Basha nuk është djalë si Mema…

3 Gusht 2021, 19:01Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Dikur qarkullonte nje gojedhane per kengen e vjeter tiranase  “Te kisha pas nje djale si Mema”.

Edhe ne s’ishte e vertete, ishte e gjetur mire (se non e vero, e ben trovato, thone italianet).

Sipas gojedhanes, Mema dhe nje mik i tij vendosen te vrisnin vezirin gjate darkes qe kishte shtruar ky i fundit.

Kur Mema te ngrinte dolli per vezirin, miku i Memes do te nxirrte alltine e do ta vriste vezirin. Por kur Mema ngriti dolline, miku i tij u pergjigj se ai nuk e pinte dot ate dolli.

Dhe Mema tha se do ta pinte vete dolline, duke nxjerre alltine e tij, e duke e lene shakull vezirin. Sipas gojedhanes, Mema shpetoi pasi vrau vezirin (duke fluturuar nga penxherja drejt mbi kalin e tij), ndersa miku zemerpule (qe s’pati guxim ta nxirrte alltine nga brezi) u kap dhe u burgos perjete.

Ne ditet e sotme, Basha duket se eshte ne pozicionin e shokut te Memes ne kengen e vjeter tiranase. Dy here iu dha mundesia nga Uashingtoni ta nxirrte alltine nga brezi e “te qellonte vezirin Sali”, por atij nuk ia mbajti. Heren e pare ishte kur Departamenti i Shtetit e shpalli Berishen persona non-grata. Heren e dyte ishte kur ambasadorja Kim i beri thirrje te hapur Bashes tek shkallet e SHQUP-it, per perjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar I PD-se. Dhe ende Basha nuk e ka nxjerre alltine nga brezi…

Kuptohet qe per Bashen nuk eshte puna aq e thjeshte sa c’ishte per Memen ne gojedhanen e lashte. Nxjerrja e alltise nga brezi per Bashen do te thote nje perballje per jete a vdekje me te pakten gjysmen e elektoratit demokrat (keshtu me rezulton nga sondazhet private qe kam zhvilluar javet e fundit). Ndersa ne rang kombetar, 1/3 e te gjithe shqiptareve jane pro Berishes (duke iu referuar sondazhit online te Balkanweb).

Sidoqofte, djem si Mema proverbial, e nxjerrin alltine nga brezi dhe i japin nje fare drejtimi punes – o me vezirin, o kunder vezirit. Por jo Basha…

Te kishte qene Edi Rama pasardhes i Berishes ne SHQUP, deri me sot, me siguri do ta kishte nxjerre alltine nga brezi – dhe ose do ta kishte “vrare” vezirin politikisht, ose do te ishte “vrare” vete…

3 komente në “Basha nuk është djalë si Mema…”

  1. Dauti says:

    Jo or mik jo, nuk eshte puna se eshte zemer pule basha, ai eshte perzjer ne pislleqe te renda se bashku me maskarin sali dhe e di mire qe saliu e varros poer se gjalli me faktet qe ka.

  2. qytetar says:

    Ku e nxore 1/3 e Shqiptareve !?
    Apo eshte fjala 1/3 e PeDe- s ?

  3. Shaqo says:

    Sa kot qe eshte ky Zalua. Ku i gjen 1/3 r shqoptareve ky torollak? Si bicim analisti statistikash harroi jaq shpejt se Berisha nuk mori as 4000 vota ne Tirane ku gjithe maloket i ka sjelle ketu, pra edhe ata, te cileve u ka bere nder duke i bere pronare tokash e asetesh te tjera ne gjithe Shqiperine e mesme e qe jane qindra mijra, dhe nuk i dhane.me shume se 4000 vota, o Zalo fshehu gjekund se je bere per te qare hallin. Kur nuk di Luli arithmetike, ju te tjeret poshte tij jeni ku therret qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje