Sali Berisha, ky “kalë i ngordhur”, që do të sfidojë Amerikën

30 Korrik 2021, 20:17Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Me Kodin Penal të çfarëdolloj regjimi e kohe, Sali Berisha do të akuzohej së paku për fshehje të provave dhe moskallëzim krimi. Nuk po shkoj tek emocionet e shumëkujt që e radhit atë si autor, bashkëpunëtor, urdhërues të Gërdecit dhe 21 Janarit. Kush s’e mban mend, Berisha i I-rë ka instaluar në Shqipëri shtetin më policor që është njohur ndonjëherë. Pyesni ata që e kanë hequr në kurriz për të kuptuar se as Policia dhe Sigurimi i Kadri Hazbiut nuk të thyente brinjët në mes të rrugës si Policia e Agim Shehut dhe SHIK-u i Bashkim Gazidedes. Këtë të fundit, nëse Enveri e çoi në plumb Kadriun, Sali Berisha e gradoi në qeverisjen e tij pas 2005.

Sot, që Sali Berisha ka zgjedhur t’i përgjigjet SHBA-ve në kuadër të luftës së tij për të vënë ‘nderin’ e tij në vend, pyetja e parë është: Cili ndër po i cenohet Berishës dhe familjes së tij? I paskrupullt në ato që deklaron publikisht, Sali Berisha është shprehur vetëm pak javë më parë se në 30 vite politikë e pushtet, pasuria e tij është shtuar me vetëm 36 metra katrorë apartament. Ndërkohë, që i biri për të cilin nuk dimë asgjë se ku ka punuar e punon përveç emrave të grave që ndërron, jeton në Rolling Hills. Ky nuk është thashethem, por e firmosur nga dora e tij si adresë e tij, në padinë që i ka bërë Taulant Ballës. (Faksimilja e mëposhtme e vërtetëon këtë). Sali Berishës i janë dhënë të gjitha mundësitë në këtë vend që me ligj apo pa ligj të qeverisë përtej të imagjinueshmes pas asaj që i bëri vendit në 1997. Të pasurojë familjen e tij dhe aleatët, jo nga Gërdeci siç themi rëndom, por që nag privatizimet e ish-aseteve të Ushtrisë, zaptimeve, firmave piramidale dhe plot të tjera. Nëse do të ishte normal, do të ikte si bashkohësi i tij Fatos Nano dhe si i dhënë pas teknologjisë, të shkruante një libër. Por jo, ai zgjodhi derisa u degjenerua në nivelin e ‘Qytetarit Dixhital’ dhe derisa e braktisi dhe ajo vajza që i mbante dosjen.

Imagjinoni një moment sikur vendimi i SHBA për ta shpallur non-grata familjarisht të merrej kur qeveriste. Nuk do të kishim një gjyq hipotetik në Paris kundër Sekretarit të Shtetit Amerikan, por një shtet shqiptar kundër amerikanëve. Pikërisht atë që e bëri në 1997 teksa Gazidede fajësonte shërbimet perëndimore si organizatore të rebelimit dhe mazallah s’e pranonin që njerëzia kishte humbur shtëpitë për mendt e Saliut.

Falë Zotit që SHBA nuk e shpalli ‘non grata’ as në qeverisjen e tij 2005-2013, se ishte kail ta radhiste vendin në krah të Iranit veç të mbronte Rolling Hillsin. Lajmi i keq është, që është shqiptar dhe na turpëron në faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Lajmi i mirë është që është “kalë i ngordhur” e s’ka fuqi as të pjerdhë. E jo më t’i hedhë shkelma amerikanëve!

9 komente në “Sali Berisha, ky “kalë i ngordhur”, që do të sfidojë Amerikën”

  1. O salı se na lodhe duke futur gjıthe kund popullın Shqıptare,Mos harro se tı nuk perfaqeson kete popull se tı je jashteqıtja e tıj,Tı shume ,shume mundet te perfaqesosh veten tende dhe ndonje mbeturıne qe te ndjek ty nga prapa,

  2. drini says:

    Rexhep Mejdani, ish presidenti yne do te thoshte aman o Sali mos ik , si do bejme ne pa ty. E shikoni sa largpames ka qene Xhepi yne – iu lut qe ne vitin 1997. keta politikane kemi nxjerr ne

  3. Nilolle Leshi Preshi says:

    Te lumte dora o gazetar. Eshte shume e vertete kjo moster kriminele nuk me fuqi as te pjerdhe, por a i shikuat hienat histerike ne Kuvendin e PD se qe si nje shoqate pederastesh ishin ne gare kush t ja lepinte me shume bythen ketij vrasesi.

  4. Poli says:

    Berisha eshte qytetar I lire…dergojeni ne gjyq nese ka prova…..denoheni…kto jane palacolleqe qe nuk funksionojne…..nderkohe korrupsioni ben kerdine….hani Berishen .Te jem I sinqerte se kam vituar e nuk e votoj kurre por jo keshtu….ne gjykate po.

  5. marjani says:

    KERRMA E PA KALLUR,TI HIQET QAFE NJE HERE E MIRE KETIJ POPULLI,

  6. Qytetari i thjeshte says:

    Nj Bravo te madhe e te lumte mendja e pena Vertet eshte kale I ngordhur qe di shume mire se ci ka bere keti vendi e keti populli ,Le ta leme te hingellije vobekshem si per here te fundit, se gje nuk fiton

  7. Kola says:

    Shkoni e shikoni mijra metra katrore qe ka pervetesu Shkelzen Berisha prane Voskopojes e te rrethuar me mur guri qe dallohet pergjate rruges. Boll te kontrollohen letrat qe te kuptohet mashtrim vjedhja e pinjollit te ish kryeministrit. Pa folur per “pronat” e tjera te zaptuara neper Shqiperi. Megahajdut. Ptuuuu…, mos i gezofshi kurre ju qelbesirat qe grabitet e vrate me mijra shqiptare.

  8. Trotski says:

    Po hiqesh qe te dhimbet Kosova.Po Ti O Kriminel bashkepunove me Miloshevicin kundra Kosoves,bere Thirje qe te mos firmoset Rambujeja, persekutove luftetare te UÇK,bile dhe i vrave.Pa le grabitjet dhe shperdorimet e Fondeve Publike.Ti je Menxyre e Pashembellte.Ik zhduku njehere e mire nga Skena O Sternip i Kainit tebdil si Bari..Ne Reç te Shkodres e ke vendin familisht .

  9. Lennard says:

    Shkurt dhe Sakte.Ma Bukur nuk shprehet Krimi i Sali Vuçidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje