“Jo vaksinë, jo shërbim”, mbyllen baret e restorantet për të pavaksinuarit në Florida

9 Gusht 2021, 14:04Bota TEMA

Një restorant në Filadelfia, duket se e kanë gjetur zgjidhjen për të mos lejuar përhapjen e covidit në ambientet e saj, duke aplikuar politikën më të re: “Jo vaksinë, jo shërbim”.

Në hyrje të restorantit, menaxheri kërkon nga çdo klient, pasaportën e vaksinimit, me kartën e identitetit, për të qenë të sigurt, që janë vaksinuar dhe nuk përbëjnë rrezik, për stafin, por edhe për klientët e tjerë.

Ky vendim, që po ndiqet kudo edhe në Florida, kryesisht në bare restorante, si dhe klube nate, ka nxitur debat mes vendasve.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci edhe njëherë përsërit thirrjen për vaksinim, duke paralajmëruar jo vetëm një valë më të ashpër të pandemisë në vjeshtë, por edhe variante të reja, më të forta.

2 komente në ““Jo vaksinë, jo shërbim”, mbyllen baret e restorantet për të pavaksinuarit në Florida”

  1. aaaaaaaaaa says:

    Philadelphia nuk është në Florida oooooo lupo.

  2. aaaaaaaaaa says:

    Në Florida është e ndaluar me ligj të kërkohet kartela e vaksinës covid. Mos keq informoni. Por, vaksinohuni njerëz bëjeni për vete dhe familjen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje