Nga Alfred Peza
Në ditët kur bota përkujton 60 vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit, në hapësirën shqiptare në Ballkan, kanë nisur shfaqen hijet e tij. Trajtat e një muri të ri janë duke u përvijuar, atëherë kur urat mes Shqipërisë dhe Kosovës duhej të ishin më të mëdha, më të forta dhe më të gjera se kurrë.
Mesazhi i përkujtimit të simbolit të ndarjes së Europës, ishte ai kundër harresës, për të mësuar nga e shkuara që ajo të mos përsëritet në të ardhmen. Ndërsa në dekadën e tretë të ekzistencës së dy shteteve shqiptare, në vend të harmonizimit të qëndrimeve e veprimeve, po nxitet artificialisht e kundërta.
Skicat e një muri të ri po qarkullojnë në hapësirën virutale të komunikimit, nga pole të caktuara politike në Tiranë e Prishtinë, për shkak të halleve personale të liderëve të tyre. Për të shpëtuar karriken e tyre dhe për të fituar nesër ca vota më tepër, janë gati që të hedhin sot edhe atë lloj fare që nuk mbiu dot kurrë mes nesh, as kur u ajo u hodh nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar përgjatë historisë.
Për ta nuk ka kurrfarë rëndësie se çfarë sebebi gejnë, mjafton që të realizojnë qëllimin e tyre final, për ti mbijetuar dallgës që po ngjitet për ti marë para duke i flakur në breg. Këtë radhë janë kapur fort pas fijes së barit me emrin Goran Bregoviç, derisa të gjejnë një tjetër e më pas një tjetër…, me shpresën se kësisoj do i mbijetojnë mbytjes së sigurtë.
Nuk i intereson kujt, nëse muzika sllave apo ajo me motive cigane, është në shijet e mia. As raportet personale, me repertorin e një këngëtari, që u prit si të ishte Mesia i artit botëror në prill të 2006 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sali Berisha ishte në apogjeun e pushtetit atëherë dhe kritikët më të mëdhenj ndaj Edi Ramës se po e lejon atë sot të japi koncert në Festën e Birrës në Korçë, kapërdiseshin e argaliseshin me Bregoviçin, në rreshtat e parë të asaj salle të tejmbushur.
Muzika dhe yjet e saj, janë përdorur shpeshherë në historinë e këtij kontinenti, si sebepe për të nxitur debate dhe nxjerrë në pah frikërat e liderëve politikë. Deri në atë pikë, sa koncertet e tyre, janë trajtuar gjatë Luftës së Ftohtë si çështje të sigurisë kombëtare. Kjo epokë ka marë fund. Por në këto anë kanë nisur të enden, hijet e fundit të atyre që u bënë bashkë, në kërkim të strehës së fundit të horrave!
Gorani edhe po të dojë, nuk i ndihmon dot për ta nxjerrë në “breg”, “viç”-in e halleve të tyre politike. Historia e dëshmon këtë:
I. Në 17 shtatorin e 1989, Tirana përjetoi një nga ngjarjet më të paharrueshme kulturore, kur në Pallatin e Kongreseve dhe Stadiumin “Qemal Stafa” dhanë koncert Al Bano dhe Romina Power. Jehona e këngëve italiane, ndezi shpresën e hapjes ndaj perëndimit, pas gjysëm shekulli izolim. Një muaj para (14-17 gusht 1989), Shqipëria kishte hapur dyert, për vizitën e parë të Nënë Terezës. E në prill 1990, Prof. Ylli Popa do botonte artikullin e bujshëm, për rrëzimin e mureve dhe ndërtimin e urave në Shqipëri.
II. Në prag të festimeve pompoze mbi 20 vjetorin e Gjermanisë Lindore që do të mbaheshin më 7 tetor 1969, u hap fjala se në Berlinin Perendimor, do jepte koncert grupi “Rolling Stone”. Shërbimi famëkeq sekret “Stasi” i trajtoi seriozisht thashethemet e përhapura, duke marë masa që të rinjtë, të mos dyndeshin drejt koncertit imagjinar. Vetëm pasi 430 prej tyre u arrestuan dhunshëm, turma e shpërnda, për të prishur atë vit festën e lindjes komuniste.
III. Më 1987, gjermanolindorët iu vërsulën Murit të Berlinit për të dëgjuar një koncert të Genesis, David Bowie dhe Eurythmics, që mbahej në anën perendimore. Ndërkohë që grupet këndonin, turmat në Lindje nisën të ulërinin: “Gorby, Gorby” dhe “Poshtë Muri”, derisa forcat e policisë sekrete ua mbyllën gojën me forcë.
IV. Një vit më pas, më 1988 koncerti i Michael Jackson në kuadër të turneut për promovimin e albumit “Bad” ku morën pjesë edhe Pink Floyed, mblodhi 5 000 të rinj në anën lindore të Murit të Berlinit. Frika e regjimit komunist ishte aq e madhe sa sekretari i parë i RDGJ Erich Honecker, u takua me menaxherët e kompanisë që sponsorizonte koncertin, për tu siguruar që qëllimi nuk ishte për të eksituar të rinjtë me ecjen magjike të Mbretit të Pop-it.
Babai i antropologjisë moderne Claude Levi-Straus thotë se “muzika është një makinë për të mposhtur kohën”. Ndaj, edhe vala e nacionalizmit kallp të këtyre ditëve do kalojë bashkë me kohën, edhe në Shqipëri. Sikundër kaloi edhe ajo epokë që çoi në rrëzimin e një muri dhe në ndërtimin e urave të reja jo vetëm në Europë, por edhe mes shqiptarëve në Ballkan.
Shih murin real ne Morine te Kukesit! Shih traun e gjobes “Rama” ne Kalimash! Shih trafikun skandaloz qe krijohet nga Tirana ne Milot! Ky eshte “ujku”, ti na tregon gjurmet! Kush I jep hapesire mediatike brockullave te ketij idioti?!….
O Alfred djali. Ku ke gjetur ti ne bote rruge pa pagese??? A jeni ne terezi apo jo??? Jane rruge qe jane paguar me taksat tona,do mirembahen dhe do nxiret edhe fitimi.Dil ne bote dhe shiko se sa here kalon nje ure do paguash dhe askush nuk ben fjale por vetem ne Shqiperi te gjithe ngrihemi per te kerkuar qiqrra ne hell.
KUR TE BEHEN NJEREZ NORMALE KOQEVARET E AL-BIMBASHIT ATEHERE TE HIQEN KUFIJTE MIDIS NESH QE I BIE PAS NJE SHEKULLI.
KAQ DUAN KOQEVARET TE BEHEN NJEREZ NORMALE DHE TE JETOJNE NE PAQE ME TE TJERET.
Marreveshjet shqiptaro-serrbe:
Esat pasha-serrbi
PKSH-Milladin popoviqi, dushan mugosha
Sali berisha- momir bullatoviq
Edi rama-vuqiq
Qka Kane fituar shqiptaret, asgje….
Koha do te tregoj, rama – Shpetimtari I serrbise….
O POPULL !
Gjith kjo tymnaje e injoranteve te politikes dhe gazetareve te tipit Berat Veshopinga , Bubuzheli e kompani dhe kercenimet nga grupet paramilitare te skalioneve te vdekjes te Albin Kurd (t) it, behen vetem per llogari te terheqes se vemendjes nga krimet monstruoze nga te dy anet e kufirit te Sali Ram Karaxhicit , Ilir Rexhep Mu(e)tes dhe deshtimit spektakolar te te REVOLUCIONARIT KURD(T)I.
Prandaj o njerez jeni vigjilent dhe mos bini preh e ketyre jashteqitjeve te kombit shqiptar qe duan ta izolojne dhe mbysin ne gjak kete popull per te shpetuar bythen e tyre.
1 -Ooo fredi! Një minimum perceptimi a e ke??
Apo dëgjon pallavra e lubonjës!
Nacionalizmi e bashkoi gjermaninë,o byl dhe jo internacionalizmi yt
2 – muzikë sllavë dëgjonin vetëm katundarët saj kohë.
3- kombet i forcon dhe i zhvillon nacionalizmi, ndërsa internacionalizmi i shpërbën.
4- inferioriteti nuk quhet dëshirë për bashkëjetesë.
5 -nacionalist ishtë i.qemali dhe isa boletini ndërsa esat pasha dhe haxhi qamili ishin internacionalistë si ty. Çtë keqe ka bregoviçi – thotë fredi me ymerin. Çtë keqe ka ti kapim gjysmën e shqipërisë serbëve dhe gjysmën grekëve- thoshte esat pasha!
O Alfred analisti i leshit. Ju jeni tue nderrue temen se kunder muzikes nuk kemi kurgja por po perzini muziken per me mbrojte tezen Edit per ballkanin e qe po ju deshton siq e keni projektue. Une kam besue se Edi asht dhe ka ba disa pune te mira por ti dhe te tjeret jeni tue shtye perpara me ata biznismenat e dreqit qe te vllazerohet shum heret me vllaznit sllav. Por keni me deshtue dhe per ate ju tani keni kalue te gjithe arsenalin per muzike por nuk shitet kjo.
O POPULL !
Gjith kjo tymnaje e injoranteve te politikes dhe gazetareve te tipit Berat Veshopinga , Bubuzheli e kompani dhe kercenimet nga grupet paramilitare te skalioneve te vdekjes te Albin Kurd (t) it, behen vetem per llogari te terheqes se vemendjes nga krimet monstruoze nga te dy anet e kufirit te Sali Ram Karaxhicit , Ilir Rexhep Mu(e)tes dhe deshtimit spektakolar te te REVOLUCIONARIT KURD(T)I.
Prandaj o njerez jeni vigjilent dhe mos bini preh e ketyre jashteqitjeve te kombit shqiptar qe duan ta izolojne dhe mbysin ne gjak kete popull per te shpetuar bythen e tyre.
Per cfare muri ne kukes e ke fjalin ti me emrin Alfred?..Rruget e rendesishme qe kane kostuar miljard behen me pages ne gjithe boten o njeri , apo e quani shtetin shqipetare ,shtet te pasur dhe ai mund te mbuloje edhe ndertimin edhe mirembajtjen.rruge te tilla si mban dote shteti prandaj jepen me koncesion dhe cdo kushe qe e perdore ate duhet te paguaj, shqipetare qqofshin apo te huaj..Thirrni mendjes o njerez se late nam!…
Me hapjen qe i beri Rama Serbise, dhe trarin ne dogane Kosoves ( taksa e rruges ) , me moszbatimin e marreveshjeve te neneshkruara nga ky vete me Kosoven,me qendrimin e turpshem ndaj qeverise Kurti, ka ngritur nje mur virtual me Kosoven.
Ketij megalomani i duket vetja si udheheqes i madh, si dikur Enveri, kur as qe mund ti afrohet ne asnje drejtim Kurtit te cilin po e pengon me sa mundet, qofte edhe duke ndihmuar Vucicin.
Ne Shqiperi ka ardhur per bamiresi kengetarja shqiptaro-amerikane Dua Lipa,
ne Festen e miliarderit Irfan Hysenbelliu ftohet kundrejt miliona eurove serbo-boshnjaku Bregovic.
Cfare i thua kesaj ti gazetar i nje milion eurove?!