BLENDI KAJSIU
Pas dështimit për të avancuar me integrimin në BE kryesisht për fajin e kësaj të fundit, qeveria Rama po ndërmerr një integrim ballkanik alternativ duke nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë dhe Maqedoninë në Shkup. Dy janë supozimet mbi të cilat bazohet kjo marrëveshje. Së pari, se tregtia e lirë, apo hapja e tregut të brendshëm ndaj fqinjëve si Serbia automatikisht prodhon zhvillim ekonomik. Supozimi i dytë është që integrimi ballkanik nëpërmjet tregtisë së lirë është njësoj i dobishëm për Shqipërinë edhe pa BE-në.
Të dyja këto supozime janë të gabuara. Tregtia e lirë nuk prodhon automatikisht zhvillim, ajo nuk është një ilaç çudibërës, edhe pse si e tillë është propaganduar nga dogma neoliberale, që tashmë ka hyrë në krizë. Historikisht tregtinë e lirë e kanë propaganduar vendet e zhvilluara për të kapur tregun e vendeve më të pazhvilluara.
Tregu i brendshëm është një pasuri e madhe kombëtare. Hapja e tij nëse nuk bëhet me kujdes dhe në mënyrë graduale, mund të prodhojë shkatërrimin e prodhimit vendas, nga industria deri te bujqësia, sidomos kur ai nuk konkurron dot me prodhimin e huaj. Për këtë arsye, asnjë vend nuk është zhvilluar thjesht duke hapur tregun e brendshëm, por duke mbrojtur dhe stimuluar prodhimin vendas.
SHBA-ja e shekullit të 19-të e zhvilloi ekonominë e saj nën doktrinën e mbrojtjes së industrisë vendase (protection of infant industries) të Alexander Hamiltonit, duke vendosur tarifa prej 40% ndaj produkteve britanike. Këto ishin tarifa tejet të larta po të kemi parasysh edhe tarifën “natyrore” të transportit përmes Oqeanit Atlantik nga Britania në SHBA në shekullin e 19-të.
I frymëzuar nga doktrina e Hamiltonit, ekonomisti nacionalist gjerman George Friedrich List zhvilloi në shekullin e 19-të teorinë e sistemit të ekonomisë nacionale, që argumentonte se përpara se të integrohet në tregun global, një vend duhet të zhvillojë forcat e veta produktive. Ishin pikërisht teoritë e nacionalizmit ekonomik të List, dhe jo teoritë e tregtisë së lirë të David Ricardos, që na ofrohen neve sot, ato që ndoqi Gjermania për të kapur nivelin e zhvillimit të Britanisë së Madhe.
Po kështu, në shekullin XX historitë e suksesit ekonomik si Japonia, Korea e Jugut apo Kina nuk bazohen te hapja totale ndaj tregut të jashtëm, por te mbrojtja dhe zhvillimi i prodhimit vendas nëpërmjet stimulimit të eksporteve. Kina, për shembull, ndonëse ka një ekonomi mjaft të integruar me atë të SHBA-së, nuk e ka hapur tregun e saj të brendshëm ndaj shumë produkteve amerikane, që nga kompjuterët e deri te telefonat celularë.
Kjo nuk do të thotë se tregtia e lirë është e keqe. Problemi është se në mungesë të barazisë në fushën e lojës ekonomike ajo prodhon konkurrencë të pandershme. Ndaj, përpara se të hapësh tregun, duhet të garantosh aftësinë e aktorëve ekonomikë vendas për të konkurruar me të huajt në kushte të barabarta.
Kështu, një fermer shqiptar e ka shumë të vështirë të konkurrojë me një fermer serb, nëse ky i fundit merr më shumë subvencione, kredi dhe mbështetje nga shteti i tij, pa folur për infrastrukturën administrative, fizike dhe teknologjike superiore që ofron Serbia në raport me Shqipërinë.
Ndaj, që tregtia e lirë të funksionojë duhet balancuar më parë fusha e lojës për të krijuar konkurrencë të ndershme, nga ku buron edhe inovacioni dhe rritja e produktivitetit ekonomik. Përndryshe, tregtia e lirë mund të prodhojë thjesht shkatërrimin e prodhuesit vendas.
Në fakt, hapja e tregut tonë pa kriter me Bashkimin Europian fillimisht prodhoi pikërisht këtë: shpartallimin e prodhimit vendas. Aq sa në vitet e para të tranzicionit Shqipëria filloi të importonte edhe ujin, edhe pse një vend me burime të jashtëzakonshme ujore.
Pra edhe hapja jonë totale ndaj BE-së, që më shumë se nga arsyetimi ekonomik, u frymëzua nga trauma jonë me izolimin komunist, e dëmtoi shumë prodhuesin vendas. Pasojë e kësaj ishte, dhe mbetet, braktisja e bujqësisë dhe emigrimi masiv.
Ama në rastin e BE-së dorëzimi i tregut vendas balancohej me tri përfitime ekonomike. Së pari, si pasojë e hapjes me BE-në në Shqipëri erdhi një kapital i madh europian që stimuloi punësimin, know – how, dhe industrinë vendase, si tekstilet që gradualisht kalojnë nga pronësia e huaj në atë shqiptare. Pra, investimet e huaja europiane kompensuan deri diku zhdukjen e prodhuesit vendas.
Së dyti, përballë shkatërrimit të industrisë vendase, BE-ja ofroi fonde dhe mbështetje për ndërtimin e shtetit shqiptar. Ndërkohë që anëtarësimi në BE premton përfitime akoma më të mëdha nga fondet strukturore apo subvencionet që BE-ja ia kalon anëtarëve të saj më të varfër. Pra, në shkëmbim të “dhurimit” të tregut vendas, BE-ja na ofronte ndërtimin e shtetit dhe premtonte fonde që ndihmonin zhvillimin tonë.
Së treti, BE-ja është destinacioni kryesor i emigrantëve tanë. Papunësia që prodhon tregtia e lirë duke shkatërruar prodhuesin vendas në periudhën afatshkurtër transformohet në emigrim që sjell remitancat në Shqipëri. Shpesh emigrantët kthehen me një kapital financiar dhe investojnë në vendin e tyre pasi kanë përfituar njohuri dhe eksperiencë në Europë. Kështu ka ndodhur me shumë emigrantë nga Gjermania, Italia apo Greqia.
Të tre këto faktorë, bashkë me tregun e madh të BE-së, kompensuan humbjet afatshkurtra të Shqipërisë nga hapja e tregut të brendshëm, duke prodhuar premisa për forcimin e ekonomisë dhe prodhimit vendas në terma afatgjatë. Natyrisht, mbetet për t’u analizuar dhe debatuar niveli i kompensimit, pra nëse fituam më shumë se humbëm nga hapja e tregut me BE-në.
Problemi është që në rastin e tregtisë së lirë me Serbinë dhe Maqedoninë mungon BE-ja, ndaj nuk ekziston asnjë nga faktorët e mësipërm. Kështu nëse agroindustria e brishtë shqiptare shkatërrohet nga agroindustria superiore serbe, atëherë ky fenomen nuk kompensohet dot nga Serbia apo Maqedonia.
Këto janë dy vende që mund ta kapin lehtë tregun shqiptar, por që ndryshe nga BE-ja, nuk kanë kapacitetin ta ndihmojnë Shqipërinë me fonde strukturore, me ndërtimin e shtetit apo luftën antikorrupsion, me investime të fuqishme dhe know-how teknologjik si BE-ja, apo me emigracion. Ndaj, integrimi ekonomik i Shqipërisë me Serbinë dhe Maqedoninë nuk është njësoj i dobishëm në mungesë të BE-së.
Për këtë arsye, të deklarosh siç bën Rama dhe Vuçiç, që po bëjmë pikërisht atë që do të bënim brenda BE-së por pa BE-në, nuk ka kuptim, sidomos për Shqipërinë. Për vendin tonë dhe Kosovën integrimi europian pa Europën, por me Serbinë, mund të prodhojë shumë më tepër kosto se sa përfitime ekonomike.
Veçanërisht po të kemi parasysh se Serbia ka një ekonomi shumë më konkurruese se Shqipëria, sidomos në sektorë si agroindustria, që ne duhet t’i mbrojmë dhe zhvillojmë në kuadrin e industrisë së turizmit. Pa përmendur implikacionet politike që mund të ketë penetrimi i kapitalit serb në Shqipëri.
Natyrisht, në këtë pikë lexuesi socialist pasi më ka denoncuar si zagar të Berishës apo Kurtit do të argumentojë se tregtia e lirë me Serbinë do ta shtojë dhe jo reduktojë prodhimin vendas, duke e hapur tregun e madh serb ndaj produkteve shqiptare. Dhe do Zoti që të ndodhë kështu.
Problemi është që nëse prodhuesi shqiptar e ka të vështirë të konkurrojë me produktet maqedonase në Shqipëri, përse do ta fitojë konkurrencën me produktet serbe në Serbi? Ku janë studimet ekonomike apo të fizibilitetit që ka bërë qeveria Rama për të vlerësuar impaktin që tregtia e lirë me Serbinë do të ketë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën?
Ku janë studimet që tregojnë se heqja e tarifave doganore me Serbinë nuk do të bëjë që turistët e huaj në vend të reçelit, salcës apo birrës shqiptare, të konsumojnë në Shqipëri reçelin dhe birrën serbe? Nga e di qeveria Rama se tregtia e lirë nuk do të na sjellë produktet e agroindustrisë serbe, që nxjerrin jashtë loje prodhuesin shqiptar dhe kosovar?
Në mungesë të këtyre analizave dhe duke u nisur nga ajo që dimë mbi ekonomitë dhe tregtinë aktuale midis dy vendeve, është e vështirë të argumentosh që hapja e tregut ndaj produkteve serbe nuk do ta thellojë balancën tregtare negative që tashmë e kemi me Serbinë. Sidomos po të kemi parasysh që Serbia në mars të vitit 2020 adoptoi një politikë industriale ambicioze për periudhën 2021-2030. Ndërkohë në fjalorin e qeverisë Rama, koncepti i politikës industriale ende nuk ekziston.
Marrëveshjet e tregtisë së lirë nuk mund të bazohen në parulla të tipit “hapja është e mirë, mbyllja është e keqe” apo “poshtë nacionalizmi, rroftë globalizmi!”, që ngatërrojnë lëvizjen e lirë të njerëzve me lëvizjen e lirë të mallrave.
Ne e kemi dhe duhet ta thellojmë edhe më tej lëvizjen e lirë të njerëzve me Serbinë, që na sjell turistët e mirëpritur serbë, pa qenë të detyruar të hapim tregun tonë të brendshëm ndaj produkteve serbe. Shqipëria për shumë vite kishte lëvizje të lirë mallrash me BE-në, por jo lëvizje të lirë njerëzish.
Në mungesë të analizës së mirëfilltë ekonomike, marrëveshje si ajo e Shkupit e fundosin balancën tregtare jo vetëm të ekonomisë sonë, por edhe të asaj kosovare, produktet e së cilës mund të dalin jashtë loje në tregun shqiptar përballë produkteve serbe. Ndaj, integrimi ekonomik nuk mund të reduktohet thjesht te vullneti i një individi, sado i gjatë dhe vizionar qoftë ai.
Gjithcka interpretohet nga kta Nastradiant e atij vendi si ja do trapi !
Titulli thot gjithcka interpreton trapi i shkrimit ,
prandaj nuk ja vlen me humb kohe e lexu zhgarravina idiotesh ,qe ne ate vend jane me Kunj-tal_e?
–
Shengeni Ballkanike do te thote ne shqip ,
Levizja dhe tregetia e lire ne kte pjes te Ballkanit , jo te Serbise .
Ne Serbi integrohen mbase Trut e idioteve qe i shiten asaj shoqeria aty per analiste grossiste .
Trego mer noj pllare nga koha e Natradinit mo mir ,boll e pate kte Bote me syzet e idiotit se late name .
Cjan kto budalliqe mor amon .Prandaj vuajn shqiptaret ne cdo shekull nga kto ment.
Si mer vetem me ndez Vatra zjarri ne Trurin e shqiptareve dijn kto te Cmendur ?!
Po analizoj vetem nje fjali te analizes qe behet ne shkrimin e Blend Pjeshkes : ” … hapja pa kriter e tregut me BE fillimisht prodhoi pikerisht kete: solli shkaterrimin e prodhimit vendas. Aq sa ne vitet e para te tranzicionit Shqiperia filloi te importoje edhe uje, megjithese kishte burime te medha ujore …”
– Kjo eshte e vertete, por cili eshte vazhdimi? Sot ka mbi 15 marka shqiptare te ujit te cilat jane zhvilluar dhe modernizuar, me nje prodhim qindrafish te rritur, qe kane permbytur tregun shqiptar dhe kane dale ne tregun jashte-shqiptar. Pra PASOJE e vertete nuk eshte “shkaterrimi i prodhimit vendas” por ne fakt nxitja dhe zhvillimi i prodhimit vendas!!!
Ka shume fjali dhe analiza te shkrimit te mesiperm, qe me nje llogjike dhe argumentim te thjeshte i hedh ne koshin e plehrave!
Po z. Kajsiu keni te drejte. Nje faktor shkaterrues per fermat e vockla shqiptare, eshte hapja e tregut agroushqimor me Serbine me produkte te subvencionuara. Ky treg demoralizoi bujk- fermarin shqiptar, aq sa sot ai prodhon vetem foragjere per lopen e shtepise, swpse edhe qumshtin nuk e shet dot ne fabrike se ato punojne me qumesht pluhur serb. Lexuesi qe do te me kundershtoje le te ballfaqohet me eksportet agro-ushqimore shqiptare( por jo me bostanin, bujqsia shqiptare nuk mund te mbahet vetem me bostan)
Po tregu me Serbinë I lire dhe I hapur eshte. Nuk ka taksa mbrojtëse kundër prodhimeve serbe e macedone. Flitet te eliminohen rrurallet ne dogana e pika kufitare. Pra lëvizja e shpejte e mallrave.
Kjo qe ka bere zotëria eshte nje Analize politike e jo ekonomike.
Shqiperia ka vite qe me te gjithe europen e ka tregun e lire.
Ku ka qënë i fshehur ky Blendi Kajsiu deri tani? Bobooo, sa humbje e madhe për kombin tonë! Ky qënka i zgjuar fare. Të gjithë “filozofinë” e treshes Rama-Vuçiq- Zaev, e hodhi poshtë. Përse nuk bëhesh ti kryeministër, në Tiranë apo, më mirë, në Prishtinë, në vend të Kurtit. Vetëm ca fanatikë si Berisha, Kurti apo mediatikët e tyre, mund t’a pëlqejnë shkrimin tënd. Kuppton gjë ti?
eh kajsiu kajsiu
me duket se kupton pak english
Duhet me e bo cdo gje step by step
Mos u perpiqni ta krahasoni Shqiperine me US apo EU
Pa le me kosoven
Patriotizmi eshte gozhda e fundit kur nuk ke me argumenta
Mos u bo si ai pupaci si e qujn albion kurti
Kjo eshte analize. I gjati te ver veshin te degjoje e te veproje. Mos imitoje Enverin pas luftes se dyte boterore, politika e te cilit e shkateroje edhe ate ekonomi qe trasheguam Sa turp per kete individ qe pelqen kultin e individit.
Ca ca ca the!? Enveri shkaterroi edhe ate ekonomoi qe kishim pas Luftes!? Ti qenke krejt RROT CARI!
Shko mor idiot mblidh patate ne Kukes!
2 plakushet bastarde me lart, ” patrioti” dhe ” miri” kane folur cfare kane folur por asgje nuk kane thene.
I them plakush te qelbur ,sepse Shumica e komentuesve te Temes, edhe ne Facebook jane pleq qe marrin 30,000 leke ne muaj nga Fuga.
Keta lloj plehrash nuk e kuptojne fare interesin e perbashket kombetar , interesin e gjithe Shqiptareve, por bota e tyre Fillon dhe mbaron tek rryshfeti ,Rama dhe PS.
Pargalesh, e mbarove grupin e mdh te kopshtit ti? Ne shtator shkon ne klase te pare mor koropoc?
Duket paske gjetur e lecitur nja dy libra te tjere o ke nderruar tutor, se po na flet tani me po ate pathos sic beje ne KOP bashke me Cilin, Sejaminin nen bekimin e Imamit, por tashme per tjeter gje, e jo me per neoliberalizmin e tregtine e lìre, por per krejt te kunderten e asaj qe dogeniset gjithkund neper studio televizive e media sikur te kishit shpikur rroten e risollet te trukuar
…kajsiu si kajsite eshte keputur nga pema i papjekur dhe eshte i destinuar te kalbet.
Ai qe shkruan gjate, eshte i paafte per te argumentuar mendimin, duke e shoqeruar argunente me gjeste me duar e kembe, be fund s’ka thene asgje.
Idene e Merkelit e SHBA e kundershton Kajsiu!!!??? O Mero gjej kajsi te pjekura.
A ka mundesi te ashtuquejtinit Mendje Hapunit e Shqipnise, pseudokozmolitet vullgar shqiptar te cilet kane mangesi si per ndjeshmenin dhe vuajtjen njerzore edhe respektin per viktimat, dhe mbeshteteseve tjere te Unionit te Novi Sadit, te cilet e kane gojen plot per bashkpunim rajonal dhe tregje te hapuna ( qarkullimi i njerzeve vec asht i lire, pa kete Union ) etj etj,
1 – Pse duhet perkrahur ky union ????, quejeni si ta doni Minishengen Balkan Open, per mua ngelet vetem nji Serbistan, me vetem gjysmen e shteteve te ballkanit perendimor ( vetem 3 prej tyre ), nuk perfaqeson ballkanin perendimor sepse ashte gjysmak, nuk eshte ne kujdestarin e Brukselit dhe Berlinit, dhe me shtetin i cili pervec qe ashte dominant si ne ekonomi, ushtri dhe politike, dhe qe ashte antare i Unionit Euro-Azi kryesue nga F.Ruse, me U E-A do te hyj edhe ne bashkim doganor, asht edhe armiqsor me gjithe popujt tjere te ish jugosllavise ( pervec maqedonasve, per shkak te aleances se tyne antishqiptare), e vecanerisht kunder faktorizimit mbar shqiptar, dhe i cili vetem ka shpallur krijimin e botes serbe, sipas modelit Ruse, ???:
2 – Pse duhet refuzue modeli i Kurtit per bashkpunim rajonal, sipas modelit qe ka Norvegjia, Islanda dhe Zvicra me BE-n, i cili pervec qe kujdeset, udheheqet, mbikqyret nga Brukseli dhe Berlini, asht nen ombrellen e BE-s, dhe ka si synim final antaresimin e plote te ketyre vendeve ne BE, atehere kur BE-ja dhe Ne kena me qene te gatshem. ???
Kurti ka shume kohe qe e propozon kete model, ne Bruksel dhe se fundi, para nje mueji edhe ne Tirane. Ky model ashte EEAT te cilin Kurti per Balkanin perendimor e quen SEFTA.
Pse Shqipnija mbeshtet nje bashkpunim gjysmak rajonal?, jashte mbikqyrjes perendimore dhe pse refuzon modelin gjitheperfshires, me Kosoven se bashku, nen kontrollin dhe mbikqyrjen e Berlinit???, me pasoja te fragmentizimit te pakthyeshem te faktorit shqiptar dhe kercenues per vet pavarsin e Shqipnise.???
Cila ashte logjika ekonomike e Shqipnise per minishengenin Serb, me nji ekonomi minore e cila nuk mbulon dot as cerekun e hapsires se Shqipnis, totalisht jo konkurente me ate te Serbis dhe Maqedonise, ????!!! I cili ashte agresiv ne ekspanzionin ekonomik, kulturor dhe politike te pansllavisteve?
Cila ashte logjika politike e Shqipnise ku nen 1 – legjitimon mosnjohjen e Serbise ndaj Kosoves, ne fazen kur presioni ndaj Serbis3 ashte ne rritje e siper dhe per kete po punohet shume???!!!
Dhe 2- i bene marketing Vucicit, nji imazh i rrejshem, si paqedashes, bashkpunues, i bene favore ne fazen nashta perfundimtare te dialogut Kosove-Serbi???
Shqipnija ashte dashte me qene e fundit ne kete planet qe me leju kete legjitimitet Serb!!!. TURP per ju. Keshtu ju shohin shume popuj tjere perreth jush dhe ma larg.
Asht e qarte ketu qe kjo ashte nji aleance me ftyre bizantine, fatkeqesisht ka qene dhe vazhdon te jete me ndikim ne Shqipni, thellesisht antikombetare, nga qarqe qe kane nje admirim te madh per serbet dhe frymen pansllave, te etur per bashkpunim dhe te prirun per aleanca dhe vasalit ndaj Serbeve. Kjo ka ndodh shpesh ne 100 vitet e fundit, dhe kjo nuk ashte as goditja e pare e as e dhjeta kundra Kosoves, vetem e fundit per momentin. Ata qe mendojne qe kur goditet Kosova Shqipnija nuk peson gja, jane vetem injorante mendje ceket, ose individ pa identitet, thjeshte qenieje konsumatore dhe materialiste pa vlera njerzore.
Por Kosova ka nji fat madh, kjo asht SHBA.
Kosova duhet ta shoh shqipnin qashtu qysh ashte ajo ne realitet dhe t’i kthehet vetvetes si komb i lire, pamvarun edhe krenar me identitetin dhe vlerat e saj. Poshtnimet e perditshme qe vijne nga Shqipnija ti shoh qashtu siq ato jane, ato flasin per ato qarqe dhe jo per Kosoven. Kosova duhet me refuzu pansllavizmin pseudoshqiptar, ashte nji kercenim dhe duhet te vazhdoj rrugen e vet, e pamvarne me aleatet tane perendimor.
Katunar, USA do i thote Kosoves : shpejt futuni ne Open Ballkan. Nese Kurtovic do thote jo terci jo po verci, atehere do ta cojne te takoje Esat Pashe Toptanin dhe miqte e tyre serb!
Shqiperia dhe shqiptaret, te ardhmen e kane te detyrueshme drejt BE-s. Me kosto te medhaja qofshin keto, me dhimbje, vuajtje, pak rendesi ka. Ka ardhur koha qe te kemi standarte si e gjithe bota e civilzuar. Nuk mund te rrime akoma sot qe per hater te prapambetjes mentale, me friken se obobo do bjeri puna e fshatarit te rrojme si ne mesjete. Mjaft me keshtu. Duhen levizje te forta per te dale nga kjo gjendje. Nuk eshte faji i E. Rames qe fqinjet tane jane me te zhvilluar se ne!
Nga kjo situate e prapambetur duhet dale me çdo kusht! Qofte edhe duke sakrifikuar.
Shqipetaret i duan gjerat ne tavoline jo ti fitojne me djerse…Nuk konkurojme kete nuk konkurojme ate …Vini telat me gjemba atehere, Duhen sakrifica e nete pa gjume jo qyravitje pa fund….
Megjithate çelesi i ekonomise eshte cilesia e prodhimit,nenkuptohet pa hedhur qelbesirlleqe brenda per tja kaluar konkurences me dy jave para ne prodhim, cilesia hap dhe dyert e UE po te doje dhe shegenin e RAMES e le ne bishte, ( un jame kunder minishegenit se SERBET per luftrat qe kane bere dhe vazhdimin e politikave ANTISHQIPTARE u takon ti izolosh ).Kini kujdes mos ngateroni politiken me artin dhe kulturen ketu nenkuptoje KALLASHNIKOLLIN ( Bergoviçin).
Taso, i mblodhe dhite ne stan?