komente në “Ballkani sërish në luftë, tani jo me armë, por me fjalë”

  1. shqip says:

    Shqipëria ka 1,5 – 1,8 milion banore. Të tjerët kanë marrë rrugën për Janinë. Kështu që atë prodhimin e brendshëm bruto llogarite për aq sa janë aktual në Shqipëri. 1,7 milion Shqiptarë i kanë të ardhurat në vendet ku jetojnë, jashtë. Është fakt që ne kemi ekonomi informale. Por një gjë është e sigurte. Përjashto Slloveni, Kroaci, mund të them që Tirana është qyteti që gjeneron me shume para në Ballkan. Mjafton të shohësh tregun imobiliar dhe ritmin e zhvillimit të Tiranës për të kuptuar se nuk është aq e saktë ajo që thuhet për Shqipërinë.

  2. Taras Bulba says:

    Shqiperia ben gabim te madh me bashkpunu me Kurtin i. Ili deshi ti vinte zjarin parlametit te Shqiperise,me nje Kurt qe cfare nuk beri me rezu qeverine e Rames ,kur me keta zjarmtare

  3. raul says:

    Po pse merziteni bre burra, sa te mendohet Albin kundrapedali i Kosoves per marreveshjen e Ballkanit te hapur. SERBIA, Shqiperia dhe Maqedonia kane kryer pune dhe e kane cuar perpara prosperitetin e popujve te tyre. Kurse Albin kundrapedali ka pune me genocidin serb te 1890, te 1913, te 1935, dhe te 1981. Kur ti zgjidhe keto genicide kur te qethen delet me nje fjale pas nja 15 vjetesh do kujtohet qe Shqiptaret, Serbet, dhe Maqedonasit kane hedhur pas kraheve te kaluaren dhe po ecin me shpejtesi drejt nje bashkepunimi shume te frytshem dhe miqesie te re mes popujve te tria vendeve qe fale turizmit po forcohet cdo dite dhe midis serbve , shqiptareve dhe maqedonasve po hiqen komplekset nderetnike dhe po lidhen urat e miqesise fale tre burrave te mencur ne krye te shteteve te tyre. Kurse Albin kundrapedali tash per tash eshte tue u marre me genocidin e vitit 1878.

  4. Lexues says:

    E paska bere edhe Qafoku nje hartim. Serbia nuk sillet si Gjermania pas Luftes se Dyte Boterore, thote Qafoku, megjithate ne shqiptaret duhet te hapemi b…thesh.
    Di te ma thote njeri se me cfare leternjoftimesh do hynin kosovaret pa viza ne Serbi, per sa kohe qe Serbia nuk e njeh shtetin e Kosoves dhe asnje dokument te leshuar prej tij?
    Si mund te lejoje Kosova levizjen e lire per qytetare te nje shteti qe kerkon ta aneksoje? C’perqindje e vizitoreve do hynin per qellime spiunazhi, terrorizmi ose per tu vendosur ne menyre te perhershme ne Kosove, duke krijuar akoma me shume enklava serbe dhe duke pjekur kushtet per nje pushtim te ardhshem?
    Serbia po sillet si Gjermania pas Luftes se Pare Boterore, e etur per te rifituar cfare humbi, prandaj shqiptaret duhet te kene kujdes.

  5. Loni says:

    Albin Kurti eshte nje gomar i pagdhendur. Mjete Kosova!

  6. EPO KUR ARRITI TE VINTE UDBASHIN NE KRYE TE KOSOVES I LUMTE SERBISE.

  7. millosh kopiliqi says:

    Qka do fitoni nga nga kjo marreveshje?? Asgje? Prodhimet serrbe do futen dhe ato shqiptare do kene edhe me pake hapesire? Mandej do vijne perqeshjet dhe ofendimet si dhurate nga Ana e srrbeve……..

  8. Linguist says:

    Hapa fjalorin shqip per te gjetur fjalen ” okelio” , por nuk e gjeta. Pak fjale ka gjuha shqipe qe gazetaret fusin fjale te huaja kot?

