Nga Fatos Tarifa
Simpatitë e mia politike janë për socialdemokracinë europiane dhe demokratët amerikanë.Në Shqipëri kam votuar dhe votoj për Partinë Socialiste. E, megjithatë, e di dhe e pranoj se një Shqipëri demokratike ka nevojë edhe për Partinë Demokratike.
Shqipëria—dhe as Partia Demokratike e saj—nuk kanë nevojë për Sali Berishën.
Shqipëria ka nevojë për një parti opozitare që është vërtet demokratike. Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë që nuk përfaqësohet nga një parti demokratike e vërtetë. Shqipëria ka nevojë për një parti opozitare, e cila, si një parti e vërtetë demokratike, të mund të konkurrojë në zgjedhje demokratike dhe—nëse fiton—të mund ta drejtojë këtë vend në mënyrë demokratike.
Partia Demokratike që shohim sot në Shqipëri nuk ka se si të jetë realisht një parti demokratike sa kohë që ajo pranon të mbahet peng nga një individ i vetëm, nga Sali Berisha. Nëse është e diskutueshme—dhe tepër e dyshimtë—që Partinë Demokratike e ka themeluar Sali Berisha, nuk ka asnjë dyshim se këtë parti e ka penguar dhe po e pengon të sillet si një parti e vërtetë demokratike pikërisht Sali Berisha.
Një varg pyetjesh kërkojnë përgjigje:
Si është e mundur që këtë realitet të mos e kuptojnë ata dhjetëra mijë qytetarë të këtij vendi që e besojnë Partinë Demokratike dhe votojnë për të?
Si është e mundur që një njeri i vetëm, me të cilin pjesën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë nuk e lidh asgjë—dhe prej të cilit ata janë zhgënjyer e tradhëtuar shumë herë—të vazhdojnë t’i mbajnë sytë nga ai?!
Si është e mundur që mijëra aktivistë të sinqertë e të ndershëm të Partisë Demokratike, qindra anëtarë të forumeve drejtues të kësaj partie dhe qindra njerëz të tjerë që veten e quajnë intelektualë, t’i qëndrojnë besnikë, në një mënyrë gati tribale, një njeriu që i ka sjellë kaq të këqija këtij vendi dhe vazhdon ta pengojë përparimin e tij?
Si është e mundur që themi—shumë here, madje, me mburrje—se jemi populli më proamerikan në botë dhe, në të njëjtën kohë, shumë demokratë shqiptarë “proamerikanë” vazhdojnë t’i shkojnë pas bajraktarit të tyre Sali Berisha?!
Çfarë u ka bërë Berisha atyre njerëzve që e ndjekin pas, sa që, edhe kur Amerika u thotë se nuk e do atë njeri, se ai njeri i ka sjellë dëme të mëdha vendit të tyre, ata vazhdojnë të jenë me të. A janë këta njerëz trushpëlarë e të verbuar nga demagogjia e Berishës?
A shpreh qëndrimi i tyre sentimente antiamerikanë? A është “luajaliteti” i tyre tribal ndaj Berishës një zgjedhje mes tij dhe Amerikës?
Sot, nuk mund të thuash se i çmon Amerikën dhe gjithçka ai vend i madh ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë shekullit të fundit, as se e do demokracinë amerikane dhe, përsëri, të duash Sali Berishën, njeriun që, për fatin e keq të të gjithëve ne, ka qenë një “fatkeqësi kombëtare”.
Po Muc Xhepa cfare mendon per kete ?
Tribalizmi, interesi i xhepit, dembelizmi intelektual, kapja dhe frika nga pasojat, dhe keshtu me radhe..
Mua me vjen keq vetem per njerzit e mire qe vazhdojne te genjehen nga ky tradhetar i shqiptarve.
Iku Plaku Mere iku, iku me gjithe Tespi e Lul Bash…
Ik Tarifa ha no nje makatin me fruti di mare qyl ate bo ti se sje per kto pun o loqe
E sgurte qe Shba-te kane ndonje kasete me Arkanin dhe tani po e marrin bute-bute…….Kur te vije ora BAAAAAAAM……….
Procesi i vërtetë i çmontimin përfundimtar të berishizmit sa ka filluar. Ai ka për të vazhduar si një ortek i papërmbajtshëm. Por, çuditërisht, ai që po e ndihmon më shumë është vetë Berisha me qëndrimin që po mban. Në vënd që të heshtë dhe ti vërë përfundimisht kapak aktivitetit të tij politik, shkon dhe bënë të kundërtën, duke e vendosur vehten përballë telendisjes dhe përbuzjes së përditëshme e të pamëshirshme. Nuk thonë kot, është dënim i tmerrshëm, kur, përpara se të marrë jetën, Perëndia të merrë mëndjen.
Eshte fare e thjeshte profesor Tarifa!I beri me prona ne qytet u krijoi shtigje per te vjedhur e zaptuar qytetet e Shqiperise nga Shqiperia e mesme e deri ne Jug!I beri zyrtare te larte kur ne fshatrat e tyre nuk dinin te lidhnin gomeret!I veshi me pushtet duke i marre errezen çdo kundeshtari deri ne eleminim fizik me “gestapon e tij Gazidede “!I beri deputete,ca ministra e drejtore ku gjysma e tyre çonin haraçin tek beu Sali e tek familja e tij.Ai ngriti “garteden e tij “ku zhdukej ç’do i dyshimte qe mund ti prishte ndopak terezine ketij bajraktari qe mendoi se Shqiperia do te ishte perjetesisht nen thundrat e tij!
Ndaj edhe sot kjo shtrese shoqerore pakice jane gati te sakrifikojne per te duke mos kuptuar qe kjo bishe ishte e keqe per tere shqipetaret edhe per ata qe edhe pse vriste edhe pse hapte depo armesh e bente kobtrabande nafte apo armesh edhe pse beri 97 e strehonin ne raste reziku dhe e ndihmonin te ringrihej perseri!Ndaj nuk jane shume ata qe kane perfituar ng ky perbindesh copat e mishit te hedhura nga ai,por jo se u dhimbset Saliu por duan qe ti tregojne se jemi me ty ,duke e shtyre me shume drejt humneres nga ku eshte nisur!Nje pakice e tyre qe jane perfimtare direk dhe vazhdojne te jene akoma ku mendojne se e ardhmja e tyre nuk do kete me jete pa te jane mbeshtetes real!Ndaj mos pergjitheso te gjithe demokratet sepse jane te paket ne numer duke i ngateruar me perfituesit e kesaj shkerdhatokracie Berishjane!
Ata qe i qendrojne prane sot jane afer aferave te tij ,urdherzbatuesit e krimeve e vjedhjeve te tij dhe te afermit e vet e kerkush tjeter!
Shume vone u kujtove Prof Tarifa!