Nga Spartak Ngjela
Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën.
Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan’”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën.
E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë?
Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington.
Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.
Një humor shumë i thellë historik, ky…
Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.
Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it.
Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?
Është për të qeshur…
Po Basha, çfarë mund të bëjë?
Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut.
Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”.
Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.
Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces.
Por, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri.
Dhe, befas, këtu na del edhe kjo pyetje: Vetë Basha, çfarë do të bëjë?
Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen.
Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë.
Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri.
Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget…
Shpresoj qe Saliu “mos dorezohet”. Keshtu i vjen fundi edhe me shpejte.
Je i papare Zoti Ngjela! Une si shqiptar krenohem me patriotin tim Spartak!
Rrespekte, intelektual prej verteti!
Ju falenderoj shume edhe per punen edukative qe po i beni publikut shqiptar. Duhet pune me ate publik, se eshte shume i demtuar menderisht dhe sidomos gjykimisht, pasi eshte viktime e injorances dhe sistemit politik ne shqiperi.
Gjithe te mirat “o perendimor ne lindje”.
Mjaft o Taku me teorira si anglosakson qe je! Berisha do te luftoje deri ne vdekje per te shpetuar! Te gjithe kane bere si Saliu ,por ky me shume se te gjithe te tjeret! Saliu nuk largohet! Le te shohim se si do te percipitujne ngjarjet! As Basha nuk jep doreheqjen! Le t’i lutemi Amrikes dhe Zotit!
Shume e drejt avokat. Basha nuk ka bythe te ndaloje Berishen te futet ne parlament, prandaj e vetmja gje qe i mbetet te beje, eshte te jape doreheqjen.
E krahasoj me Hoxhen, po Hoxha e kishte dikraturen ne kushtetute,kurse Saliu u be diktator ne demokraci, pra dy here me i keq se Hoxha,se Hoxha i beri krimet me kushtetute, kurse Saliu shkeli kushtetuten per te bere krime.
Per fat te keq fundi i Enver Hoxhes ishte vdekje nga pleqeria dhe jo ndeshkim per krimet e tij.Shpresojme qe Berisha te paguaje para ligjit per krimet e tij.
Bravo zoti Ngjela.
GOD BLESS ALBANIA AND USA.
Basha le te beje cfare te doje, por edhe ai do shkoje ne burg sepse ka bere KRIME!
Ne kete vend te Vogel te paperfillshem nga Amerika dhe Europa, Saliu Meta dhe te gjithe zarbot e Tyre, nuk do te oreken me shume se sa largimin nga POSTET e Tyre.
Amerika po te donte e kishte rregulluar Shqiperine qysh ne fillim ET e KORRUPSIONIT GALOPANT, por CUDITERISHT, nuk ka nder hyre aspak, zgjodhi te BENTE SEHIR, zgjidhi te linte SALIUN TE SHKATARRONTE SHQIPERINE, MJAFTON QE ATA ISHIN LOBUES TE MEDHENJ.
NDERSA SOT ESHTE SHUME ZHURME PER ASGJE!!!!!!
Respekte Z.Ngjela .Ma Bukur nuk ka.Vafshin ne Esfel te gjithe Delenxhinjte “Shakaxhinj te Perparimit”
Qelbesirat edhe barin e kane shume .Bari ka vlera ushqyese per bagetite .Keta nuk jane as bageti .Bagetite prodhojne ushqim per popullin.Kurse keta prodhojne vetem qelb per te semurur popullin
Tog fjaleshi “Ne ta dime qe do hame dhe bar por parimet nuk i shkelim” eshte perdorur si kundermase ndaj embargos ekonomike qe Hrushovi i beri Shqiperise per ta gjunjezuar dhe nuk kish te bente me kundershtimin e USA perkundrazi ishte ne favor te saj. Keshtu z Spartak mos e perdor keq shembullin se ben efekt te kundert. Enveri ne ate rast ka vepruar me guxim dhe mbare ne interes te Shqiperise ndryshe nga Saliu qe per interesat e veta e dogji Shqiperine, e shkateroj, e vodhi dhe e ka kethyer PD ne kurban te vetin duke i hequr rolin edhe si opozite konstruktive dhe si pjese e sistemit pluralist dhe duke minuar demokracine. Zonja Ambasadore e ka perdorur shprehjen, PD “nuk duhet te haje bar per fatin e nje deputeti ” qarte si ne veprim ashtu dhe ne objekt dhe nuk ka nevoje per paralelizmin tend me Enverin qe ka qene situate vertet heroike kur kjo e PD per Saliun eshte tragjike.
Bashe ziu po bashkepunon me USA dhe pritet arrestimi para hyjes ne Parlament , po nga ana tjete e mban mire me KERMEN per te ruajtur fiqirin e pjeses se semure ne PD dhe ne elektorat per ekuiliber politik , pra hipnoze alla Perendim qe BACIA e luan shume mire fale ZOTIT qe i la falur bythe te levizeshme Made in Holland , motra ????