  9. Aleanca bizantine e Unionit te Serbistanit godasin Kosoven ne synimin per te dobesuar pozicionin e saj politik dhe negocius.
    Popullata injorante e Shqiperise, perplote me paragjykime lokaliste dhe krahinore nuk kupton asgje.
    Fashistet kristian, pseudoeuropianet dhe pseudokozmopolitet shqiptar, pa identitet, qe vuajne nga komplekset e semura jane ne mbeshtetje te kesaj aleance lindore.
    Keto profile ideollogjike qe kane qene gjithmone te pranishem ne Shqiperi, fatkeqesisht nuk jane pa ndikim ne Shqiperi, ne te kaluaren dhe te sotmen.
    Kosova me Albin Kurtin ka propozuar para disa muaj ne Bruksel dhe perseritur vazhdimisht, se fundi edhe ne Tirane para nje muaji, qe rajoni duhet te kete bashkpunimin rajonal ne modelin e AEEFT qe Kurti e quan SEFTA
    1 : E udhehequr, organizuar dhe mbikqyrur nga Brukseli ose Berlini
    2 : sipas modelit qe ka Norvegjia, Islanda dhe Zvicra me BEn
    3 : Me synim integrimin deri ne antaresim te plote ne BE.
    A ka mundesi mbeshtetesit e Klubit te N.Sadit qe e kane gojen plote per tregje te hapura dhe bashkepunim rajonal pse duhet refuzuar modeli i Kosoves per bashkpunim rajonal i cili eshte nen kontrollin e Berlinit,
    Dhe pse duhet mbeshtetur modeli Serbo Maqedonas Rama, me Serbin e cila nuk pranon kufijt e Kosoves, kurse Shqiperija ja pranon serbis mospranimin, me Serbin e cila eshte antare e Unioni Euro Azise, me bashkim doganor me kete union, jashta ombrrelles se BE.
    Ka qarqe ne Europe te cilet jane absolutisht kunder perfshirjes se ballkanit perendimor ne BE, te cilet duan qe me nje union te ketyre vendeve, cfare do qofte ai, te heqin qafe kete ceshtje. Keto qarqe lobojne dhe punojnw ne hije dhe prapa perdeve qe te zgjidhin ceshtjen e ballkanit perendimor pa e perfshire ne BE. Keta mbeshtesin kete minishengen, sa do te kene suks3s, une dyshoj qe po.
    Sigurisht qe Serbia me kete union forcon ndikimin e vet ekonomik, kulturor dhe politik, forcon poziten e saj negociuese karshi Kosoves, dhe me ndihmen w shqiperise po e rrit legjimitetin e kontestimit te saj ndaj Kosoves.
    Sigurisht qe fashistet kristian e krahinor te Shqiperise mbeshtesin me gjithe zemwr kete bashkpunim.
    Megjithate Kosova ka nje fat te madh, ShBA me presidentin aktual.
    Jam i b8ndur se kjo agjend bizantine do te deshtoj dhe do marr pergjigjen e merituar.
    Ne Bosnje ka zhvillime, Kosoves po i vije radha, dhe sipas njoftimeve edhe ne Mal te Zi klanit bizantin dhe klerofashizmit serb atje do i thyhet kurrizi.
    Nje gje te mire ka nga ky zhvillim, qe edhe ata kosovar vertet naiv dhe mendjwlehte, kane filluar te kuptojne realitetin e hidhur, Kosova duhet ta shoh Shqiperine ashtu siq eshte dhe t’i kthehet vetvetes me shume.
    Mendoj qe kjo ka lene gjurme qe nuk do te shlyhen, se paku edhe per nje kohe te gjate.
    Shqiperia ne fakt nuk eshte nje vend me tolerance fetare, eshte nje imazh i rrejshem dhe i pavertwt.
    Shqiperija ka fashizem religjioz, racizem krahinor, prirje te forta per organ8zim krim8nal, dhe eshte nje shoqeri thellesisht e prapambetur dhe pa identitet kombetar. Vetem coroditjen me emrat qe u jane vene dhe u vihen fem8jeve ne keto 40 vitet e fundit, te jep me kuptu shume cka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje