"Tik-taku po troket, Berisha e ca hyzmeqarë, puthadorë e “doracë” përballë treshes Biden-Blinken-Kim"

5 Gusht 2021, 21:03Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske.

“Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni.

Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë.

Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket.

8 komente në ““Tik-taku po troket, Berisha e ca hyzmeqarë, puthadorë e “doracë” përballë treshes Biden-Blinken-Kim””

  1. Tani says:

    Kur dalin per gjueti kaubojet o do maresh plumbin ose litarin (prangat).
    Tentuan dhe ca te tjere te benin te fortet me kaubojet por rezultati dihet.

    1. k says:

      Treshja amerikane e ka forcen tek autoriteti moral , treshja provinciale e ka dobsine tek degradimi moral. Ata janë armiqtë e betuar të moralit.

    2. E verteta says:

      Te gjitha keto qe behen kunder Berishes qe po perdoret si koke turku per te bere shou (sepse tashme ai ka 8 vjet pa asnje pushtet) kane vlere vetem nqs iken dhe Qeveria me kete kryeminister monster te korrupsionit qe betononizoi Tiranen dhe gjithe Shqiperine duke marre %per cdo m2,apo qe industrializoje prodhimin dhe trafikun e droges dhe mbushi Europen me ton droge,shkaterroi vendin duke larguar 500000 njerez,gllaberuan tenderat,pronat Bregu i masakroi,sistemin e drejtesise e degjeneroi dhe sa te zeza te tjera duke perfshire dhe instalimin e mafias ne zyrat e shtetit.Te gjitha keto ja kane bere jeten njerzeve nje sketerre,po pse nuk ndershkohet ne menyre shembullore kjo qeveri?Vetem atehere ka moral,ka bdershmeti dhe besueshmeri amb.Kimi dhe Depart,Shtetit,eshte dhume flagrante dhe te ze syte,si ka mundesi qe nuk e shohin.Keto po nfodhin sot cdo dite,pse merren me Sal malokun qe e ka ngrene cairin prej 8 viesh.Jo se kane qene burra te mire ato por kurre si keto te sotmit

      1. qetësia says:

        E verteta po bredh neper breket e saliut se nga mesi e larte e verteta ka vdekur! Akoma me fantazma allainjornaçe. Ne ne gojen e Saliut do hedhim valle, pastaj do leshojme ndonje krisme dhe do ikim. I shkrova keto fjale kaq banale, per te kuptuar ata qe s’kuptojne kurre ose bejne sikur s’kuptojne se s’u pelqen qe: Lereni keta njerez te bejne jeten e tyre, futuni ne lekuren tuaj dhe atje beni si te doni; Sali Berisha ka bere krime monstruoze dhe duhet te pergjigjet qofte edhe me vetegjyqesi si thote ai djali ne Gerdec ne qoftese drejtesia shqiptare me prokurore e me gjyqtare nuk vepron, por ata do te jene me vone bashkepuntore te Sali Karaxhiç Berishes. Akoma injoranca totale diskuton Ameriken! Keni koken mbi shpatulla apo e keni ne vend tjeter? Po te ish per ne shqiptaret, Saliu do na bluante akoma se ka me vete mafjen e pergatitur me kohe dhe ata perpeliten sot .
        Dhe nje pyetje: ajo video me Kadafin ne reren e Saharase e Lulezim Bashes perse eshte biseduar ?! Ka ndonje pergjigje Saliu se pse e ka derguar ministrin e jashtem? Apo dhe ju qe rrini akoma ne brekete e Saliut, keni ndonje pergjigje?

  2. Trotski says:

    Kuptohet qe eshte Nje Idiot Noterik -sipas Klasifikimit te Shvejkut..Ka nxjerre Shpaten nga Milli po do t#ia fuse vedit sipas Gjasave.

  3. Miri says:

    Te kam ndjekur ne cdo emision tendin e lexoj cdo shkrim me kersheri. I vendos sh mire pikat mbi I. Bravo.

  4. Spinoza says:

    Dordolecet politike majtas dhe djathtas jane drejt burgut nuk ka asnje dyshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje